Sunday, October 19, 2008

SHPJEGIMI I SHAHADETIT

Shpjegimi i Dëshmisë
La ilahe il-lAllah
sipas Fjalëve të Ulemave
dhe Sqarimi i Kushteve dhe
Argumenteve të tyre
2
Parathënie:
Ky libër është një përmbledhje fjalësh dhe komentesh të
Dijetarëve të hershëm dhe ata bashkëkohorë, në lidhje me
shpjegimin e dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah, kuptimin e saj,
argumentet dhe refuzimin e keqinterpretimeve që kanë
bërë njerëzit e injorancës dhe bidatit.
Metodologjia e ndjekur për përpilimin e këtij shpjegimi
është bazuar kryesisht tek libri i Dijetarit bujar, Ubejd el-
Xhabirij, Allahu e ruajt,
“Lehtësim Nga Allahu Për Shpjegimin e Argumenteve
të Shtatë Kushteve të Dëshmisë La Ilahe il-lAllah”.
Prej këtu fillon Daueti ynë: T’i thërrasim njerëzit që t’i
largohen Shirkut në të gjitha format e tij, i madh apo i
vogël, i dukshëm apo i padukshëm dhe t’i thërrasim ata
që ta pranojnë Teuhijdin dhe t’i nënshtrohen atij. Nuk ka
dyshim se thirrja për në Teuhijd do të vazhdojë deri në
Ditën e Gjykimit, e ne i lutemi Allahut Subhanehu ue
Te’ala që të na forcojë në këtë rrugë të bekuar dhe ta bëjë
të dobishëm këtë libër.
3
Rëndësiia e Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
Kupttiimii ii Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
Ellementtëtt Përbërës ttë Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
 Kushttett e Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
 Kushttii ii Parë :: Diijja [[ell-Illm]]
 Rrugëtt apo mënyratt për tta diittur se nuk ka ttë adhuruar ttjjettër veç
Allllahutt
 Kushttii ii Dyttë :: Biindjja [[ell-Jekiijjn]]
 Kushttii ii Trettë:: Siinqeriittettii [[ell-Ikhllas]]
 Kushttii ii Kattërtt:: Vërttettësiia [[es-Siidk]]
 Kushttii ii Pesttë:: Dashuriia [[ell-Mehabeh]]
 Shenjja dalllluese e Dashuriisë për Allllahun
 Kushttii ii Gjjashttë:: Nënshttriimii [ell-Inkiijjad]
 Kushttii ii Shttattë:: Praniimii [[ell-Kubull]]
 Kushttii ii Tettë:: Mosbesiimii [[ell-Kuffr]]
 Liitterattura e Shfryttëzuar

4
ME EMRIN E ALLAHUT,
TË GJITHËMËSHIRËSHMIT, MËSHIRËPLOTIT
RËNDËSIA E DËSHMISË LA ILAHE IL-LALLAH
AJO ËSHTË E DREJTA MË E RËNDËSISHME E ALLAHUT
Tregon Mu’adh Ibn Xhebel: Profeti ka thënë: “O Mu’adh, a e di ti se kush
është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij?”
Unë i thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Profeti tha:
“Ta adhurojnë Atë (Allahun) të vetëm e të mos i bëjnë Atij shok në adhurim.
Ai e pyeti sërish: “A e di ti se kush është e drejta e robërve ndaj Tij?”
Unë u përgjigja:
Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
Profeti tha: “(E drejta e tyre ndaj Tij) është që Ai të mos i dënojë nëse ata e
bëjnë këtë (që ta adhurojnë atë të vetëm pa i bërë Atij shok në adhurim).”
[el-Bukhari]
AJO ËSHTË PIKËNISJA NGA KU FILLON THIRRJA JONË
Tregon Abdullah Ibn Abbasi: Kur Profeti dërgoi Mu’adhin në Jemen, ai i
tha atij: “Ti po shkon tek një popull që janë prej njerëzve të Librit (Ehlul-Kitab,
Çifutët dhe të Krishterët), kështu që le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i ftosh njësimi
i Allahut në adhurim. Nëse ata e mësojnë këtë, thuaju atyre se Allahu u ka bërë
obligim atyre pesë kohët e namazit me xhemat, që falen gjatë një ditë-nate…”
[el-Bukhari]
5
PËR SHKAK TË SAJ ALLAHU DO T’I PRANOJË NJERËZIT
NË XHENET
Tregon Ubade ibnu-Samit: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që
dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i
pashokë, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe se ‘Isa është rob
dhe i Dërguari i Tij, dhe fjala e Tij që u vendos tek Merjemja, dhe një shpirt (i
krijuar) nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i
vërtetë, Allahu do ta pranojë atë në xhenet, çfarëdo qofshin veprat e tij.”
[el-Bukhari]
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: “Kreu i
Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të
drejtë përveç Allahut). Dhe kjo është ajo me të cilën u dërguan të gjithë
Pejgamberët, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dhe vërtet, Ne dërguam te çdo popull të dërguar (që të thonin):
Adhuroni Allahun (të vetëm) dhe largojuni Tagutit (idhujve e zotrave
te kotë).”
[en-Nahl: 36]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje (O Muhamed) e të mos
i kemi shpallur atij se: La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër me
të drejtë përveç Meje), pra më adhuroni vetëm Mua (dhe asgjë e
askënd tjetër).”
[Suretu el-Enbija: 25] 1
1 Mexhmu’ul-Fetaua (3/94) e Ibn Tejmijes.
6
Shejkhul-Islam Ibn Tejmije vazhdoi më tej: “Për këtë arsye, kreu i Islamit
është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut). Kjo dëshmi përfshin adhurimin e Allahut të vetëm dhe
braktisjen e adhurimit të çdo gjëje tjetër përkrah Tij. Ajo është Islami në
kuptimin e përgjithshëm. Dhe Allahu nuk do të pranojë asnjë fe tjetër veç
Islamit për brezat që kanë kaluar dhe poashtu ato që do të vijnë, sikurse
ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dhe kush kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do
t’i pranohet atij dhe në Botën e Përtejme ai do të jetë prej të
humburve.”
[Ali-Imran: 85]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Allahu dëshmon se La ilahe ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe melaiket njerëzit e
dijes; Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. La ilahe il-la
Huve (askush nuk meriton dhe nuk ka të drejtë të adhurohet përveç
Atij),
i Gjithëfuqishmi, Më i Urti Gjithëgjykues. Me të vërtetë, Feja (e
vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.”
[Ali-Imran: 18-19] 2
2 Mexhmu’ul-Fetaua (10/15) e Ibn Tejmijes.
7
Ashtu sikurse Allahu i Lartësuar nuk ka shokë e partnerë në Zotërimin e
Tij, në Sundimin e Tij, në Gjykimin e Tij, në Krijimin e Tij, po ashtu Ai
nuk ka shokë e partnerë në adhurim sepse i tërë adhurimi i takon vetëm
Atij, dhe me këtë u dërguan të gjithë profetët dhe pejgamberët, dhe ata e
thërrisnin njerëzimin te kjo.

8
Kuptimi i Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: “El-Ilah (i
adhuruari) është el-Ma’luh (ai që adhurohet).
Dhe el-Ma’luh është i vetmi që e meriton adhurimin.” 3
Ka thënë Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë:
“La ilahe il-lAllah: (Do thë thotë) se askush nuk e meriton adhurimin
përveç Allahut.” 4
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: “Kuptimi i
dëshmisë La ilahe il-lAllah është: Nuk ka të adhuruar që e meriton
adhurimin me të vërtetë, me drejtësi përveç Allahut (la ma’bud bi hak illAllah).”
5
Ka thënë Imam Abdu-Rrahman Ibn Hasen Alush-Shejkh, Allahu e
mëshiroftë:
“Dhe kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah është: Nuk ka të adhuruar që
e meriton adhurimin me të vërtetë, me drejtësi përveç Allahut (la ma’bud
bi hak il-lAllah).” 6
Dhe el-Alame Muhamed Ibn Abdul-Uehab el-Uesabi u shtoi këtyre dy
përkufizimeve të fundit këtë që vijon: “Dhe nëse diçka tjetër adhurohet
në vend të Allahut, atëherë ajo është e kotë, e pavlerë… Allahu i
Lartësuar ka thënë:
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, dhe gjithçka që ata (idhujtarët)
lusin në vend të Allahut është e kotë. Dhe vërtet Allahu është Më i
Larti, Më i Madhi.”
[Haxh: 62]
3 Mexhmu’ul-Fetaua (10/249) dhe (13/200) dhe Iktida’us-Siratil-Mustekijm (fq. 461).
4 Tefsiri i Kurtubiut (2/291).
5 Ma’rixhul-Kubul (2/416) e Hafidh el-Hakemit.
6 Fet-hul-Mexhijd (fq. 52) e Abdu-Rrahman Ibn Hasen Alush-Shejkh.

9
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Dhe dije se La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut).”
[Muhamed:19] 7
Fjalët që u përmendën më sipër nga dijetarët e hedhin poshtë njëherë e
mirë shpjegimin që i kanë bërë disa njerëz që nuk kanë dije dhe njerëzit e
devijuar që pasojnë bidatet dhe shpikjet në fe, të cilët thonë se kuptimi i
dëshmisë La ilahe il-lAllah do të thotë se nuk ka zot tjetër përveç
Allahut. Edhe idhujtarët në kohën e Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e
besonin Allahun dhe ekzistencën e Tij, e besonin se Ai është Krijuesi,
Sunduesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve, por prapëseprapë ky besim nuk
u bëri dobi dhe Allahu i Lartësuar i quajti ata mosbesimtarë. Allahu i
Lartësuar ka thënë për idhujtarët:
“Dhe nëse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt dhe tokën? Ata padyshim
që do të përgjigjen:”Allahu”.”
[Lukman, 25]
“Thuaj: Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit
Madhështor? Ata do të thonë: “Allahu”.”
[Mu’minun, 86]
7 El-Kaulul-Mufid (fq. 19) e Muhamed Ibn Abdul-Uehab el-Uesabi.
10
“Thuaj: Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush
është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të
gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Dhe kush është
rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Ata do të thonë:
“Allahu.”
[Junus, 31]
Kështu që ky shpjegim është i pavlerë dhe i pabazë sepse ajo çfarë e bën
dallimin midis besimit të Muslimanit dhe besimeve të Bektashinjve,
Katolikëve, Protestantëve, Orthodoksëve, Çifutëve dhe shumë sekteve të
ndryshme fetare është pikërisht njësimi i Allahut të vetëm në adhurim e
jo vetëm ta njësosh Atë si Krijuesin dhe Sunduesin i qiejve dhe tokës dhe
gjithçka që ekziston, sepse të gjitha këto fe apo sekte e njohin dhe e
pranojnë ekzistencën e Krijuesit apo Zotit porse fatkeqësia dhe
padrejtësia e tyre qëndron në atë se ata adhurojnë të tjerë përveç Allahut
apo edhe i adhurojnë të tjerët bashkë me Allahun.
“Vërtet, t’i bësh shok Allahut në adhurim, kjo është padrejtësia më
e madhe!”
[Lukman, 13]
Poashtu, ka prej atyre që thonë se dëshmia La ilahe il-lAllah do të thotë
se Allahu është i adhuruar, porse edhe ky shpjegim është i kotë dhe e lë të
hapur derën e adhurimit të të tjerëve bashkë me Allahun. Shumë njerëz
adhurohen sot, të gjallë apo të vdekur qofshin ata, dhe shumë sende,
xhinë melekë, profetë adhurohen, porse ata nuk e meritojnë këtë
adhurim. Prandaj nuk mjafton që Allahu të adhurohet ose të njihet Ai si i
adhuruar, porse duhet medoemos që t’i mohoet adhurimi çdokujt tjetër
pas Tij sepse adhurimi është një e drejtë e veçantë vetëm për Të dhe
askush nuk meriton të adhurohet dhe nuk ka të drejtë që të adhurohet,

11
qoftë ai ëngjëll, xhin, profet, njeri i mirë, hoxhë a prift, këngëtar apo
aktor, gurë a pemë, hëna apo dielli…etj.
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përherëshmi (i Vetmi që
adhurohet me të drejtë) dhe asaj që i luten ata (idhujtarët) është e
rreme, e kotë, dhe vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.”
[Haxh, 62]
Poashtu, një tjetër shpjegim i gabuar është dhënë për dëshminë La ilahe
il-lAllah, i cili ka ardhur nga grupet dhe sektet bashkëkohore të cilat
thërrasin për revolucione dhe rebelime kundër qeverive dhe mbretërive,
me qëllim marrjen e pushtetit, duke e bërë këtë me pretendimin se
kuptimi i vërtetë i kësaj dëshmie është se nuk ka gjykues dhe ligjvënës
tjetër përveç Allahut, ose më saktë, askush nuk duhet të gjykojë me
ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut, prandaj Muslimanët duhet të
bëjnë kryengritje të armatosur për t’i rrëzuar nga pushteti këto qeveri apo
mbretëri.
Padyshim se gjykimi me Sheriat është një formë adhurimi ndaj të vetmit
Ligjvënës, Allahut të Plotëfuqishëm, porse e vërteta është se kuptimi i
dëshmisë La ilahe il-lAllah i përfshin të gjitha llojet e adhurimit dhe
prandaj nuk mund të lihen jashtë kuptimit të kësaj dëshmie edhe format e
tjera të adhurimit si namazi, kurbani, lutja, tauafi etj, dhe të kufizohet
kuptimi i saj vetëm tek çështje që kanë të bëjnë me gjykimin dhe
ligjvënien. Kjo padyshim është gabim dhe bidat, shpikje e pabazë në
Islam sepse mjafton të hedhin shikimin tek biografia e Pejgamberit, sal-
Allahu alejhi ue sel-lem, dhe do të shohim se ai i thirri njerëzit për 13 vjet në
Mekke që ta adhuronin Allahun të vetëm e t’i largoheshin adhurimit të
idhujve, ndërsa çështjet e ligjvënies dhe gjykimit me Sheriatin e Allahut u
konsoliduan më vonë, pasiqë Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ishte
shpërngulur për në Medine dhe Muslimanët kishin arritur pjekurinë dhe
fuqinë e duhur në Fenë e tyre.

12
Elementët Përbërës të Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Dëshmia La ilahe il-lAllah është e përbërë nga dy elementë bazë që janë
të kundërt nga njëri-tjetri. Elementi i parë është Mohimi (en-Nefij), i cili
përfshin vetëm dy fjalët e para, La ilahe, dhe kuptimi i tij është i
përgjithshëm, që do të thotë se ky element mohon në mënyrë kategorike
dhënien apo kushtimin e ndonjë forme të adhurimit ndaj çdo lloj krijese
që ekziston në këtë gjithësi.
Elementi i dytë është Pohimi (el-Ithbat) i cili ky përfshin dy fjalët,
il-lAllah, dhe kuptimi i tij është specifik, i veçantë, ndryshe nga elementi i
parë që ka kuptim të përgjithshëm, që do të thotë se nëse dy fjalët e para
e mohonin katëgorikisht adhurimin për çdo krijese, dy fjalët e fundit,
il-lAllah, bëjnë të kundërtën, duke pohuar në mënyrë të veçantë se
adhurimi është vetëm për Allahun e Lartësuar, sepse vetëm Ai e meriton
adhurimin e askush tjetër veç Tij.

13
Kushtet e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: “Kuptimi që
kihet për qëllim në këto kushte nuk është thjesht që t’i numërosh dhe t’i
mbash mend ato. Sa shpesh ndodh që një njeri i thjeshtë i mbledh ato të
gjitha e kapet pas tyre, por kur vjen puna dhe e pyet atë që t’i numërojë
ato, ai nuk është i aftë ta bëjë këtë. Dhe sa shpesh ndodh që një person i
mëson përmendësh ato duke i shprehur porse ai del prej tyre me
shpejtësinë e shtizës. Dhe i sheh këta njerëz duke vepruar shumë gjëra të
cilat i bëjnë të pavlefshme këto kushte. Dhe udhëzimi është në Dorë të
Allahut.” 8
Vërtet një nga Selefët, Uehb Ibn Munebbih, është pyetur:
“A nuk është dëshmia La ilahe il-lAllah çelësi i Xhenetit?”
Ai u përgjigj: “Sigurisht. Por megjithatë, nuk ka çelës që të mos i ketë
dhëmbëzat e tij. Kështu që nëse i afrohesh atij (Xhenetit) me çelësin e
duhur, atëherë ai do të hapet për ty. E nëse jo, atëherë ai do të mbyllet.” 9
Dhe dhëmbëzat e këtij çelësi janë këto që do të vijojnë:
8 Ma’rixhul-Kubul (1/377) e Hafidh el-Hakemit.
9 Transmetuar nga Bukhari (3/109).

14
Kushti i Parë : Dija [el-Ilm]
Dija është kushti i parë i dëshmisë La ilahe il-lAllah, kusht i cili kërkon
në mënyrë të domosdoshme që robi të ketë dije rreth kësaj dëshmie,
kuptimit dhe kërkesava të saj, si dhe të ketë dije mbi ato gjëra të cilat e
bëjnë të pavlefshme këtë dëshmi. Kushti i parë hedh poshtë injorancën
(xhehl). Muslimani duhet të ketë dije dhe njohuri për Atë i Cili ka krijuar
gjithçka, të madhe apo të vogël, të dukshme apo të padukshme, pra njeriu
duhet të ketë dije për Atë që është i Vetmi që e meriton adhurimin.
Argument për këtë është fjala e Tij:
"Dhe dije se La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut)."
[Muhamed:19]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Përveç atyre të cilët dëshmojnë për të vërtetën dhe ata i dinë
(faktet për Teuhijdin e Allahut).”
[Zukhruf: 86]
Pra ata dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin
përveç Allahut dhe ata e dinë këtë duke patur dije mbi dëshminë të cilën
ata e thonë me gjuhët e tyre. Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
15
“Allahu dëshmon se La ilahe ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe melaiket, edhe
njerëzit e dijes; Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. La
ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të
adhurohet përveç Atij),
i Gjithëfuqishmi, Më i Urti Gjithëgjykues. Me të vërtetë, Feja (e
vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.”
[Ali-Imran: 18-19]
Gjithashtu argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit të Allahut,
Vulës së të gjithë Profetëve, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka
thënë: "Ai që vdes duke e ditur se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç
Allahut ka për të hyrë në Xhenet." 10
10 Transmeton Muslimi (1/55).
16
Rrugët apo mënyrat për ta ditur se nuk ka të adhuruar
tjetër veç Allahut 11
Rrugët apo mënyrat për të ditur se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut
janë:
E para : Më e rëndësishmja prej tyre – të mendojmë thellë mbi Emrat e
Tij, Cilësitë dhe Veprat e Tij të cilat tregojnë qartë Përsosmërinë e Tij,
Madhështinë dhe Fisnikërinë e Tij. Këto të detyrojnë që të bësh përpjekje
për t'iu nënshtruar Atij dhe për ta adhuruar këtë Zot të Përsosur, të Cilit i
takojnë të gjitha falenderimet e lavdërimet, madhështia, shkëlqesia e
bujaria.
E dyta : Dija që Ai, i Lartësuari, i vetëm krijon, rregullon e sistemon çdo
gjë, kështu që nëpërmjet kësaj buron dija se Ai është Zoti i Vetëm që
meriton të adhurohet.
E treta : Dija që Ai është Dhuruesi i Vetëm i të gjitha mirësive, të
dukshme apo të padukshme, fetare dhe materiale. Kjo e detyron zemrën
që të ngjitet fort pas Tij, ta dojë dhe t'i nënshtohet Atij i Cili nuk ka
shokë.
E katërta : Çfarë kemi parë dhe dëgjuar në lidhje me shpërblimet që do të
fitojnë ata që janë të ruajtur prej Tij, të cilët e pranojnë dhe i nënshtrohen
Teuhijdit të Tij. Atyre u është dhënë fitorja dhe mirësia në këtë botë dhe
ne botën tjetër (Ahiret). Ndërsa ndëshkimi i takon armiqve
(kundërshtuesit e Teuhijdit) të Tij, ata të cilët i bëjnë Allahut shok në
adhurim. Kjo të çon në dijen apo njohjen se vetëm Allahu i Lartësuar e
meriton të gjithë adhurimin.
E pesta : Dija mbi cilësitë dhe aftësitë e idhujve që adhurohen në vend të
Allahut apo bashkë me Allahun dhe konsiderohen si zota. Njohja se ata
janë të dështuar në të gjitha aspektet, të varfër dhe të paaftë që të
përfitojnë apo t’i dëmtojnë vetet e tyre, ose t'u bëjnë dobi njerëzve. Ata
nuk kanë fuqi që të japin jetë ose ta marrin atë, ose që të ringjallin. Ata
11 Tefsir Ibn Sa’di, Vol. 5: Fq. 30

17
nuk mund t'ua largojnë të keqen njerëzve dhe poashtu nuk mund t’u
sjellin fat, mirësi e mbarësi. Prandaj, duke menduar në këtë arrihet njohja
apo dija se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut
dhe se gjithçka tjetër që adhurohet në vend të Allahut nuk vlen asgjë.
E gjashta : Njohja apo dija se të gjitha Shkrimet apo Librat e Shenjtë që
ka shpallur Allahu i Lartësuar për krejt njerëzimin janë në harmoni me
njëri-tjetrin dhe në përputhje me dëshminë La ilahe il-lAllah.
E shtata : Njohja apo dija se ata që janë më të lartit e më të zgjedhurit nga
mesi i njerëzve janë pejgamberët, profetët dhe dijetarët e devotshëm të
Fesë Islame. Të gjithë këta kanë një drejtim, një mendje, një gjykim dhe
dije të përsosur, dhe që të gjithë këta e kanë vërtetuar dhe dëshmuar para
Allahut dëshminë La ilahe il-lAllah.
E teta : Njohja e argumenteve që Allahu ka dhënë përbrenda krijesave
humane dhe universin që na rrethon, argumente të cilat tregojnë qartë
Teuhijdin e Allahut thjesht nëpërmjet egzistencës së këtyre krijesave dhe
bukuria që ka krijimi i Tij dhe mrekullia e Urtësisë së Tij, dhe në larminë
dhe shumëllojshmërinë e krijimeve të Tij. Të gjitha këto shenja të qarta
që ka dhënë Allahu për njerëzimin që t’i thërrasë ata nëpërmjet tyre në
Teuhijdin e Tij (në dëshminë La ilahe il-lAllah), janë shpallur në Librin
e Tij Fisnik, në Kur'an dhe janë të përsëritura, kështu që kur robi i
Allahut t'i mendojë thellë ato, atëherë ai do të arrijë bindjen dhe dijen se
nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejtë përveç Allahut.
Dhe kur të gjitha këto shenja që u përmendën në lidhje me dëshminë La
ilahe il-lAllah të kuptohen, çdonjëra në përputhje me të tjerat, atëherë
besimi dhe dija vendosen fuqimisht në zemrën e robit sikurse malet që
janë të ngulitura fort në tokë. Ato nuk mund të lëkunden nga dyshimet
dhe endjet e mendjes megjithë shfaqjen e gënjeshtrës dhe dyshimeve,
besimi dhe dija do të rritet e do të përsoset.

18
Kushti i Dytë : Bindja [el-Jekijn]
Bindja është kushti i dytë i dëshmisë La ilahe il-lAllah, kusht i cili e
hedh poshtë dyshimin (shekk) dhe kërkon që po e thotë këtë dëshmi
duhet të jetë i bindur për kuptimin që ka kjo dëshmi, në mënyrë që të
zhduken të gjitha dyshimet dhe lëkundjet që t’i përshpërit Shejtani apo që
mund të lindin në mendjen apo në zemrën e tij rreth kësaj dëshmie.
Argument për sigurinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarit të
Tij, e pas kësaj nuk dyshuan por luftuan me pasurinë dhe me jetën
e tyre në Rrugë të Allahut. Ata janë të vërtetit.”
[Huxhurat: 15]
Në këtë ajet Kur'anor Allahu i Lartësuar e ka bërë bindjen kusht për
besimin e vërtetë sepse ai që ka dyshime në besimin e tij është prej
hipokritëve (Munafikëve).
Argument tjetër për sigurinë është edhe hadithi që e transmeton Ebu
Hurejra, radij-Allahu anhu, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): “Ai rob që e takon Allahun
duke dëshmuar se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë
jam i Dërguari i Allahut, duke mos patur dyshim në to, do të hyjë në Xhenet.” 12
12 Transmetuar nga Muslimi (1/56).

19
Gjithashtu, në një hadith të gjatë që e transmeton Ebu Hurejra, radij-
Allahu anhu, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“…çdo person që do ta takosh pas këtij muri, i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe zemra e tij është e sigurt për këtë, përgëzoje me
Xhenet.” 13
Pra, njerëzit me besim të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe
të Dërguarin e Tij duke mos patur kurrfarë lëkundjeje ose dyshimi, porse
janë të sigurt në këtë besim, prandaj Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Këta pra ! Ata janë të vërtetit.”
[el-Huxhurat: 15]
13 Transmeton Muslimi (1/60).

20
Kushti i Tretë: Sinqeriteti [el-Ikhlas ]
Kushti i tretë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është sinqeriteti, kusht i cili e
pastron veprën nga mbeturinat e Shirkut me qëllimin e mirë të personit
që e thotë dëshminë La ilahe il-lAllah, duke ia kushtuar kështu të gjithë
adhurimin vetëm Allahut të Lartësuar e askujt tjetër veç Tij, dhe në këtë
mënyrë i hapen atij dyert e Xhenetit.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
“A nuk është vetëm për Allahun adhurimi i sinqertë …”
[ez-Zumer: 3]
Gjithashtu Ai ka thënë:
“Dhe ata nuk u urdhëruan për gjë tjetër vetëm se ta adhuronin
Allahun të vetëm (pa i bërë shok) e që të ishin të sinqertë në
adhurim.”
[el-Bejine: 5]
Transmeton Ebu Hurejra, radij-Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sallAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Njeriu më i lumtur që do të ketë
ndërmjetësimin tim (në Ditën e Gjykimit) do të jetë ai që ka thënë me sinqeritet (nga
thellësia e zemrës së tij): La ilahe il-lAllah.” 14
Dhe transmetohet gjithashtu nga ‘Utban Ibn Malik, radij-Allahu anhu, se
Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu e ka bërë të
ndaluar Zjarrin për atë që thotë La ilahe il-lAllahh, duke kërkuar me këtë Fytyrën
e Allahut Azze ue Xhel .” 15
14 Transmeton Bukhari (1/193).
15 Transmeton Muslimi (1/456).

21
Kushti i Katërt: Vërtetësia [es-Sidk]
Kushti i katërt i dëshmisë La ilahe il-lAllah është vërtetësia, kusht i cili e
pastron njeriun nga të mashtruarit, të gënjyerit apo nga hipokrizia në
besim. Kjo do të thotë se robi duhet ta thotë këtë dëshmi duke qenë i
vërtetë në zemrën e tij. Vërtetësia këtu ka një karakter të ndryshëm nga
kushti i tretë që ishte sinqeriteti, sepse sinqeriteti kishte për qëllim
përkushtimin total të adhurimit Allahut të Lartësuar e askujt tjetër veç Tij
dhe të mos përziesh në adhurimin e Tij të tjerë bashkë me Të, kurse
vërtetësia këtu ka për qëllim deklarimin me vërtetësi e me besim të
dëshmisë La ilahe il-Allah e jo thjesht sa për t’u dukur e për t’i gënjyer
të tjerët sikur je besimtar, ndërkohë që ti je prej atyre që mohojnë.
Argument për vërtetësinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
“Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të thonë : "Ne kemi besuar",
e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre,
ashtu që Allahu gjithsesi do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e
do t'i dallojë gënjeshtarët.”
[el-Ankebut: 1-3]
Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe nga njerëzit ka prej atyre që thonë: “Ne i besojmë Allahut
dhe jetës tjetër”, por në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata
mendojnë të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por në të

22
vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër veç vetet e tyre, por ata nuk e
hetojnë (kuptojnë). Në zemrat e tyre ka sëmundje, e Allahu ua shton
edhe më shumë sëmundjen (e dyshimeve dhe hipokrizisë), e për
shkak se ata gënjyen, do të pësojnë dënim të dhimbshëm.”
[el-Bekare: 8-10]
Mu'adh ibn Xhebel, radij-Allahu anhu, tregon se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): “Nuk ka njeri që dëshmon
vërtetësisht me zemrën e tij se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut
dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, veçse Allahu ka për ta shpëtuar atë
nga Zjarri i Xhehenemit.” 16
16 Transmeton Bukhari (1/226).

23
Kushti i Pestë: Dashuria [el-Mehabeh]
Kushti i pestë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është dashuria, kusht i cili i
kërkon Muslimanit që të ketë dashuri ndaj kësaj dëshmie dhe përmbajtjen
e saj, t’i dojë ata që veprojnë në përputhje me këtë dëshmi dhe të jetë i
lumtur me të.
Argument për dashurinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
“Dhe nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut marrin të tjerë
(për t'i adhuruar), që i duan ata sikurse besimtarët (e vërtetë) e duan
Allahun,
porse ata që besojnë e duan Allahun më shumë (se ç'do gjë tjetër)
…”
[el-Bekare: 165]
Gjithashtu është thënia e Tij:
“O ju që besoni ! Kush largohet prej jush nga feja e vet, s'ka
dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë dhe ata e
duan Atë, (një popull) që është i butë me besimtarët, por i ashpër
ndaj jobesimtarëve, që luftojnë në rrugën e Allahut dhe që nuk i
frikësohen kërcënimit të asnjë kërcënuesi …”
[el-Maide: 54]

24
Enesi, radij-Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): “Kushdo që i ka këto tri
cilësi do ta arrijë ëmbëlsinë e besimit: 1) Të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të
dashur për të sesa çdo gjë tjetër; 2) Ta dojë një njeri për asgjë tjetër veç se për hir të
Allahut; 3) Të urrejë që të kthehet në mosbesim (kufr) pasi që Allahu e shpëtoi atë
nga mosbesimi ashtu siç urren që të hidhet në Zjarrin e Xhehenemit.” 17
Dashuria tek fjala La ilahe il-lAllah arrihet nëpërmjet dy gjërave:
E para : Të jesh i sinqertë në adhurimin e Allahut të vetëm e të pashok.
E dyta : Të braktisësh bërjen shirk ndaj Allahut, pra të mos i bësh shok
Atij në të gjitha format e adhurimit sepse i gjithë adhurimi i takon vetëm
Allahut të Lartësuar, i Pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë
njerëzit.
17 Transmeton Bukhariu (1/60) dhe Muslimi (1/66).

25
Shenja dalluese e Dashurisë për Allahun:
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: “Shenja e
dashurisë së robit për Zotin e tij është se ai i jep përparësi të Dashurit të
tij para epshit të vet; e urren çdo gjë që urren Zoti i tij, edhe nëse epshi i
tij ka prirjen drejt saj; miqësohet me këdo që miqësohet me Allahun dhe
të Dërguarin e Tij dhe e armiqëson këdo që shfaq armiqësi ndaj tyre; dhe
e ndjek të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i imiton veprat e tij
dhe e pranon udhëzimin e tij.” 18
Imam Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kushti i dashurisë është që të pajtohesh
me çdokënd që ai do.
Ai e bën këtë për hir të dashurisë që ka për të,
pa u treguar i pabindur,
Dhe nëse ti pretendon se ke dashuri për të,
por nuk pajtohesh me atë që ai do,
atëherë ti je gënjeshtar.
A i do armiqtë e të dashurit tënd,
ndërkohë që pretendon se ke dashuri për të?
Kjo është e pamundur!
Poashtu, ti shfaq me kokfortësi armiqësi
ndaj atyre që ai i do
E ku është dashuria këtu o vëllai i Shejtanit?
Nuk është gjë tjetër adhurimi veç njësimi i dashurisë,
bashkë me nënshtrimin e zemrës dhe të gjymtyrëve.”
18 Ma’rixhul-Kubul (1/383).

26
E deri aty ku ai, Ibnul-Kajjim, thotë:
“Vërtet e kemi parë një sekt që pretendojnë Islamin,
por përkundrazi ata po shfaqin Shirk të qartë.
Ata i kanë bërë shokë Allahut dhe janë të mashtruar,
duke i dashur ata bashkë me Të pa kurrfarë të drejte.” 19
19 En-Nunije (fq. 158) e Ibn Kajjimit.

27
Kushti i Gjashtë: Nënshtrimi [el-Inkijad]
Kushti i gjashtë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është nënshtrimi, me të
cilin Muslimanit i kërkohet që t'u nënshtrohet kërkesave të kësaj dëshmie,
që janë detyrat që Muslimani duhet t'i kryejë e t'i zbatojë me devotshmëri
dhe sinqeritet për Allahun, duke mos kërkuar asgjë tjetër përveç
kënaqësisë së Tij. Dhe e kundërta e nënshtrimit është braktisja e të gjithë
kësaj, pra dalja nga robërimi i Allahut dhe përfundimi në robërinë e
epsheve dhe shejtanëve nga mesi i xhinëve dhe njerëzve.
El-Hafidh Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kurse ai që thotë
La ilahe il-lAllah me gjuhën e tij dhe pastaj i bindet Shejtanit dhe
epsheve të tij duke mos iu bindur Allahun dhe duke e kundërshtuar Atë,
atëherë puna e tij e ka tradhëtuar thënien e tij. Dhe kjo shkakton mangësi
në plotësimin e Teuhijdit të tij në varësi të gradës vepra e tij e keqe, e cila
është mosbindje ndaj Allahut në bindje ndaj Shejtanit dhe epshit të tij.
“Dhe kush është më i humbur sesa ai i cili ndjek epshin e tij në
vend të udhëzimit të Allahut.”
[el-Kasas, 50]
“Dhe mos e ndiq epshin tënd pasi ai do të largojë nga rruga e
Allahut.”
[Sad, 26] 20
Argument për nënshtrimin është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
20 Kelimetul-Ikhlas (fq. 28) e Ibn Rexhebit.

28
“Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) dhe nënshtrojuni Atij.”
[ez-Zumer: 54]
Dhe thënia e Tij:
“Dhe kush mund të jetë më i mirë në Fe sesa ai që e nënshtron
fytyrën e tij te Allahu dhe punon mirësi …”
[en-Nisa: 125]
Dhe thënia e Tij:
“Dhe kushdo që e nënshtron fytyrën e tij te Allahu dhe është prej
atyre që punojnë vepra të mira, atëherë ai është kapur fort në
lidhjen më të sigurt…”
[Llukman: 22]
Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë (kuptimi i hadithit): “Asnjëri
nga ju nuk ka për të besuar derisa dëshirat tuaja të ndjekin atë me të cilën unë u
dërgova.” 21
Kjo është grada më e lartë e nënshtrimit. Allahu i Lartësuar ka thënë:
21 Transmeton Muslimi (n.38).

29
“Por jo, për Zotin tënd, ata nuk kanë Besim, derisa të të bëjnë ty
gjykues në të gjitha mosmarrëveshjet që kanë mes veti dhe të mos
gjejnë në vetet e tyre këmbëngulje kundër vendimit tënd dhe ta
pranojnë atë me nënshtrim të plotë.”
[en-Nisa: 65]
Tha el-Hafidh Ibn Kethir, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij ajeti:
“Allahu i Lartësuar betohet mbi Veten e Tij fisnike e të pastër (nga çdo e
metë e mangësi) se askush nuk ka besuar me të vërtetë derisa ata ta bëjnë
të Dërguarin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, gjykues në të gjitha çështjet.
Kështu që çfarëdo gjykimi që të japë ai, atëherë ajo është e vërteta ndaj së
cilës është obligim që t’i nënshtrohemi, qoftë përbrenda (veteve tona)
apo nga jashtë. Për këtë arsye Allahu ka thënë: “dhe të mos gjejnë në
vetet e tyre këmbëngulje kundër vendimit tënd, dhe të pranojnë me
nënshtrim të plotë…”
Që do të thotë se kur ti - O Muhamed – bën një gjykim, ata duhet të
ndjekin ty nga përbrenda (veteve të tyre). Kështu që ata nuk duhet të
kenë ngurrim përbrenda veteve e tyre në lidhje me çdo gjë që ka gjykuar
ai. Ata duhet të nënshtrohen nga jashtë dhe nga përbrenda.
Pra ata duhet t’i nënshtrohen atij (gjykimit) me një nënshtrim të plotë, pa
bërë rezistencë duke braktisur mosdorëzimin dhe mosmospajtim me të.
Kjo është në përputhje me atë që është përmendur në hadith:
“Betohem në Allahun, në Dorën e të Cilit është shpirti im, askush prej jush nuk ka
besuar me të vërtetë derisa dëshirat e tija të pajtohen me atë me të cilën kam ardhur
unë.” 22
22 Tefsir Kur’anil-Adhijm (2/306) e Ibn Kethirit.

30
Kushti i Shtatë: Pranimi [el-Kubul ]
Kushti i shtatë i dëshmisë La ilahe il-lAllah që duhet të përmbushë
Muslimani është Pranimi, dhe ky kusht është kundërshtuesi i refuzimit.
Pra, Muslimani duhet që të pranojë gjithçka që ka të bëjë me dëshminë
La ilahe il-lAllah duke filluar që nga kuptimi dhe përmbajtja e saj e deri
tek kërkesat dhe detyrat që t'i obligon ajo.
Argument për pranimin në Kur'an është ajo ç'ka ka thënë Allahu i
Lartësuar:
“Dhe ngjashëm, Ne nuk dërguam paralajmërues para teje (O
Muhamed) në ndonjë vendbanim (popull), e të mos kenë thënë të
pasurit nga mesi i tyre: “Ne i gjetëm baballarët tanë duke ndjekur
këtë fe dhe vërtet ne do t'i ndjekim gjurmët e tyre.” Ai
(paralajmëruesi) tha: -A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga
ajo që i gjetët baballarët tuaj duke e ndjekur ?”
Ata thanë:”Vërtet ne nuk besojmë në atë me të cilën je dërguar ti.”
Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shiko se si ishte
përfundimi i gënjeshtarëve.”
[ez-Zukhruf: 23-25]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

31
“Për arsye se kur u thuhej atyre "Nuk ka të adhuruar tjetër veç
Allahut", ata e mbanin veten me të lart. Dhe thoshin: "A do t'i
braktisim zotat tanë për një poet të çmendur ?”
[es-Saffat: 35-36]
Ebu Musa El-Esh'ari, radij-Allahu anhu, transmeton se Profeti, sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë (kuptimi i hadijthit): “Shembulli i udhëzimit dhe dijes
me të cilat më ka dërguar Allahu është si ai shiu i bollshëm që bie në tokë, ku një
pjesë e tokës ishte pjellore dhe e thithi ujin duke nxjerrë më pas gjelbërim dhe bar me
bollëk. Një pjesë tjetër (e tokës) ishte e fortë dhe e mbajti ujin e shiut dhe Allahu i
begatoi njerëzit me të dhe e përdorën për të pirë vetë dhe kafshët e tyre dhe vaditën
tokën për ta mbjellë. Dhe një pjesë e saj ishte shterpë (jopjellore) e cila as nuk mundi
ta mbante ujin e as nuk solli gjelbërim. Dy të parat janë shembulli i një personi që e
kupton fenë e Allahut dhe begatohet (me atë dije) të cilën Allahu i Lartësuar e ka
shpallur nëpërmjet meje, e mëson dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve. Shembulli i fundit
është i atij personi që nuk do t'ia dijë për të dhe nuk e merr udhëzimin e Allahut që
është shpallur nëpërmjet meje.”
[Transmeton Bukhari]
Pra, Muslimani duhet ta pranojë me gjoks të hapur, me zemër e shpirt të
kënaqur e me besim të patundur çdo gjë që e obligon dëshmia
La ilahe il-lAllah.
Refuzimi i obligimeve të kësaj dëshmie është një nga cilësitë e atyre që e
mohojnë Allahun e Lartësuar dhe cilësi e Mushrikëve zullumqarë, ata të
cilët adhurojnë të tjerë veç Allahut apo bashkë me Të.

32
Kushti i Tetë: Mosbesimi [el-Kufr ]
Kushti i tetë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është mosbesimi, kusht i cili
ka për qëllim mosbesimin apo mohimin e çdo gjëje që adhurohet në vend
të Allahut dhe mosbesimin në Tagutët, duke u mbështetur tek fjala e
Allahut të Lartësuar: në suren el-Bekare, ajeti 256 :
“…Dhe kush nuk beson në Tagutin dhe beson Allahun, atëherë ai
është kapur në lidhjen më të sigurt, e cila nuk këputet kurrë…”
[Bekare, 256]
Dhe poashtu, argument për këtë kusht ata kanë sjellë edhe hadithin që
transmeton Tarik Ibn Ashim, i cili e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut,
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thotë: “Kushdo që thotë se askush nuk meriton të
adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe ai nuk beson (e mohon) çdo gjë që
adhurohet në vend të Allahut, atëherë Allahu e ka bërë gjakun dhe pasurinë e tij të
ndaluar, dhe llogaria e tij është tek Allahu.”
[Transmeton Muslimi dhe Ahmedi]
Është thënë gjithashtu se kushti i tetë i dëshmisë
La ilahe il-lAllah është Urrejtja [el-Bugd], që nënkupton se Muslimani
duhet të urrejë çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut si dhe ata që i
adhurojnë idhujt dhe bien në kundërshtim me dëshminë La ilahe illAllah.
Sidoqoftë, këto kushte janë në përputhje me njëra-tjetrën, dhe të
gjithë kushtet që u përmendën më lartë janë të kuptueshëm dhe
ndërthuren me njëri-tjetrin për realizimin e plotë të dëshmisë
La ilahe il-lAllah.

33
Ne i lutemi Allahut që t’i forcojë besimtarët me këtë dëshmi dhe i lutemi
Atij që t’i poshtërojë idhujtarët dhe ta çrrënjosi shirkun nga vendi ynë.
Vërtet Allahu është Ai i Cili i përgjigjet lutjes së robit të Tij!
Salati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
familjen e tij dhe të gjithë Shoqëruesit e tij.

34
Literatura e Shfrytëzuar :
1. “Leht ësim Nga Allahu Për Shpjegimin e
Argumenteve t ë Shtat ë Kushteve t ë Dëshmis ë La
Ilahe il-lAllah” Nga Shejkh Ubejd el-Xhabirij
2. “Kuptimi dhe Kushtet e Dëshmis ë
La ilahe il-lAllah” Nga Maaz Kureshi
(SunnahPublishing.net)
3. “El-Kaulul-Mufid” Nga Shejkh Muhamed Ibn
Abdul-Uehab el-Uesabi”
4. “Shurut La ilahe il-lAllah” Nga Shejkhul-Islam
Muhamed Ibn Abdul-Uehab et-Temimi
5. “Rruga për Arritjen e Sqarimit t ë Tri Parimeve
Themelore” Nga Shejkh Zejd el-Medkhalij
6. “Erdhi t’ju Mësoj ë Fenë Tuaj” Nga Shejkh
Abdul-Muhsin el-Abbad
etj…

Monday, October 6, 2008

VDEKJA E PROFETIT A.S

Shkuarja tek Allahu Pasi i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kumtoi Fjalën e Allahut, e kreu amanetin dhe e këshilloi Ymetin, filluan të dukeshin shenjat e ndarjes së tij nga kjo botë. Në vitin e 10-të të Hixhretit, në muajin e Ramazanit, ai ndenji në itikaf 20 ditë. Engjëlli Xhebrail ia këndoi tërë Kuranin dy herë. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha së bijës, Fatimes: “Më duket, më është afruar vdekja.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e përcolli Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për në Jemen dhe i dha disa porosi. Ndër të tjera, i tha: “Muadh! Ndoshta nuk do të më takosh më pas këtij viti. Ndoshta, kur ti të kalosh këtu vitin tjetër, do të gjesh xhaminë time dhe varrin tim.” Atëherë, Muadhi qau me ngashërim që po ndahej nga i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kurse në Haxhin e Lamtumirës, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i përsëriste shpesh fjalët: “Ndoshta unë nuk do t’ju takoj më pas këtij viti; ndoshta unë nuk do të bëj më haxh pas këtij viti.” Edhe zbritja e ajetit: “Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush të mirën Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (5:3) dhe e Sures “Nasr” ishin një shenjë që tregonte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte kryer misionin e vet në këtë botë. Ai haxh u quajt “Haxhi i Lamtumirës”, sepse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u nda me njerëzit, për të shkuar tek Allahu i Madhëruar. Në fillim të muajit Sefer, në vitin e 11-të të Hixhretit, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi në malin Uhud dhe fali namazin për dëshmorët. Pastaj u kthye te minberi në xhami dhe tha: “Unë po shkoj para jush në botën tjetër dhe do të jem dëshmitar për ju (në Ahiret). Betohem për Allahun se qysh tani po shikoj Hauzin tim (në Botën Tjetër). Ta dini se mua më janë dhënë çelësat e thesareve të Tokës. Për Allahun, unë nuk kam frikë se mos bëni shirk, pasi të vdes unë, por kam frikë se do të viheni në garë për jetën e kësaj bote.” Në fund të muajit Sefer, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi te varrezat e Garkadit (në Medine) në mesin e natës dhe i kërkoi Allahut falje për ata që ishin varrosur aty. Pastaj tha: “Ne do të vijmë te ju.” Fillimi i sëmundjesDitën e hënë, dita e fundit e muajit Sefer, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori pjesë në varrimin e një xhenazeje te varrezat e Bekias, në Medine. Aishja ka thënë: “Kur u kthye i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga varrezat e Bekias, unë kisha dhembje koke dhe po thosha: “Oh, koka!”, por ai tha: “Oj Aishe! Uallahi, unë duhet të them: “Oh, koka!” Kështu qe fillimi i sëmundjes së tij. Por ende ecte dhe shkonte te gratë e veta, derisa u sëmur rëndë. Kur ishte në shtëpinë e Mejmunes, filloi të pyeste: “Ku jam nesër, ku jam nesër?” Gratë e kuptuan dëshirën e tij, prandaj e lanë të rrinte tek Aishja. Ato i dhanë leje që të qëndronte sa të donte, ku të donte. Doli nga Mejmunja, për të shkuar tek Aishja, duke ecur midis Fadhe ibn Abbasit dhe Ali ibn Ebu Talibit. Herë-herë i tëhiqte këmbët për tokë, derisa mbërriti te shtëpia e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Porositë e tijAishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur hyri i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në shtëpinë time, ishte shumë i sëmurë. Kur sëmundja iu shtua edhe më shumë, tha: “Më hidhni shtatë pagure ujë, që të dal para njerëzve.” “Atëherë, - thotë Aishja, e ulëm në një govatë të Hafsasë dhe vazhduam t’i hidhnim ujë me shtamba, derisa na bëri me shenjë, që e kryem porosinë.” Pastaj, vajti te njerëzit, fali namaz me ta dhe u mbajti atyre një hytbe. Në hytbe, ndër të tjera tha: “Popujt që kanë qenë përpara jush, i kthyen varret e profetëve të tyre në faltore. Ju mos i bëni varret e profetëve faltore. Unë ju ndaloj ju ta bëni një gjë të tillë.” Pastaj shtoi: “Allahu i mallkoftë jehudinjtë dhe të krishterët, që i bënë varret e profetëve të tyre faltore.” Pastaj shtoi përsëri: “Mos e bëni varrin tim idhull, që të adhurohet!” Pastaj tha se ishte gati të ndëshkohej, në qoftë se i kishte bërë keq dikujt. I porositi që të silleshin mirë me ensarët, pastaj tha: “Allahu i Madhëruar i ka dhënë mundësinë një njeriu të zgjedhë: lulen, që do nga kopshti i kësaj bote ose ç’ka përgatitur Allahu për të në Botën Tjetër. Ai zgjodhi atë që Allahu ka përgatitur për të në Botën Tjetër.” Ebu Seid El Huduriu ka thënë: “Kur i dëgjoi këto fjalë, Ebu Bekr Siddiku qau me dënesë dhe tha: “Për ty do të flijonim baballarët tanë dhe nënat tona!” Ishte i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ai, të cilit i ishte dhënë mundësia të zgjidhte midis kësaj bote dhe Botës Tjetër dhe Ebu Bekri e dinte më mirë se të gjithë këtë. Pastaj i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lavdëroi Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe urdhëroi që të mbylleshin dyert e xhamisë, përveç derës së Ebu Bekrit. Ky takim i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në xhami u bë ditën e mërkurë. Të enjten ai u sëmur edhe më shumë. Ai u tha sahabëve: “Ejani këtu, që t’ju shruaj një letër dhe të mos humbni kurrë më rrugën e Vërtetë.” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Atë e ka kapluar sëmundja. Ju keni Kuranin dhe ju mjafton Libri i Allahut.” Ata që ishin aty patën mosmarrëveshje: një pjesë ishin të mendimit t’ia jepnin letrën, pjesa tjetër jo. Pasi u shtuan fjalët, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Shkoni dhe më lini të qetë!” Po atë ditë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) porositi që të largoheshin jehudinjtë, të krishterët dhe idhujtarët nga Gadishulli Arabik. Ai porositi, gjithashtu për delegatët që mund të vinin në Medine: të priteshin mirë dhe të shpërbleheshin ashtu siç shpërblente ai. Ai porositi edhe për faljen e namazit. Porosia për skllevërit ishte: të silleshin mirë me ta. Pastaj tha: “Nëse do t’u përmbaheni atyre që unë ju kam lënë juve, nuk do ta humbni kurrë rrugën e vërtetë dhe unë ju kam lënë juve Librin e Allahut (Kuranin) dhe Synetin tim.” Ebu Bekri zëvendëson Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si imam për namaz me xhemat Megjithëse i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte shumë i sëmurë, shkonte e printe për imam dhe e falte namazin me xhemat. Ditën e enjte ai lau trupin (që t’i lehtësohej sëmundja) dhe kur erdhi koha e namazit, u çua për të shkuar në xhami, por i ra të fikët. Pas pak erdhi në vete. U la me ujë dhe u nis për t’u falur me shokët, mirëpo i ra të fikët përsëri. Pas pak erdhi në vete. Përsëri hodhi ujë në trup. U nis përsëri për të shkuar në xhami, por përsëri i ra të fikët. Atëherë i çoi fjalë Ebu Bekrit që t’u printe njerëzve si imam. Ebu Bekri ka prirë për imam ato ditë dhe ka falur 17 namaze me sahabet. Ditën e shtunë (thuhet edhe të dielën) i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) sikur u bë pak më mirë dhe duke u mbështetur midis dy burrave, shkoi për të falur namazin e drekës. Mirëpo, kur arriti në xhami, Ebu Bekri e kishte filluar namazin. Prandaj dy burrat e ulën të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në anën e majtë të Ebu Bekrit. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) filloi të falej pas të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kurse njerëzit pas Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sepse Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ngrinte zërin, që ata të dëgjonin tekbirin. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e jep lëmoshë pasurinë e vet Ditën e enjte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i liroi skllevërit e vet dhe dha 700 dinarë, që i kishte pasur gjendje. Armët e veta ua dha myslimanëve. Atë natë Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli me kandil në dorë, shkoi te një grua dhe i tha: “Më hidh ca vaj në kandil!” Ndërkohë, këmisha e hekurt e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte mbetur peng te një jehudi për 60 kg elb. Dita e fundit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këtë botë Kur zbardhi agimi i ditës së hënë, Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nisi të falte namazin e mëngjesit me xhemat. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në dhomën e Aishes. Hapi pak perden e dhomës, i pa njerëzit duke u falur dhe buzëqeshi. Atëherë, Ebu Bekri kaloi pak prapa, sepse mendoi se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) donte të vinte në namaz e të printe si imam. Në atë çast, xhemati u magjeps nga gëzimi, që po shihnin të Dërgurin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo, ai u bëri shenjë me dorë ta plotësonin namazin ashtu siç ishin. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e uli perden. Po atë ditë (thuhet edhe atë javë) i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thirri bijën e vet, Fatimen, i tha diçka në vesh e ajo qau. Pastaj, ai i tha përsëri diçka në vesh dhe ajo buzëqeshi. Kur e pyeti Aishja se çfarë i kishte thënë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në vesh, ajo nuk i tregoi, derisa vdiq i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Më pas, ajo i tregoi Aishes se me fjalën e parë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kishte thënë Fatimes që me atë sëmundje ai do të vdiste, prandaj ajo kishte qarë. Me fjalën e dytë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kishte thënë Fatimes se ajo do të ishte e para nga familja që do të vdiste e do të shkonte pas tij në Botën Tjetër. Prandaj Fatimja kishte qeshur. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte përgëzuar, gjithashtu Fatimen dhe i kishte thënë se ajo do të ishte më e nderuara e grave të botës. Kur e pa babanë e vet shumë të sëmurë, Fatimja tha: “Oh, sa sëmurë je o baba!” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia ktheu: “Babai yt nuk do të ketë më dhembje pas të sotmes.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thirri Hasanin dhe Hysejnin (nipërit e vet) dhe i puthi të dy. Pastaj thirri gratë e veta. I këshilloi dhe u rikujtoi edhe këshillat e udhëzimet e mëparshme. Sëmundja sa vinte e bëhej më e rëndë. Edhe helmi që pati ngrënë në Hajber i vërshoi ne vena dhe filloi ta ndiente më shumë dhembjen që i shkaktonte helmi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte hedhur mbi fytyrën e vet një shami të madhe dhe kur i binte të fikët, e zbulonte fytyrën. Në atë gjendje të rëndë, tha: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi jehudinjtë dhe të krishterët, të cilët i kanë bërë varret e profetëve të vet faltore.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fliste për veprimin e keq që kishin bërë ata dhe urdhëronte që myslimanët të mos vepronin ashtu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Nuk do të mbesin dy fe në tokën arabe.” Këto ishin fjalët e fundit, me të cilat Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) porositi njerëzit dhe ai i përsëriti ato disa herë: “Namazin, namazin dhe silluni mirë me skllevërit.” Agonia e vdekjes dhe vdekja Në agoninë e vdekjes, Aishja e kishte mbështetur Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në gjoksin e vet. Në atë çast hyri Abdurr Rrahmani, vëllai i saj, i cili kishte në dorë një siuak. I Dërguari Allahut ia nguli sytë siuakut. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kuptoi që ai e donte atë dhe e pyeti. Ai i bëri shenjë me kokë që e donte. Aishja e mori siuakun dhe e përtypi, derisa u zbut. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastroi dhëmbët më mirë se asnjëherë tjetër. Përpara mbante një tas me ujë. Lagte me ujë fytyrën dhe thoshte: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Vërtet, vdekja ka agoninë e saj.” Pastaj, ngriti duart (thuhet edhe gishtin), e nguli shikimin në tavan dhe lëvizi buzët. Aishja vuri veshin dhe dëgjoi që thoshte: “Me ata, të cilëve ua ke dhuruar mëshirën Tënde, me pejgamberët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me njerëzit e mirë, o Allahu im! Falmë, mëshiromë dhe më merr tek Ti.” Fjalën e fundit e përsëriti tri herë. Dha shpirt. I ra dora dhe shkoi tek Allahu i Madhëruar. Qe e hënë, dita e 12-të e muajit Rabuil Euel, viti i 11-të i Hixhretit, koha e drekës, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte mbushur 63 vjeç. Vërtet, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Sahabet, të pikëlluarLajmi për vdekjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përhap në çast midis sahabeve. Atyre iu errësua bota dhe gati humbën ndjenjat. Nuk kishte ditë më të mirë e më të ndritur për myslimanët sesa dita, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në Medine. Por, nuk kishte ditë më të errët se dita, kur i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërroi jetë. Atë ditë vendi gumëzhinte nga të qarët e sahabeve. Omer ibn Hattabi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u çua dhe tha: “I Dërguari i Allahut nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë, derisa Allahu t’i shfarosë dyfytyrakët.” Omeri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi të kërcënonte se do të vriste cilindo, që thoshte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte vdekur. Sahabët vinin rrotull tij në xhami të habitur dhe të tronditur. Kurse Ebu Bekri, meqë e kishte parë Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) disi më mirë pak çaste më parë, në mëngjesin e asaj dite, kishte shkuar në shtëpinë e vet. Kur vdiq i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekri u kthye hipur mbi deve dhe zbriti te xhamia. Hyri në xhami, pa u folur njerëzve, derisa shkoi tek Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte i mbuluar me një çarçaf. Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu afrua, i zbuloi fytyrën, e puthi dhe qau, pastaj tha: “Për ty do të flijoja nënën time e babanë tim, o i Dërguari i Allahut. Allahu nuk do të lejojë që ti të vdesësh dy herë. Vdekjen që ta pati shkruar Allahu, ti e kalove.” Pastaj doli nga shtëpia e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe tha: “Ulu, o Omer!” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk pranoi të ulej. Ebu Bekri e la atë, shkoi te minberi dhe qëndroi anash tij. Njerëzit iu shmangën Omerit dhe u kthyen nga Ebu Bekri. “Kush adhuronte Muhamedin, le ta dijë se Muhamedi ka vdekur. Kush adhuronte Allahun, le ta dijë se Allahu është i gjallë e nuk vdes kurrë. Allahu i Madhëruar thotë: “Muhamedi është vetëm pejgamber, por edhe përpara tij ka pasur pejgamberë. E nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni prapa ju? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut dhe Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.” (3:14) Ibn Abbasi thotë: “Për Zotin, u duk sikur nuk e dinim se Allahu e kishte zbritur këtë ajet, para se ta lexonte Ebu Bekri.” Nga gojët e njerëzve dëgjohej vetëm ky ajet. Kurse Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Për Zotin, duke lexuar këtë ajet, e kuptova që ajo ishte e drejta dhe u trullosa. Nuk më mbanin këmbët dhe rashë për tokë.” Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kalif

DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT A.S

DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT, Alejhi selam DHE SHENJAT E SAJ

Falënderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa bekimet dhe përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam,familjen,shokët e dhe tere pasuesit e tij,më pas:
Prej obligimeve parësore te muslimanit është qe ta doje Pejgamberin,Alejhi selam, me shume se çdo krijese tjetër. Për këtë dashuri ka fryte te mëdha ne dynja e ahiret,por,fatkeqësisht,shume pretendues te dashurisë se tij kane lëshuar pe ne këtë aspekt,ose e kane përkufizuar domethënien e dashurisë për te ne një rreth tepër te ngushte.
Nga dëshira e madhe qe t'ia përkujtojë vetes sime dhe juve vëllezër besimtare realitetin,rendësin dhe frytet e kësaj dashurie vendosa t'iu drejtohem me këtë fjale dhe atë nëpërmjet pikave vijuese:
1- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam me shume se ndaj çdo krijese tjetër
2- Frytet e kësaj dashurie ne te dy botërat,dhe
3- Shenjat e kësaj dashurie,duke e ilustruar me shembuj te arte nga jeta e sahabeve.
1- OBLIGUESHMERIA E DASHURISE NDAJ PEJGAMBERIT ME SHUME SE NDAJ ÇDOKUJT TJETER
Dashuria ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, është pjese e besimit (imanit).Ne shume tekste fetare është potencuar se Pejgamberi Alejhi selam duhet te jete me i dashur tek njeriu se prindërit,fëmijët,familja,pasuria,njerëzit, madje edhe se vetvetja e tij,dhe se kush nuk e ka realizuar një gjë te tille ai veç do te ekspozohet ndëshkimit te Allahut,Subhanehu ve teala ne te dy botërat. Ja edhe argumentet perkatese:
A- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Pejgamberit me shume sesa veten tone. Buhariu transmeton nga Abdil-lah Bin Hishami,i cili thotë: Ishim me Pejgamberin Alejhi selam kur ja ai e kapi Omer Bin Hattabin për dore. I tha Omeri: O i dërguari i Allahut! Vërtet ti je me i dashur tek unë se çdo gjë,me përjashtim te vetes sime! Tha Pejgamberi:لا,و الذي نفسي بيده! حتى أكون أحبَ إليك من نفسك Jo,pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! ( Nuk do te jesh besimtar me iman te plote) derisa te jem (edhe) me i dashur sesa vetja jote! Tha Omeri: Atëherë pasha Allahun! Ti je me i dashur tek unë sesa vetja ime! Pejgamberi ia ktheu: الآن يا عمر Tani o Omer"([1]).Dijetari i madh,Ajniu,ne koment te pjesës se hadithit" Jo,pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! ( Nuk do te jesh besimtar me iman te plote) derisa te jem (edhe) me i dashur sesa vetja jote!,thotë: Nuk plotësohet besimi yt…Ndërsa ne koment te " Tani o Omer",thotë: Tani u plotësua besimi yt. Vëlla ndoshta ta ka tërhequr vëmendjen betimi i Pejgamberit,i cili e flet te vërtetën edhe nëse nuk betohet. A nuk tregon betimi i Pejgamberit se kjo vërtet është ceshtje e madhe dhe se patjetër duhet te jete prezente ne zemrën e besimtarit?! Natyrisht se përgjigja është PO.
B- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, me shume sesa ndaj prindërve dhe fëmijëve. Imam Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" فوا الذي نفسي بيده لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده و ولده Pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem me i dashur tek ai sesa prindi dhe femiu i tij"([2]). Njerëzit kane pyetur se ne shprehjen" Prind" a hynë edhe nena. Hafidh Ibni Haxheri i përgjigjet kësaj pyetjeje duke thënë: Nëse për qellim me "Prind" është ai,i cili ka fëmijë,atëherë e përfshin babain dhe nënën. Ose thuhet: Ka mjaftuar me cekjen e njërit prej prindërve ,sikurse mjaftohet ne rastet e dy gjerave te kundërta me cekjen e njëres prej tyre dhe ne këtë rast ,cekja e "prindi" ne hadith është vetëm sa për shembull dhe se kuptimi i hadithit është: Te dashurit e tij dhe sikur Pejgamberi,Alejhi selam, ka dashur te thotë" Te jem me i dashur tek ai sesa te dashurit e tij".
C- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Muhammedit me shume sesa ndaj familjes,pasurisë dhe tere njerëzve. Imam Muslimi transmeton nga Enesi,i cili thotë: Ka thënë Pejgamberi" لا يؤمن عبد حتى أكون أحب إليه من أهله و ماله و الناس أجمعين Nuk ka besuar njeriu derisa te jem tek ai me i dashur sesa familja dhe pasuria e tij si dhe tere njerëzit"([3]).
D- Kërcënimi për atë qe e donë dike me tepër prej krijesave sesa Muhammedin. Allahu iu kërcënua me ndëshkim atyre qe prindërit (baballarët),bijtë,vëllezërit,gratë,pasuria ose shtëpitë e tyre janë me te dashura tek ai sesa Allahu,Pejgamberi dhe Xhihadi ne rrugën e Allahut. Thotë Allahu" قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur. ([4]).Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti ka thënë: Nëse këto gjera janë me te dashura tek ju sesa Allahu,subhanehu ve teala,Pejgamberi dhe Xhihadi ne rrugën e Allahut,atëherë priteni ndëshkimin dhe dënimin e Allahut,subhanehu ve teala,i cili gjithsesi se ka per t'iu goditur". Muxhahidi dhe Hasani kane thënë ne koment te pjesës se ajetit" atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij":priteni ndëshkimin e Allahut,Subhanehu ve teala,ne këtë bote ose ne tjetrën". Zemahsheriu ne koment te këtij ajeti kishte thënë" Ky ajet vërtet është i vështirë dhe vështirë se do te gjesh me te rende se ky".Imam Kurtubiu ka thënë: Ajeti është argument për obligueshmerine e dashurisë ndaj Allahut dhe Pejgamberit...dhe se kjo dashuri duhet te jete me prioritare se çdo dashuri tjetër".

2- FRYTET E DASHURISE NDAJ PEJGAMBERIT,ALEJHI SELAM,
E vërteta është se Pejgamberi Alejhi selam nuk ka nevoje për dashurinë tone, sepse kjo as nuk ia rrite gradat e as nuk ia zvogëlon. AI ËSHTË I DASHURI I ALLAHUT,ZOTIT TE BOTERAVE!

A- Kush e donë dhe pason Muhammedin,Alejhi selam, Allahu,subhanehu ve teala, ka për ta dashur atë. Thotë Allahu,subhanehu ve teala," قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Ali Imran 31).
B-Dashuria ndaj tij është shkak i arritjes se embelsise se besimit. Allahu për arritjen e embelsise se besimit ka caktuar disa shkaqe,ne mesin e te cilave edhe: Dashuria ndaj Pejgamberit, Alejhi selam, me shume se ndaj çdo krijese tjetër. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" ثلاث من كن فيه وجد حلاوة الإيمان: أن يكون الله و رسوله أحبَ إليه مما سواهما, و أن يحب المرء لا يحبه إلا لله, و أن يكره أن يعود في الكفر كما يكره أن يُقذفَ في النار Kush i posedon tri gjera ai vec ka gjetur embelsine e besimit: Qe Allahu dhe i dërguari i Tij te jene me te dashur tek ai se çdo gjë,ta doje njeriun vetëm për hire te Allahut dhe te urreje te kthehet ne pabesim sikurse urren te hidhet ne zjarre". Dijetaret kane cekur se domethënia e " Embelsise se besimit" është: Dëfrimi me ibadete,përballimi i vështirësive dhe mundimeve ne fe dhe favorizimi i kësaj ndaj dunjase.
C- Ai qe e don Pejgamberin do te jete me te ne Xhennet. Kush e don Pejgamberin ai –inshaAllah-do te jete me te ne Xhennet. Imam Muslimi transmeton nga Enes Bin Maliku se nje njeri kishte ardhur tek Pejgamberi dhe e kishte pyetur: Kur është Kijameti? Pejgamberi i tha: Cfare ke përgatitur për Kijametin? Tha: Dashurinë për Allahun dhe te dërguarin e Tij". Pejgamberi Alejhi selam ia ktheu: Atëherë ti do te jesh me ata qe i donë".Enesi,transmetuesi i këtij hadithi,thotë: Përveç Islamit (pranimit te Islamit) nuk jemi gëzuar me asgjë me shume sesa me " Atëherë ti do te jesh me ata qe i donë".Poashtu thotë Enesi: Unë e dua Allahun,te dërguarin e Tij,Ebu Bekrin dhe Omerin dhe shpresoj te jem me ta,edhe nëse nuk janë veprat e mia sikurse te tyre".

3- SHENJAT E DASHURISË NDAJ PEJGAMBERIT,ALEJHI SELAM.
Dijetaret muslimane kane folur ne lidhje me shenjat e dashurisë ndaj Muhammedit,Alejhi selam. Dijetari i famshëm,Kadi Ijjad thotë: Prej shenjave te dashurisë ndaj tij janë: Përkrahja e sunnetit (traditës) se tij, mbrojtja e sheriatit te tij dhe dëshira për te qene ne te gjalle te tij keshtuqe si rezultat do te kishte shpenzuar jetën dhe pasurinë e tij per te.
Ibni Haxheri ka thënë" Prej shenjave te dashurisë se cekur ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, është edhe qëndrimi i njeriut se po t'i epej shanse për te zgjedhur ne mes humbjes-mosrealizimit te ndonjë synimi te kësaj dynjaje dhe humbjen e shikimit ne Muhammedin,Alejhi selam (te gjalle) do ta kishte lënë synimin e kësaj bote dhe do te shikonte ne Pejgamberin,Alejhi selam. Kush përshkruhet me këtë ai vec është përshkruar me dashuri te cekur (apo kërkuar ne hadithe),e kush nuk është i përshkruar,atëherë ai nuk e ka arritur ende këtë dashuri".
Dijetari i madh,Ajniu,ka thënë" Dije se dashuria ndaj Pejgamberit,Alejhi selam dtth dëshira për ta respektuar atë,për te mos e kundërshtuar,(madje) kjo është prej obligimeve te domosdoshme te Islamit".
Si rezyme te thënieve te dijetareve,mund te vijmë ne një përfundim se shenjat e dashurisë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, janë sic vijojnë:
A- Kureshtja për ta pare dhe shoqëruar Pejgamberin,Alejhi selam, dhe se humbja e kësaj është me e rende për besimtarin sesa humbja e çdo gjeje tjetër ne dunja. Disa shembuj nga jeta e sahabeve për këtë pike.
Ebu Bekri qanë nga gëzimi kur morri vesh se do ta shoqërojë Pejgamberin. Buhariu transmeton nga Aisheja,gruaja e Pejgamberit,Alejhi selam, dhe vajza e Ebu Bekrit,se derisa ne ishim ulur një dite ne kohen kur bënte vape e madhe (aty kah koha e drekës) i tha një njeri Ebu Bekrit: Ja po vie i dërguari i Allahut,Subhanehu ve teala me koke te mbuluar. Kjo ishte një kohe,qe Pejgamberi Alejhi selam,zakonisht nuk na vinte ne te.
Tha Ebu Bekri: I qofshin fale nena e babai im!Për Zotin nuk ka ardhur ne këtë kohe pervecse për ndonjë ceshtje-pune (me rëndësi).Erdhi Pejgamberi Alejhi selam,kërkoi lejehyrje dhe hyri.
I tha Ebu Bekrit"Nxirri jashtë ata qe i ke brenda!
Ata jane familja jote o i dërguari i Allahut-ia ktheu Ebu Bekri.
Tha Pejgamberi Alejhi selam" Mua me është dhënë leja për dalje( migrim nga Mekkeja ne Medine).
Tha Ebu Bekri" Te qofte fale babai im! Shoqërimi yt?!([5])
Tha Pejgamberi Alejhi selam : Po".
Ebu Bekri e dinte se cfare rreziqesh e prisnin gjate udhëtimit por kjo nuk ndikoi ne te asgjë dhe aspak nuk ia zvogëloi dëshirën për ta shoqëruar atë dhe përkundrazi,kur Pejgamberi Alejhi selam kërkoi ta shoqëronte kishte filluar te qaje nga gëzimi.
Ibni Haxheri thotë se Ibni Is'haku ne një shtese te këtij transmetimi kishte gjetur edhe këtë" Tha Aisheja: E pashe Ebu Bekrin duke qare dhe deri atë dite,nuk pata menduar se ndokush qanë edhe prej gëzimit".
Gëzimi i Ensareve( medinasve) per ardhjen e Pejgamberit ne Medine. Ensaret morren vesh se Pejgamberi do te migroje ne vendin e tyre keshtuqe dashuria e malli për Pejgamberin nuk i linin te qete. T'ia japim fjalën një sahabiu te ndritur qe te na e përshkruajë këtë rast. Buhariu transmeton nga Urve Bin Zubejri,i cili kur e përshkruan këtë ngjarje thotë" Dëgjuan njerëzit se Pejgamberi e kishte lëshuar Mekken keshtuqe dilnin deri tek Harr-rreja,vend jashtë Medines,dhe e pritnin deri kur dielli bënte vape te madhe ne mesdite. Një dite kur ishin lodhur duke pritur shkuan ne shtëpitë e tyre. Nje njeri prej jehudeve kishte hipur ne kullën e tij te shikonte për dic dhe ja kishte pare Pejgamberin dhe shokët e tij te bardhe,por meqë dielli ishte i forte nuk i kishte pare mire. Nuk mundi ta përmbante veten dhe me tere zërin bërtiti e tha: O turme arabësh! Ja Zotëriu juaj,te cilin po e prisni!Nxituan muslimanet dhe e takuan Pejgamberin,Alejhi selam, tek Harr-rreja ku sebashku me ta u drejtua ne te djathte derisa zbriti-u ndal tek fisi Beni Amr Bin Avfi([6]).
Allahu Ekber! Sa shume ishin përmalluar për ta takuar Pejgamberin,Alejhi selam. Çdo mëngjes dilnin tek Harr-rreja dhe qëndronin duke e pritur Pejgamberin derisa behej vape e madhe. Ne versionin e Ibni Sa'dit qëndron" E kur i digjte-përvëlonte nxehtësia e diellit ktheheshin ne shtëpitë e tyre".Ndërsa ne versionin e Hakimit qëndron" E prisnin derisa i dëmtonte nxehtësia e paradites".
B- Përgatitja komplete për te shpenzuar pasurinë dhe jetën për te. Disa shembuj praktik nga jeta e sahabeve te Pejgamberit,Alejhi selam.
Ebu Bekri qan nga frika për jetën e Pejgamberit. Kur Pejgamberi kishte marre udhe-bere hixhretin- me Ebu Bekrin per ne Mekke,shume kalores mekkas ishin vene ne kërkim te tij. Ne mesin e tyre ishte edhe Suraka Bin Malik,i cili i kishte pare Pejgamberin dhe EbuBekrin dhe iu kishte afruar shume afër. Ne këtë rast,kur Suraka u afruar shume afër tyre Ebu Bekri filloi te qante,jo për vete por nga frika se mos do t'i ndodhte ndonjë e lige Pejgamberit. Imam Ahmedi ne lidhje me këtë tregim rrëfen transmetimin e El Bera' Bin Azib,i cili thotë:Ka thënë Ebu Bekri"U nisem ndërsa njerëzit ishin vene ne kërkimin tone dhe nuk na zunë përveç Suraka Bin Malik Bin Xha'shemit,i cili ishte hipur ne kalë. Thashë: O i dërguari i Allahut! Ky kërkues na zuri. Tha:Mos u pikëllo! Allahu është me ne. Kur u afrua dhe ne mes nesh e tij kishte distance sa një shtize ose dy shtiza thashë: O i dërguari i Allahut! Ky kërkues na zuri dhe qava. Me tha: Perse qan? Thashë:Pasha Allahun! Unë nuk po qaj për veten time por po qaj për ty. Tha Ebu Bekri: Pejgamberi beri dua kundër Surakas dhe tha: اللهم اكفناه بما شئت O Allahu ynë!Pengoje sherrin e tij në ne me çka te duash! Si rezultat i duasë se Pejgamberit ,këmbët e kalit te Surakes u ngulen ne toke deri ne bark...".
Përgatitja e El Mikdad Bin El Esvedit për te qëndruar me Pejgamberin,Alejhi selam ne beteje. Buhariu transmeton nga Ibni Mes'udi i cili thotë" Me ka rene ta shoh një skene nga Mikdadi,qe po te isha unë aktori i saj do te kishte qene me e dashur për mua sesa çdo gjë tjetër (qe krahasohet me te prej gjerave tjera te dunjase)..Erdhi Pejgamberi duke u lutur kundër pabesimtareve. (Kur e pa Mikdadi ne një gjendje te tille sikur ndjeu një dhembje shpirtërore dhe) tha"Ne nuk themi sic i ka thënë populli i Musaut Musa-se"Shko ti dhe Zoti yt e luftoni", por ne luftojmë ne te djathtën e ne te majtën tende,para teje e pas teje". E pashe Pejgamberin se u gëzua".
C- Zbatimi i urdhëresave dhe shmangia nga ndalesat e tij. Ja disa shembuj nga jete e sahabeve.
Ecja rreke e rakisë ne rrugët e Medines me rastin e shpalljes se ndalimit te saj. Si shenja e dashurisë ndaj Pejgamberit,sahabet kishin braktisur edhe gjerat,me te cilat thuajse ishin lindur e rritur. Për ta kundërshtuar Pejgamberin,Alejhi selam, asnjeri nuk argumentoi me"po kështu e kemi zakon" ose " jemi mësuar me këtë",sic bëjnë fatkeqësisht sot shume muslimane te kohës sonë. Argument për këtë qe po e themi kemi transmetimin e Buhariut nga Enesi,i cili thotë" Iu shërbeja njerëzve me raki ne shtëpinë e Ebu Talhase. Atëbotë rakia pihej haptazi. Pejgamberi kishte dërguar një telall dhe urdhëroi" ألا إن الخمر قد حرّمت Veni re! Rakia është ndaluar!.Thotë Enesi: Me tha Talhaja: Shko dhe derdhe te teren (rakinë)! Shkova dhe e derdha dhe ecte rreke ne rrugët e Medinës". Tere kjo ndodhi pa pyetur askush"Si, perse, për çfare arsye?".
Sahabet refuzojnë te ulen ne mëndafsh,si respektim te urdhrit te Pejgamberit,Alejhi selam. Imam Taberiu rrëfen se kur ushtria muslimane kishte arritur ne Jermuk,per t'u ballafaquar me ushtrinë romake,muslimanet iu kishin dërguar ca njerëz,ne mënyrë qe te flisnin ndoshta e pranojnë Islamin pa lufte. Kishin thënë" Ne kemi dëshirë ta takojmë prisin tuaj dhe te flasim me te andaj na lejoni ta takojmë dhe t'i flasim! Iu lejua te takohen me te. Shkoi Ebu Ubejde,Jezid Bin Ebi Sufjan dhe disa sahabe tjerë. Atëbotë prisi romak kishte me vete 30 tenda ne ushtri dhe 30 shatorë, qe te gjitha prej mëndafshit. Kur muslimanet arritën tek tendat e mëndafshta,refuzuan te hyjnë ne to dhe thane :Ne nuk e lejojmë mëndafshin (pasiqe Pejgamberi ynë ka caktuar se ajo është e ndaluar) andaj dil tek ne (këtu përjashta)! Doli ne një kolltuk te përgatitur enkas për te. I arriti ky lajm Herkalit,i cili posa e dëgjoi tha: A nuk iu kam thënë se ky është fillimi i nënçmimit (humbjes).Sa i përket Shamit nuk ka Sham (nuk do te mund ta marrim) dhe mjere për romaket prej foshnjës ogurzeze!
Ne një version tjetër qëndron" Ne nuk e lejojmë hyrjen ne shatorë te tillë. Atëherë ua përgatiti një vend te thjeshte por prej mëndafshi.
Thane : Ne nuk ulemi ne to!
Atëherë ai u ul me ta ku ata deshten.
D- Përkrahja e traditës (sunnetit) dhe sheriatit te tij. Ja disa shembuj praktik nga jeta e sahabeve te Pejgamberit,Alejhi selam.
Ebu Bekri dërgon ushtrinë e Usames,megjithëqë Pejgamberi,Alejhi selam kishte vdekur dhe vendi ndodhej ne situate tepër te vështirë. Pas vdekjes se Pejgamberit,Alejhi selam,sahabet u sprovuan me sprova te renda,por prej sprovave me te rrezikshme ishte sprova e Renegatllekut (daljes prej Islamit) te arabeve,te cilët krahas kësaj ia kishin mërsyer Medinës për t'i sulmuar. Sahabet,sic i përshkruan Ammar Bin Jasiri,ishin bere sikurse një kope pa bari dhe Medineja ishte bere për banoret e saj me e ngushtë sesa unaza e gishtit. Ne këto momente te vështira,erdhi urdhri qe te marshoje ushtria e Osames,e cila ushtri ishte përgatitur me urdhrin e Muhammedit,Alejhi selam qe te zhvilloje lufte me armiqet e Allahut,Subhanehu ve teala larg Medinës,por meqë Pejgamberi Alejhi selam ishte sëmurë dhe vdekja e tij ishte ne prag,ushtria nuk u nis.
Cfare mendoni se ka qene qëndrimi i njeriut me te dashur tek Pejgamberi,Alejhi selam,Ebu Bekrit? Ta dëgjojmë rrëfimin e Imam Taberiut nga Asim Bin Adijji:
"Te nesërmen,pas vdekjes se Pejgamberit,thirri një thirrës: Le te përgatitet ushtria e Usames dhe le te mos mbetet ne Medine asnjë ushtar i ushtrisë se Usames por le te dalin ne Xhurf([7]) .Atëbotë Osameja kishte kërkuar nga Ebu Bekri te qëndronte ne Medine,sepse Medineja ishte ne rrezik,por Ebu Bekri i kishte shkruar" Nuk mendoj se ka dic me meritore ta bej sesa zbatimi i urdhrit te Pejgamberit dhe po te me shqyenin shpezët do te ishte me e dashur tek unë sesa kjo (moszbatimi i urdhrit te Pejgamberit,Alejhi selam).
Kur i patën thënë se kane frike nga arabet ta sulmojnë Medinën meqë kishin dëgjuar për vdekjen e Pejgamberit ,ua ktheu Ebu Bekri duke thënë" A unë ta pengoj një ushtri,te cilën e ka dërguar (ka dhënë urdhër për te) Pejgamberi?! Nëse e bej këtë atëherë kam shfaqur guxim (mendjemadhësi) për gjë te madhe. Pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! Po te vinin (tere) arabet është me e dashur për mua sesa ta pengoj ushtrinë,për dërgimin e se cilës dha urdhër Pejgamberi! Ne versionin e Taberiut qëndron"Pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti i Ebu Bekrit! Po ta dija se edhe egërsirat kane per te me shqyer do ta zbatoja urdhrin e Pejgamberit për dërgimin e Osames dhe po te mos mbetej askush ne Medine përveç meje do ta zbatoja ketë urdhër! Doli Ebu Bekri ta përcillte ushtrinë. Ecte ne këmbë ndërsa Osama ishte hipur ne kali e Abdurrahman Bin Avfi e kishte kalin e tij ne dore.I tha Osama:O Halifeja i Pejgamberit!Pasha Allahun!Ose do te hipësh edhe ti ose do te zbres edhe unë! Tha: Jo pasha Allahun! Nuk do te hipi e as nuk do te zbresësh. Cfare kam unë qe te mos pluhurosem ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala,qofte edhe nje moment? Ne kete çaste e këshilloi" Shko o Osame!Shko me ushtrinë tende atje ku je urdhëruar (prej Pejgamberit) dhe lufto ashtu sic te ka urdhëruar Pejgamberi Alejhi selam!
Ebu Bekri lufton ata qe nuk e japin zekatin dhe renegatet,edhe pse shteti ndodhej ne situate teper te veshtire . Kur u paraqit problemi i mosdhenesve te zekatit,Ebu Bekri shprehi qëndrimin e tij te pathyeshëm e tha"و الله! لو منعوني عقالا كانوا يؤدونه إل رَسُولُ الِله صلى الله عليه و سلم لقاتلتهم على منعه Pasha Allahun! Po te mos e epnin një kërpesh,te cilin ia epnin Pejgamberit do t'i luftoja për te"([8]).
Kur Ebu Bekri u informua për disa fise te cilat kishin dezertuar nga Islami dhe kishin vendosur ta sulmonin Medinën,doli vet t'i luftonte. Thotë Aisheja,gruaja e Pejgamberit dhe nena jone,: Babai im me shpate ne dore dhe hipur mbi kafshën e tij doli tek Dhil Kassati([9]) .Kur kërkuan prej tij qe te dërgonte një zëvendës te tij e vet te qëndronte ne Medine,tha" Jo,jo pasha Allahun! Nuk do ta bej këtë por do te rri ta ndaj dhimbjen me ju.
Tash vëlla ndalu dhe pyete veten: Ne ku jemi? A nuk shohim se si feja e vërtet kërkon ndihme ne lindje e perëndim? A nuk dëgjojmë rënkimet e sheriatit te pastër islam,i cili na thërret nga te gjitha anët e botes,nga afër e larg?
A i është përgjigjur ndokush? A nuk frikësohemi ne- megjithëqë pretendojmë dashurinë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam,-se zemrat tona janë bere sic thotë Allahu,subhanehu ve teala," لَهُمْ قُلُوبٌ لاَّ يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لاَّ يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ آذَانٌ لاَّ يَسْمَعُونَ بِهَا أُوْلَـئِكَ كَالأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ أُوْلَـئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.

HADITHE

HADITHI 1.
“Mëshira Ime e tejkalon hidhërimin Tim!”
HADITHI 2.
“Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë.Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij.Më mallkoi kur tha: All-llahu ka djalë, kurse Unë jam Një, Strehim i Përherëshëm, nuk kam lindur (dikë), e as që jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk më përngjan!”
HADITHI 3.
”Këtë mëngjes një nga robërit e Mi u bë besimtar, ndërsa një nga robërit e Mi u bë mosbesimtar. Ai që tha: “Ky shi është nga mëshira dhe fuqia e All-llahut” u bë besimtar në Mua, ndërsa mohues i (adhurimit të) yjeve; Ndërsa ai që tha: “Na zbriti shi prej këtij ose atij ylli” më mohoi Mua, ndërsa u bë besimtar i yjeve.”
HADITHI 4.
“Djemtë e Ademit shajnë kohën, ndërsa Unë jam koha, në dorën Time është nata dhe dita.”
HADITHI 5.
“Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër ashtu siç e kryen për Mua, nuk do t’ia pranoj atë vepër, e as shokun (të adhuruarin) e tij!”
HADITHI 6.
Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi, martiri). Ai do të sillet dhe All-llahu do t’ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë dhe do t’ia pranojë ato. (All-llahu i Madhëruar) do t’i thotë:“Çfarë bëre me këto?” Ai do t’i përgjigjet:“Luftova për hir Tënd deri sa rash dëshmor.”(All-llahu) do t’i thotë:“Gënjen! Luftove që të tjerët të thonë: Është guximtar!”Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.
Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studjuar dijeninë, e ka mësuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur’anin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t’ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, dhe ato do t’ia pranojë. (All-llahu i Madhëruar) do të thotë:“Çfarë bëre me këto?” Ai do të thotë:“Studjova diturinë dhe e mësova, e gjithashtu edhe e lexova Kur’anin për hir Tënd.”All-llahu do t’i thotë:“Gënjen! Studjove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kur’anin që të thonë për ty: E lexon Kur’anin.”
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.Njeriu i tretë do të jetë pasaniku, të cilin All-llahu e kishte bërë të pasur duke ia dhënë të gjitha llojet e pasurisë. Ai do të sillet dhe All-llahu do ta njoftojë me veprat që i ka bërë. I Madhëruari do t’i thotë:“Çfarë bëre me këto?” Ai do të përgjigjet:“Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinë time për hir Tënd.” All-llahu do t’i thotë:
“Gënjen! E ke shpenzuar pasurinë vetëm që të thonë për ty se je dorëdhënë!”Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që të tërhiqet zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.”
HADITHI 7.
Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë:“Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe e kam pranuar në Xhennet.”
HADITHI 8.
“E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur.”Kur robi thotë:“El hamdu lil-lahi rabbil alemin”; All-llahu U thotë:“Robi Im më lavdëroi.”Kur robi thotë:“Er-rahmanir-rahim”; All-llahu U thotë:“Robi Im më lartësoi.”Kur robi thotë:“Maliki jeumid-din”; All-llahu thotë:“Robi Im më nderoi.”Kur robi thotë:“Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”; Ai thotë:
“Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon.”Kur robi thotë:“Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin”; Ai thotë:“Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar.”
HADITHI 9.
Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U do t’u thotë (melekëve):“Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t’ia kisha plotësuar fardin.”
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.
HADITHI 10.
“Agjërimi është Imi dhe Unë jam ai që jep shpërblimin për të. Agjëruesi i lë ngashërimet seksuale, ushqimin dhe pirjen për hir Tim. Agjërimi është mburojë, e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit është më i mirë në syrin e All-llahut sesa era e miskut.”
HADITHI 11.
“O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!”
HADITHI 12.
Është thirrur një njeri në llogari prej atyre që kanë jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjë e mirë, përveç se ai përzihej me njerëzit dhe ua lehtësonte hallet, e gjithashtu, pasi që kishte qenë i pasur, i urdhëronte shërbetorët e tij që t’ia vazhdojnë borxhin atij që gjendej në rrethana të vështira ekonomike.Pastaj (i Dërguari i All-llahut u) tha se All-llahu ka thënë:“Ne jemi më të çmuar se ti në këtë. Lëshojeni të shkojë!”
HADITHI 13.
Isha te i Dërguari i All-llahut u kur erdhën te ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, e tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i All-llahut u tha:“Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër, ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekkës pa roje (dmth nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtitet për t’ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askend që do t’ia kishte pranuar.
Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t’i thotë:“A nuk të dhash pasuri?” Do të përgjigjet:“Po.” All-llahu do të thotë:“A nuk të dërgova Lajmëtar?” do të thotë:“Po.” Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit, dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit.Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë.”
HADITHI 14.
All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:“Prej nga po vini?” ata thonë:
“Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje.” Ai thotë:“Çfarë të mire kërkonin prej Meje?” Ata thonë:“Kërkonin Xhennetin Tënd.” Ai thotë:“A e kanë parë ata Xhennetin Tim?” Ata thonë:“Jo, o Zot.” Ai thotë:“E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?” Ata thonë:“Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.” Ai thotë:“Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?” Ata thonë:“Prej zjarrit Tënd, o Zot.” Ai thotë:
“Po a e kanë parë zjarrin Tim?” Ata thonë:“Jo.” Ai thotë:“E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?” Ata thonë:“Ata kërkojnë faljen Tënde.” (I Dërguari u) Tha: Pastaj Ai thotë:“Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m’i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.”(I Dërguari u) tha: Engjëjt thonë:“O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob - mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim.” (I Dërguari u) tha: All-llahu u thotë:
“Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan.”
HADITHI 15.
“Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi.”
HADITHI 16.
All-llahu i ka shkruar (përcaktuar) veprat e mira dhe ato të këqia. Pastaj ka spjeguar se ai që ka pasur për qëllim ta kryejë një vepër të mirë dhe nuk e ka kryer All-llahu do t’ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, e nëse e ka kryer, atëherë All-llahu do t’ia shkruajë si dhjetë të mira deri në shtatëqind të mira, e madje edhe më tepër. Nëse njeriu ka pasur për qëllim një vepër të keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t’ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, por nëse e ka kryer, All-llahu do t’ia shkruajë vetëm një vepër të keqe.
HADITHI 17.
O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vehtes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri - tjetrit!O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t’ju udhëzoj!O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t’ju ushqej, dhe Unë do t’ju ushqej!O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshjen Time dhe Unë do t’ju vesh!
O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t’ju fal!O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t’i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit!
O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t’ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë All-llahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten!
HADITHI 18.
O biri i Ademit, Unë rash i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje do të më gjeje tek ai!O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do t’i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t’i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!
HADITHI 19.
Krenaria është mbështjellësi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndërsa madhështia është petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dëshiron të matet me Mua në këto dy gjëra, Unë do ta hedh në zjarr!
HADITHI 20.
Dyert e Xhennetit janë të hapura të hënave dhe të enjteve, dhe secilit rob të All-llahut, i cili nuk i ka bërë All-llahut shok (në adhurim) do t’i falen mëkatet, përveç atij që i është hidhëruar vëllait të vet. Për ta do të thuhet:Vonoheni (faljen e mëkateve) derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen!
HADITHI 21.
“Do të jem armik ndaj tri lloje njerëzish në Ditën e Ringjalljes:Ndaj njeriut që e ka dhënë fjalën duke u betuar në Mua, dhe e ka thyer atë;Ndaj njeriut që e ka shitur njeriun e lirë dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robëruar njeriun e lirë), dheNdaj njeriut që ka marrë punëtor dhe ia ka caktuar rrogën, ndërsa pas kryerjes së punës nuk ia ka paguar punëtorit atë që e ka merituar.”
HADITHI 22.
Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten!(Shokët) i thanë:O i dërguar i All-llahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten?Ai është përgjigjur:Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e All-llahut, e ai nuk flet, atëherë All-llahu në Ditën e Ringjalljes i thotë:Ç’të pengoi ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje?Njeriu do të thotë:Frika prej njerëzve.All-llahu do t’i thotë:Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua!
HADITHI 23.
Vërtet All-llahu do të thotë në Ditën e Ringjalljes:“Ku janë ata që e donin njëri - tjetrin për hir të Madhërisë sime? Sot Unë do t’i strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!”
HADITHI 24.
Kur All-llahu e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin u dhe i thotë:Unë e dua këtë njeri, pra duaje edhe ti!Atëherë edhe Xhibrili e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:All-llahu e do këtë njeri, pra duajeni edhe ju! Atëherë edhe banorët e qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe në tokë.Nëse All-llahu nuk e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin dhe i thotë:Unë nuk e dua këtë njeri, pra mos e duaj as ti!
Atëherë edhe Xhibrili nuk e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:All-llahu nuk e do këtë njeri, pra as ju mos e doni! Atëherë as ata nuk e duan atë, pastaj ky njeri urrehet edhe në tokë.
HADITHI 25.
Do t’i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim!Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër, përveç duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua ate, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t’ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij.
HADITHI 26.
Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e pëlqej besimtarin e varfër, i cili është në skamje, e megjithatë tregon një vëmendje të posaçme gjat namazit, si dhe bindje të plotë gjat adhurimit të Zotit të tij duke e respektuar atë në vetmi; nuk gjendet në sy të keq tek njerëzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundësia e jetesës së tij arrin vetëm kushtet elementare, e ai përsëri duron.Pastaj i Dërguari i All-llahut u tha:Vdekja do të kishte ardhur më herët tek ai, por ngushëlluesit e tij do të ishin pak (në numër) dhe i vogël do të ishte trashëgimi i tij.

HADITHI 27.
E pyetëm Abdull-llah ibn Mesudin t për ajetin:“Dhe assesi mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në Rrugën e All-llahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre”(Ali Imran; 169)Dhe ai tha:Edhe ne kemi pyetur (të Dërguarin e All-llahut u) dhe na ka thënë:Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër, duke pasur kandila të varur për Arsh dhe (këto njerëz) shetisin në Xhennet nga të duan, pastaj pushojnë dhe qetësohen në ato kandila. Atëherë Zoti ua hedh një shikim dhe u thotë:
“A dëshironi diçka tjetër?” ata thonë:“Çka mundemi të dëshirojmë, kur po shetisim lirisht dhe kah të duam në Xhennet?” All-llahu ua drejton tri herë këtë pyetje, e ata, kur e shohin se do të pyeten përsëri, përgjigjen:“O Zot, dëshirojmë që të na i vendosësh edhe një herë shpirtrat në trupat tonë (dmth në dunja) dhe të luftojmë derisa të vdesim edhe një herë në rrugën tënde.” Kur Ai sheh se ata nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, i le të qetë.
HADITHI 28.
Në mesin e paraardhësve të juaj ishte një njeri, i cili kishte një plagë, dhe prej dhimbjeve të tmerrshme, të cilat më nuk mund t’i duronte, mori thikën dhe preu dorën, prej së cilës rrodhi gjak derisa vdiq.All-llahu U tha:“Robi Im më tejkaloi në vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unë ia kam ndaluar atij hyrjen në Xhennet.”
HADITHI 29.
Kur unë ia marr robit besimtar shokun nga banorët e dunjasë, e pastaj ai duron, çfarë shpërblimi i takon atij përveç Xhennetit?
HADITHI 30.
“Nëse robi Im dëshiron të takohet me Mua, edhe Unë dëshiroj të takohem me të, e nëse ai nuk dëshiron të takohet me Mua, as Unë nuk dëshiroj të takohem me të.”Një hadith i ngjashëm në një transmetim më të gjërësishëm thotë:Nga Ajsha t përcillet se i Dërguari i All-llahut u ka thënë:Atë që dëshiron të takohet me All-llahun, edhe All-llahu dëshiron ta takojë, e atë që nuk dëshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dëshiron ta takojë.Unë (thotë Ajsha t) thash: O i dërguar i All-llahut, a është kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne të gjithë e urrejmë vdekjen?
Ai (i Dërguari i All-llahut u) tha:Nuk është ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi për mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit, si dhe pranimi i tij në Xhennet, ai dëshiron ta takojë All-llahun, e edhe All-llahu dëshiron ta takojë atë, ndërsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dënimit nga All-llahu dhe hidhërimit të Tij, ai vërtet nuk dëshiron ta takojë All-llahun, e as All-llahu nuk dëshiron ta takojë atë.
HADITHI 31.
Një njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falë filanin!
Në këtë All-llahu i Lartësuar tha:“Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!”
HADITHI 32.
Një njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mëkate të mëdha, kur ra në shtratin e vdekjes u tha djemve të vet:“Kur të vdes më digjni, e pastaj më shtypni dhe ma hidhni hirin në det, se pasha All-llahun, nëse Ai më merr në dorë, do të më dënojë ashtu si askë më parë!” Dhe djemtë e bënë atë që u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokës:“Nxirre atë që ke marrë!” dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu tha:“Ç’të shtyu ta bësh atë gjë?” njeriu tha:“Frika prej teje, o Zoti Im!”
Për këtë shkak All-llahu e fali atë.
HADITHI 33.
Një rob (i All-llahut) bëri një mëkat dhe tha:“O Zoti im, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha:“Robi Im ka bërë një mëkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mëkatet, por edhe dënon për ta.”Robi përsëri ka bërë një mëkat dhe ka thënë:“O Zot, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha:“Robi Im ka bërë një mëkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dënon.”Robi bëri edhe një mëkat dhe përsëri tha:“O Zot, ma fal mëkatin!”Dhe i Lartmadhëruari tha:“Robi Im e ka bërë mëkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dënon për mëkatet. Bë ç’të duash, Unë të kam falë!”
HADITHI 34.
”O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal!O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!”
HADITHI 35.
All-llahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e tokës të tretën e fundit të natës dhe thotë:“Kush është duke m’u lutur që t’ia pranoj lutjen?; Kush është duke më kërkuar, që t’i jap atë që kërkon? Kush është duke më kërkuar falje, që t’ia fal (mëkatet)?”në transmetimin e Muslimit hadithi përfundon:“Dhe kështu vazhdon deri në agim”
HADITHI 36.
Besimtarët do të tubohen në Ditën e Ringjalljes dhe do të thonë:“T’i themi dikujt të ndërmjetësojë për ne tek All-llahu!” dhe do të shkojnë te Ademi dhe do t’i thonë:“Ti je babai i njerëzimit, All-llahu të krijoi me dorën e tij dhe u urdhëroi melekëve që të të përulen, dhe Ai t’i mësoi ty emrat e çdo gjëje, pra ndërmjetëso për ne te All-llahu që të na lirojë prej këtij vendi, në të cilin gjendemi!” ai do të thotë:“Unë nuk jam në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.” dhe do t’ua përmendë gabimin e tij (në Xhennet), do të ndihet i turpëruar dhe do t’u thotë:
“Shkoni te Nuhu, se ai është i dërguari i parë banorëve të tokës!” dhe kur do të shkojnë te ai, do t’u thotë:“Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë.” Dhe do ta përmendë kërkesën që ia bëri All-llahut për një gjë, rreth së cilës nuk kishte njohuri. Nuhu do të ndihet i turpëruar dhe do t’u thotë:“Shkoni te miku i Mëshiruesit, (Ibrahimi u)!” ndërsa ai do t’u thotë:“Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, të cilit ia ka dhënë Tewratin.” Por kur do të shkojnë te ai, do t’u thotë:
“Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë.” Dhe do t’ua përmendë rastin kur e ka vrarë një person në vend të një tjetri. Kështu ai do të ndihet i turpëruar nga Zoti i tij dhe do t’u thotë:“Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmëtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!” atëherë do të shkojnë te ai, dhe ai do t’u thotë:“Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, por shkoni te Muhammedi r (qoftë bekimi dhe paqja e All-llahut mbi të) të cilit rob All-llahu ia ka falë të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhshmet!”
Atëherë (thotë i Dërguari i All-llahut u) do të vijnë tek unë e unë do të kërkoj leje që të shkoj te Zoti Im. Leja do të më jepet, dhe unë do të shkoj te All-llahu dhe do t’i bëj sexhde (do të përulem). All-llahu do të më lë ashtu një kohë, aq sa do të dëshirojë dhe do të më thotë:“Çoje kokën. Kërko dhe do të jepet, flit dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe do të pranohet!”Pastaj unë do ta çoj kokën dhe do ta falënderoj në një mënyrë nderuese që do të ma mësojë Ai, dhe do të ndërmjetësoj, e Ai do të më japë (një numër të caktuar njerëzish), e unë do t’i pranoj ata në Xhennet. Pastaj do të shkoj përsëri te Ai, dhe kur do ta shoh do të përulem ahtu siç u përula herën e parë. Pastaj do të ndërmjetësoj dhe Ai do të mi caktojë (disa njerëz), e unë do t’i pranoj ata në Xhennet. Atëherë do të lutem edhe për të tretën herë, e edhe për të katërtën dhe do të them: në zjarr mbesin vetëm ata, që i ka përshkruar Kur’ani. Nuk ka dyshim se këto njerëz do të jetojnë aty përgjithmonë.
në transmetimin e Buhariut shtohet:I Dërguari i All-llahut u tha:Do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:“Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut”, dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi, qoftë edhe sa një kokërr gruri: pastaj do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:“Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut” dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi sa një thërmi mielli; dhe do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:“Nuk ka hyjni tjetër perveç All-llahut” dhe që në zemrën e tij ka pasur mirësi në madhësinë e thërmisë së atomit.
HADITHI 37.
”Kam përgaditur për robërit e drejtë atë që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe as që ka paramenduar zemra e njeriut.”ebu Hurejre t thotë: Për këtë çështje mundeni të lexoni edhe në Kur’an:“Askush nuk e di se ç’kënaqësi u është pregaditur për atë që kanë punuar!”(Sexhde-17)
HADITHI 38.
Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dërgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thënë:“Shko dhe shih se ç’kam pregaditur për banorët e tij”. Atëherë Xhibrili shkoi në Xhennet dhe pa çfarë kishte përgaditur All-llahu për banorët e Xhennetit. Kur engjëlli u kthye te All-llahu tha:“Pasha Madhërinë tënde, askush nuk di për të pa hyrë brenda!”Atëhërë All-llahu urdhëroi që Xhenneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit:“Kthehu dhe shikoje përsëri!” meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te All-llahu tha:
“Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!”Atëherë All-llahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha:“Shko te zjarri dhe shih se ç’kam përgaditur për banorët e tij!” Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndërtuar në shtresa - një mbi një. U kthye te All-llahu dhe tha:“Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dinte për te, nuk do të dëshironte të hyjë në të!”Atëherë All-llahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit:“Këthehu në të!” ai u kthye dhe tha:
“Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t’i shpëtojë hyrjes në të”
HADITHI 39.
U zurën Xhenneti dhe Xhehennemi ndërmjet vehte dhe Xhehennemi tha:“Te unë gjendet i fuqishmi dhe kryelarti”, ndërsa Xhenneti tha:“Te unë gjendet i dobëti dhe i vobekti” pastaj gjykoi All-llahu ndërmjet tyre:“Ti je Xhenneti, mëshira Ime, nëpërmjet teje Unë i tregoj mëshirë atij që dëshiroj, ndërsa ti je zjarri, ndëshkimi Im, nëpërmjet teje dënoj atë që dëshiroj, dhe është caktimi Im që secili prej jush ta ketë hisen e vet!”
HADITHI 40.
All-llahu do t’u thotë banorëve të Xhennetit:“Banorë të Xhennetit!” ata do të thonë:“Zoti ynë, po të përgjigjemi, jemi nën dëshirën e kërkesës Tënde dhe mirësia gjendet në duart tua” atëherë All-llahu do të thotë:“A jeni të kënaqur plotësisht?” ata do të përgjigjen:“O Zot, si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjërës prej krijesave tua?” All-llahu do të thotë:“A nuk dëshironi që t’u jap diçka tjetër, më të mirë se kjo?” ata do të përgjigjen:
“O Zot, çka mund të jetë më e mirë se kjo që na e ke dhënë?” Ai do të thotë:“Unë do ta bëj që mirësia Ime të zbresë mbi ju, dhe pas kësaj më nuk do të jem i pakënaqur me ju!”