Sunday, October 19, 2008

SHPJEGIMI I SHAHADETIT

Shpjegimi i Dëshmisë
La ilahe il-lAllah
sipas Fjalëve të Ulemave
dhe Sqarimi i Kushteve dhe
Argumenteve të tyre
2
Parathënie:
Ky libër është një përmbledhje fjalësh dhe komentesh të
Dijetarëve të hershëm dhe ata bashkëkohorë, në lidhje me
shpjegimin e dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah, kuptimin e saj,
argumentet dhe refuzimin e keqinterpretimeve që kanë
bërë njerëzit e injorancës dhe bidatit.
Metodologjia e ndjekur për përpilimin e këtij shpjegimi
është bazuar kryesisht tek libri i Dijetarit bujar, Ubejd el-
Xhabirij, Allahu e ruajt,
“Lehtësim Nga Allahu Për Shpjegimin e Argumenteve
të Shtatë Kushteve të Dëshmisë La Ilahe il-lAllah”.
Prej këtu fillon Daueti ynë: T’i thërrasim njerëzit që t’i
largohen Shirkut në të gjitha format e tij, i madh apo i
vogël, i dukshëm apo i padukshëm dhe t’i thërrasim ata
që ta pranojnë Teuhijdin dhe t’i nënshtrohen atij. Nuk ka
dyshim se thirrja për në Teuhijd do të vazhdojë deri në
Ditën e Gjykimit, e ne i lutemi Allahut Subhanehu ue
Te’ala që të na forcojë në këtë rrugë të bekuar dhe ta bëjë
të dobishëm këtë libër.
3
Rëndësiia e Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
Kupttiimii ii Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
Ellementtëtt Përbërës ttë Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
 Kushttett e Dëshmiisë La iillahe iill--llAllllah
 Kushttii ii Parë :: Diijja [[ell-Illm]]
 Rrugëtt apo mënyratt për tta diittur se nuk ka ttë adhuruar ttjjettër veç
Allllahutt
 Kushttii ii Dyttë :: Biindjja [[ell-Jekiijjn]]
 Kushttii ii Trettë:: Siinqeriittettii [[ell-Ikhllas]]
 Kushttii ii Kattërtt:: Vërttettësiia [[es-Siidk]]
 Kushttii ii Pesttë:: Dashuriia [[ell-Mehabeh]]
 Shenjja dalllluese e Dashuriisë për Allllahun
 Kushttii ii Gjjashttë:: Nënshttriimii [ell-Inkiijjad]
 Kushttii ii Shttattë:: Praniimii [[ell-Kubull]]
 Kushttii ii Tettë:: Mosbesiimii [[ell-Kuffr]]
 Liitterattura e Shfryttëzuar

4
ME EMRIN E ALLAHUT,
TË GJITHËMËSHIRËSHMIT, MËSHIRËPLOTIT
RËNDËSIA E DËSHMISË LA ILAHE IL-LALLAH
AJO ËSHTË E DREJTA MË E RËNDËSISHME E ALLAHUT
Tregon Mu’adh Ibn Xhebel: Profeti ka thënë: “O Mu’adh, a e di ti se kush
është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij?”
Unë i thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Profeti tha:
“Ta adhurojnë Atë (Allahun) të vetëm e të mos i bëjnë Atij shok në adhurim.
Ai e pyeti sërish: “A e di ti se kush është e drejta e robërve ndaj Tij?”
Unë u përgjigja:
Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
Profeti tha: “(E drejta e tyre ndaj Tij) është që Ai të mos i dënojë nëse ata e
bëjnë këtë (që ta adhurojnë atë të vetëm pa i bërë Atij shok në adhurim).”
[el-Bukhari]
AJO ËSHTË PIKËNISJA NGA KU FILLON THIRRJA JONË
Tregon Abdullah Ibn Abbasi: Kur Profeti dërgoi Mu’adhin në Jemen, ai i
tha atij: “Ti po shkon tek një popull që janë prej njerëzve të Librit (Ehlul-Kitab,
Çifutët dhe të Krishterët), kështu që le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i ftosh njësimi
i Allahut në adhurim. Nëse ata e mësojnë këtë, thuaju atyre se Allahu u ka bërë
obligim atyre pesë kohët e namazit me xhemat, që falen gjatë një ditë-nate…”
[el-Bukhari]
5
PËR SHKAK TË SAJ ALLAHU DO T’I PRANOJË NJERËZIT
NË XHENET
Tregon Ubade ibnu-Samit: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që
dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i
pashokë, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe se ‘Isa është rob
dhe i Dërguari i Tij, dhe fjala e Tij që u vendos tek Merjemja, dhe një shpirt (i
krijuar) nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i
vërtetë, Allahu do ta pranojë atë në xhenet, çfarëdo qofshin veprat e tij.”
[el-Bukhari]
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: “Kreu i
Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të
drejtë përveç Allahut). Dhe kjo është ajo me të cilën u dërguan të gjithë
Pejgamberët, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dhe vërtet, Ne dërguam te çdo popull të dërguar (që të thonin):
Adhuroni Allahun (të vetëm) dhe largojuni Tagutit (idhujve e zotrave
te kotë).”
[en-Nahl: 36]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje (O Muhamed) e të mos
i kemi shpallur atij se: La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër me
të drejtë përveç Meje), pra më adhuroni vetëm Mua (dhe asgjë e
askënd tjetër).”
[Suretu el-Enbija: 25] 1
1 Mexhmu’ul-Fetaua (3/94) e Ibn Tejmijes.
6
Shejkhul-Islam Ibn Tejmije vazhdoi më tej: “Për këtë arsye, kreu i Islamit
është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut). Kjo dëshmi përfshin adhurimin e Allahut të vetëm dhe
braktisjen e adhurimit të çdo gjëje tjetër përkrah Tij. Ajo është Islami në
kuptimin e përgjithshëm. Dhe Allahu nuk do të pranojë asnjë fe tjetër veç
Islamit për brezat që kanë kaluar dhe poashtu ato që do të vijnë, sikurse
ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dhe kush kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do
t’i pranohet atij dhe në Botën e Përtejme ai do të jetë prej të
humburve.”
[Ali-Imran: 85]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Allahu dëshmon se La ilahe ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe melaiket njerëzit e
dijes; Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. La ilahe il-la
Huve (askush nuk meriton dhe nuk ka të drejtë të adhurohet përveç
Atij),
i Gjithëfuqishmi, Më i Urti Gjithëgjykues. Me të vërtetë, Feja (e
vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.”
[Ali-Imran: 18-19] 2
2 Mexhmu’ul-Fetaua (10/15) e Ibn Tejmijes.
7
Ashtu sikurse Allahu i Lartësuar nuk ka shokë e partnerë në Zotërimin e
Tij, në Sundimin e Tij, në Gjykimin e Tij, në Krijimin e Tij, po ashtu Ai
nuk ka shokë e partnerë në adhurim sepse i tërë adhurimi i takon vetëm
Atij, dhe me këtë u dërguan të gjithë profetët dhe pejgamberët, dhe ata e
thërrisnin njerëzimin te kjo.

8
Kuptimi i Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: “El-Ilah (i
adhuruari) është el-Ma’luh (ai që adhurohet).
Dhe el-Ma’luh është i vetmi që e meriton adhurimin.” 3
Ka thënë Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë:
“La ilahe il-lAllah: (Do thë thotë) se askush nuk e meriton adhurimin
përveç Allahut.” 4
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: “Kuptimi i
dëshmisë La ilahe il-lAllah është: Nuk ka të adhuruar që e meriton
adhurimin me të vërtetë, me drejtësi përveç Allahut (la ma’bud bi hak illAllah).”
5
Ka thënë Imam Abdu-Rrahman Ibn Hasen Alush-Shejkh, Allahu e
mëshiroftë:
“Dhe kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah është: Nuk ka të adhuruar që
e meriton adhurimin me të vërtetë, me drejtësi përveç Allahut (la ma’bud
bi hak il-lAllah).” 6
Dhe el-Alame Muhamed Ibn Abdul-Uehab el-Uesabi u shtoi këtyre dy
përkufizimeve të fundit këtë që vijon: “Dhe nëse diçka tjetër adhurohet
në vend të Allahut, atëherë ajo është e kotë, e pavlerë… Allahu i
Lartësuar ka thënë:
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, dhe gjithçka që ata (idhujtarët)
lusin në vend të Allahut është e kotë. Dhe vërtet Allahu është Më i
Larti, Më i Madhi.”
[Haxh: 62]
3 Mexhmu’ul-Fetaua (10/249) dhe (13/200) dhe Iktida’us-Siratil-Mustekijm (fq. 461).
4 Tefsiri i Kurtubiut (2/291).
5 Ma’rixhul-Kubul (2/416) e Hafidh el-Hakemit.
6 Fet-hul-Mexhijd (fq. 52) e Abdu-Rrahman Ibn Hasen Alush-Shejkh.

9
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Dhe dije se La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut).”
[Muhamed:19] 7
Fjalët që u përmendën më sipër nga dijetarët e hedhin poshtë njëherë e
mirë shpjegimin që i kanë bërë disa njerëz që nuk kanë dije dhe njerëzit e
devijuar që pasojnë bidatet dhe shpikjet në fe, të cilët thonë se kuptimi i
dëshmisë La ilahe il-lAllah do të thotë se nuk ka zot tjetër përveç
Allahut. Edhe idhujtarët në kohën e Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e
besonin Allahun dhe ekzistencën e Tij, e besonin se Ai është Krijuesi,
Sunduesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve, por prapëseprapë ky besim nuk
u bëri dobi dhe Allahu i Lartësuar i quajti ata mosbesimtarë. Allahu i
Lartësuar ka thënë për idhujtarët:
“Dhe nëse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt dhe tokën? Ata padyshim
që do të përgjigjen:”Allahu”.”
[Lukman, 25]
“Thuaj: Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit
Madhështor? Ata do të thonë: “Allahu”.”
[Mu’minun, 86]
7 El-Kaulul-Mufid (fq. 19) e Muhamed Ibn Abdul-Uehab el-Uesabi.
10
“Thuaj: Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush
është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të
gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Dhe kush është
rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Ata do të thonë:
“Allahu.”
[Junus, 31]
Kështu që ky shpjegim është i pavlerë dhe i pabazë sepse ajo çfarë e bën
dallimin midis besimit të Muslimanit dhe besimeve të Bektashinjve,
Katolikëve, Protestantëve, Orthodoksëve, Çifutëve dhe shumë sekteve të
ndryshme fetare është pikërisht njësimi i Allahut të vetëm në adhurim e
jo vetëm ta njësosh Atë si Krijuesin dhe Sunduesin i qiejve dhe tokës dhe
gjithçka që ekziston, sepse të gjitha këto fe apo sekte e njohin dhe e
pranojnë ekzistencën e Krijuesit apo Zotit porse fatkeqësia dhe
padrejtësia e tyre qëndron në atë se ata adhurojnë të tjerë përveç Allahut
apo edhe i adhurojnë të tjerët bashkë me Allahun.
“Vërtet, t’i bësh shok Allahut në adhurim, kjo është padrejtësia më
e madhe!”
[Lukman, 13]
Poashtu, ka prej atyre që thonë se dëshmia La ilahe il-lAllah do të thotë
se Allahu është i adhuruar, porse edhe ky shpjegim është i kotë dhe e lë të
hapur derën e adhurimit të të tjerëve bashkë me Allahun. Shumë njerëz
adhurohen sot, të gjallë apo të vdekur qofshin ata, dhe shumë sende,
xhinë melekë, profetë adhurohen, porse ata nuk e meritojnë këtë
adhurim. Prandaj nuk mjafton që Allahu të adhurohet ose të njihet Ai si i
adhuruar, porse duhet medoemos që t’i mohoet adhurimi çdokujt tjetër
pas Tij sepse adhurimi është një e drejtë e veçantë vetëm për Të dhe
askush nuk meriton të adhurohet dhe nuk ka të drejtë që të adhurohet,

11
qoftë ai ëngjëll, xhin, profet, njeri i mirë, hoxhë a prift, këngëtar apo
aktor, gurë a pemë, hëna apo dielli…etj.
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përherëshmi (i Vetmi që
adhurohet me të drejtë) dhe asaj që i luten ata (idhujtarët) është e
rreme, e kotë, dhe vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.”
[Haxh, 62]
Poashtu, një tjetër shpjegim i gabuar është dhënë për dëshminë La ilahe
il-lAllah, i cili ka ardhur nga grupet dhe sektet bashkëkohore të cilat
thërrasin për revolucione dhe rebelime kundër qeverive dhe mbretërive,
me qëllim marrjen e pushtetit, duke e bërë këtë me pretendimin se
kuptimi i vërtetë i kësaj dëshmie është se nuk ka gjykues dhe ligjvënës
tjetër përveç Allahut, ose më saktë, askush nuk duhet të gjykojë me
ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut, prandaj Muslimanët duhet të
bëjnë kryengritje të armatosur për t’i rrëzuar nga pushteti këto qeveri apo
mbretëri.
Padyshim se gjykimi me Sheriat është një formë adhurimi ndaj të vetmit
Ligjvënës, Allahut të Plotëfuqishëm, porse e vërteta është se kuptimi i
dëshmisë La ilahe il-lAllah i përfshin të gjitha llojet e adhurimit dhe
prandaj nuk mund të lihen jashtë kuptimit të kësaj dëshmie edhe format e
tjera të adhurimit si namazi, kurbani, lutja, tauafi etj, dhe të kufizohet
kuptimi i saj vetëm tek çështje që kanë të bëjnë me gjykimin dhe
ligjvënien. Kjo padyshim është gabim dhe bidat, shpikje e pabazë në
Islam sepse mjafton të hedhin shikimin tek biografia e Pejgamberit, sal-
Allahu alejhi ue sel-lem, dhe do të shohim se ai i thirri njerëzit për 13 vjet në
Mekke që ta adhuronin Allahun të vetëm e t’i largoheshin adhurimit të
idhujve, ndërsa çështjet e ligjvënies dhe gjykimit me Sheriatin e Allahut u
konsoliduan më vonë, pasiqë Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ishte
shpërngulur për në Medine dhe Muslimanët kishin arritur pjekurinë dhe
fuqinë e duhur në Fenë e tyre.

12
Elementët Përbërës të Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Dëshmia La ilahe il-lAllah është e përbërë nga dy elementë bazë që janë
të kundërt nga njëri-tjetri. Elementi i parë është Mohimi (en-Nefij), i cili
përfshin vetëm dy fjalët e para, La ilahe, dhe kuptimi i tij është i
përgjithshëm, që do të thotë se ky element mohon në mënyrë kategorike
dhënien apo kushtimin e ndonjë forme të adhurimit ndaj çdo lloj krijese
që ekziston në këtë gjithësi.
Elementi i dytë është Pohimi (el-Ithbat) i cili ky përfshin dy fjalët,
il-lAllah, dhe kuptimi i tij është specifik, i veçantë, ndryshe nga elementi i
parë që ka kuptim të përgjithshëm, që do të thotë se nëse dy fjalët e para
e mohonin katëgorikisht adhurimin për çdo krijese, dy fjalët e fundit,
il-lAllah, bëjnë të kundërtën, duke pohuar në mënyrë të veçantë se
adhurimi është vetëm për Allahun e Lartësuar, sepse vetëm Ai e meriton
adhurimin e askush tjetër veç Tij.

13
Kushtet e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: “Kuptimi që
kihet për qëllim në këto kushte nuk është thjesht që t’i numërosh dhe t’i
mbash mend ato. Sa shpesh ndodh që një njeri i thjeshtë i mbledh ato të
gjitha e kapet pas tyre, por kur vjen puna dhe e pyet atë që t’i numërojë
ato, ai nuk është i aftë ta bëjë këtë. Dhe sa shpesh ndodh që një person i
mëson përmendësh ato duke i shprehur porse ai del prej tyre me
shpejtësinë e shtizës. Dhe i sheh këta njerëz duke vepruar shumë gjëra të
cilat i bëjnë të pavlefshme këto kushte. Dhe udhëzimi është në Dorë të
Allahut.” 8
Vërtet një nga Selefët, Uehb Ibn Munebbih, është pyetur:
“A nuk është dëshmia La ilahe il-lAllah çelësi i Xhenetit?”
Ai u përgjigj: “Sigurisht. Por megjithatë, nuk ka çelës që të mos i ketë
dhëmbëzat e tij. Kështu që nëse i afrohesh atij (Xhenetit) me çelësin e
duhur, atëherë ai do të hapet për ty. E nëse jo, atëherë ai do të mbyllet.” 9
Dhe dhëmbëzat e këtij çelësi janë këto që do të vijojnë:
8 Ma’rixhul-Kubul (1/377) e Hafidh el-Hakemit.
9 Transmetuar nga Bukhari (3/109).

14
Kushti i Parë : Dija [el-Ilm]
Dija është kushti i parë i dëshmisë La ilahe il-lAllah, kusht i cili kërkon
në mënyrë të domosdoshme që robi të ketë dije rreth kësaj dëshmie,
kuptimit dhe kërkesava të saj, si dhe të ketë dije mbi ato gjëra të cilat e
bëjnë të pavlefshme këtë dëshmi. Kushti i parë hedh poshtë injorancën
(xhehl). Muslimani duhet të ketë dije dhe njohuri për Atë i Cili ka krijuar
gjithçka, të madhe apo të vogël, të dukshme apo të padukshme, pra njeriu
duhet të ketë dije për Atë që është i Vetmi që e meriton adhurimin.
Argument për këtë është fjala e Tij:
"Dhe dije se La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut)."
[Muhamed:19]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Përveç atyre të cilët dëshmojnë për të vërtetën dhe ata i dinë
(faktet për Teuhijdin e Allahut).”
[Zukhruf: 86]
Pra ata dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin
përveç Allahut dhe ata e dinë këtë duke patur dije mbi dëshminë të cilën
ata e thonë me gjuhët e tyre. Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
15
“Allahu dëshmon se La ilahe ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe melaiket, edhe
njerëzit e dijes; Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. La
ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të
adhurohet përveç Atij),
i Gjithëfuqishmi, Më i Urti Gjithëgjykues. Me të vërtetë, Feja (e
vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.”
[Ali-Imran: 18-19]
Gjithashtu argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit të Allahut,
Vulës së të gjithë Profetëve, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka
thënë: "Ai që vdes duke e ditur se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç
Allahut ka për të hyrë në Xhenet." 10
10 Transmeton Muslimi (1/55).
16
Rrugët apo mënyrat për ta ditur se nuk ka të adhuruar
tjetër veç Allahut 11
Rrugët apo mënyrat për të ditur se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut
janë:
E para : Më e rëndësishmja prej tyre – të mendojmë thellë mbi Emrat e
Tij, Cilësitë dhe Veprat e Tij të cilat tregojnë qartë Përsosmërinë e Tij,
Madhështinë dhe Fisnikërinë e Tij. Këto të detyrojnë që të bësh përpjekje
për t'iu nënshtruar Atij dhe për ta adhuruar këtë Zot të Përsosur, të Cilit i
takojnë të gjitha falenderimet e lavdërimet, madhështia, shkëlqesia e
bujaria.
E dyta : Dija që Ai, i Lartësuari, i vetëm krijon, rregullon e sistemon çdo
gjë, kështu që nëpërmjet kësaj buron dija se Ai është Zoti i Vetëm që
meriton të adhurohet.
E treta : Dija që Ai është Dhuruesi i Vetëm i të gjitha mirësive, të
dukshme apo të padukshme, fetare dhe materiale. Kjo e detyron zemrën
që të ngjitet fort pas Tij, ta dojë dhe t'i nënshtohet Atij i Cili nuk ka
shokë.
E katërta : Çfarë kemi parë dhe dëgjuar në lidhje me shpërblimet që do të
fitojnë ata që janë të ruajtur prej Tij, të cilët e pranojnë dhe i nënshtrohen
Teuhijdit të Tij. Atyre u është dhënë fitorja dhe mirësia në këtë botë dhe
ne botën tjetër (Ahiret). Ndërsa ndëshkimi i takon armiqve
(kundërshtuesit e Teuhijdit) të Tij, ata të cilët i bëjnë Allahut shok në
adhurim. Kjo të çon në dijen apo njohjen se vetëm Allahu i Lartësuar e
meriton të gjithë adhurimin.
E pesta : Dija mbi cilësitë dhe aftësitë e idhujve që adhurohen në vend të
Allahut apo bashkë me Allahun dhe konsiderohen si zota. Njohja se ata
janë të dështuar në të gjitha aspektet, të varfër dhe të paaftë që të
përfitojnë apo t’i dëmtojnë vetet e tyre, ose t'u bëjnë dobi njerëzve. Ata
nuk kanë fuqi që të japin jetë ose ta marrin atë, ose që të ringjallin. Ata
11 Tefsir Ibn Sa’di, Vol. 5: Fq. 30

17
nuk mund t'ua largojnë të keqen njerëzve dhe poashtu nuk mund t’u
sjellin fat, mirësi e mbarësi. Prandaj, duke menduar në këtë arrihet njohja
apo dija se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut
dhe se gjithçka tjetër që adhurohet në vend të Allahut nuk vlen asgjë.
E gjashta : Njohja apo dija se të gjitha Shkrimet apo Librat e Shenjtë që
ka shpallur Allahu i Lartësuar për krejt njerëzimin janë në harmoni me
njëri-tjetrin dhe në përputhje me dëshminë La ilahe il-lAllah.
E shtata : Njohja apo dija se ata që janë më të lartit e më të zgjedhurit nga
mesi i njerëzve janë pejgamberët, profetët dhe dijetarët e devotshëm të
Fesë Islame. Të gjithë këta kanë një drejtim, një mendje, një gjykim dhe
dije të përsosur, dhe që të gjithë këta e kanë vërtetuar dhe dëshmuar para
Allahut dëshminë La ilahe il-lAllah.
E teta : Njohja e argumenteve që Allahu ka dhënë përbrenda krijesave
humane dhe universin që na rrethon, argumente të cilat tregojnë qartë
Teuhijdin e Allahut thjesht nëpërmjet egzistencës së këtyre krijesave dhe
bukuria që ka krijimi i Tij dhe mrekullia e Urtësisë së Tij, dhe në larminë
dhe shumëllojshmërinë e krijimeve të Tij. Të gjitha këto shenja të qarta
që ka dhënë Allahu për njerëzimin që t’i thërrasë ata nëpërmjet tyre në
Teuhijdin e Tij (në dëshminë La ilahe il-lAllah), janë shpallur në Librin
e Tij Fisnik, në Kur'an dhe janë të përsëritura, kështu që kur robi i
Allahut t'i mendojë thellë ato, atëherë ai do të arrijë bindjen dhe dijen se
nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejtë përveç Allahut.
Dhe kur të gjitha këto shenja që u përmendën në lidhje me dëshminë La
ilahe il-lAllah të kuptohen, çdonjëra në përputhje me të tjerat, atëherë
besimi dhe dija vendosen fuqimisht në zemrën e robit sikurse malet që
janë të ngulitura fort në tokë. Ato nuk mund të lëkunden nga dyshimet
dhe endjet e mendjes megjithë shfaqjen e gënjeshtrës dhe dyshimeve,
besimi dhe dija do të rritet e do të përsoset.

18
Kushti i Dytë : Bindja [el-Jekijn]
Bindja është kushti i dytë i dëshmisë La ilahe il-lAllah, kusht i cili e
hedh poshtë dyshimin (shekk) dhe kërkon që po e thotë këtë dëshmi
duhet të jetë i bindur për kuptimin që ka kjo dëshmi, në mënyrë që të
zhduken të gjitha dyshimet dhe lëkundjet që t’i përshpërit Shejtani apo që
mund të lindin në mendjen apo në zemrën e tij rreth kësaj dëshmie.
Argument për sigurinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarit të
Tij, e pas kësaj nuk dyshuan por luftuan me pasurinë dhe me jetën
e tyre në Rrugë të Allahut. Ata janë të vërtetit.”
[Huxhurat: 15]
Në këtë ajet Kur'anor Allahu i Lartësuar e ka bërë bindjen kusht për
besimin e vërtetë sepse ai që ka dyshime në besimin e tij është prej
hipokritëve (Munafikëve).
Argument tjetër për sigurinë është edhe hadithi që e transmeton Ebu
Hurejra, radij-Allahu anhu, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): “Ai rob që e takon Allahun
duke dëshmuar se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë
jam i Dërguari i Allahut, duke mos patur dyshim në to, do të hyjë në Xhenet.” 12
12 Transmetuar nga Muslimi (1/56).

19
Gjithashtu, në një hadith të gjatë që e transmeton Ebu Hurejra, radij-
Allahu anhu, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“…çdo person që do ta takosh pas këtij muri, i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe zemra e tij është e sigurt për këtë, përgëzoje me
Xhenet.” 13
Pra, njerëzit me besim të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe
të Dërguarin e Tij duke mos patur kurrfarë lëkundjeje ose dyshimi, porse
janë të sigurt në këtë besim, prandaj Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Këta pra ! Ata janë të vërtetit.”
[el-Huxhurat: 15]
13 Transmeton Muslimi (1/60).

20
Kushti i Tretë: Sinqeriteti [el-Ikhlas ]
Kushti i tretë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është sinqeriteti, kusht i cili e
pastron veprën nga mbeturinat e Shirkut me qëllimin e mirë të personit
që e thotë dëshminë La ilahe il-lAllah, duke ia kushtuar kështu të gjithë
adhurimin vetëm Allahut të Lartësuar e askujt tjetër veç Tij, dhe në këtë
mënyrë i hapen atij dyert e Xhenetit.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
“A nuk është vetëm për Allahun adhurimi i sinqertë …”
[ez-Zumer: 3]
Gjithashtu Ai ka thënë:
“Dhe ata nuk u urdhëruan për gjë tjetër vetëm se ta adhuronin
Allahun të vetëm (pa i bërë shok) e që të ishin të sinqertë në
adhurim.”
[el-Bejine: 5]
Transmeton Ebu Hurejra, radij-Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sallAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Njeriu më i lumtur që do të ketë
ndërmjetësimin tim (në Ditën e Gjykimit) do të jetë ai që ka thënë me sinqeritet (nga
thellësia e zemrës së tij): La ilahe il-lAllah.” 14
Dhe transmetohet gjithashtu nga ‘Utban Ibn Malik, radij-Allahu anhu, se
Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu e ka bërë të
ndaluar Zjarrin për atë që thotë La ilahe il-lAllahh, duke kërkuar me këtë Fytyrën
e Allahut Azze ue Xhel .” 15
14 Transmeton Bukhari (1/193).
15 Transmeton Muslimi (1/456).

21
Kushti i Katërt: Vërtetësia [es-Sidk]
Kushti i katërt i dëshmisë La ilahe il-lAllah është vërtetësia, kusht i cili e
pastron njeriun nga të mashtruarit, të gënjyerit apo nga hipokrizia në
besim. Kjo do të thotë se robi duhet ta thotë këtë dëshmi duke qenë i
vërtetë në zemrën e tij. Vërtetësia këtu ka një karakter të ndryshëm nga
kushti i tretë që ishte sinqeriteti, sepse sinqeriteti kishte për qëllim
përkushtimin total të adhurimit Allahut të Lartësuar e askujt tjetër veç Tij
dhe të mos përziesh në adhurimin e Tij të tjerë bashkë me Të, kurse
vërtetësia këtu ka për qëllim deklarimin me vërtetësi e me besim të
dëshmisë La ilahe il-Allah e jo thjesht sa për t’u dukur e për t’i gënjyer
të tjerët sikur je besimtar, ndërkohë që ti je prej atyre që mohojnë.
Argument për vërtetësinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
“Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të thonë : "Ne kemi besuar",
e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre,
ashtu që Allahu gjithsesi do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e
do t'i dallojë gënjeshtarët.”
[el-Ankebut: 1-3]
Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe nga njerëzit ka prej atyre që thonë: “Ne i besojmë Allahut
dhe jetës tjetër”, por në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata
mendojnë të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por në të

22
vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër veç vetet e tyre, por ata nuk e
hetojnë (kuptojnë). Në zemrat e tyre ka sëmundje, e Allahu ua shton
edhe më shumë sëmundjen (e dyshimeve dhe hipokrizisë), e për
shkak se ata gënjyen, do të pësojnë dënim të dhimbshëm.”
[el-Bekare: 8-10]
Mu'adh ibn Xhebel, radij-Allahu anhu, tregon se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): “Nuk ka njeri që dëshmon
vërtetësisht me zemrën e tij se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut
dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, veçse Allahu ka për ta shpëtuar atë
nga Zjarri i Xhehenemit.” 16
16 Transmeton Bukhari (1/226).

23
Kushti i Pestë: Dashuria [el-Mehabeh]
Kushti i pestë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është dashuria, kusht i cili i
kërkon Muslimanit që të ketë dashuri ndaj kësaj dëshmie dhe përmbajtjen
e saj, t’i dojë ata që veprojnë në përputhje me këtë dëshmi dhe të jetë i
lumtur me të.
Argument për dashurinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
“Dhe nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut marrin të tjerë
(për t'i adhuruar), që i duan ata sikurse besimtarët (e vërtetë) e duan
Allahun,
porse ata që besojnë e duan Allahun më shumë (se ç'do gjë tjetër)
…”
[el-Bekare: 165]
Gjithashtu është thënia e Tij:
“O ju që besoni ! Kush largohet prej jush nga feja e vet, s'ka
dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë dhe ata e
duan Atë, (një popull) që është i butë me besimtarët, por i ashpër
ndaj jobesimtarëve, që luftojnë në rrugën e Allahut dhe që nuk i
frikësohen kërcënimit të asnjë kërcënuesi …”
[el-Maide: 54]

24
Enesi, radij-Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): “Kushdo që i ka këto tri
cilësi do ta arrijë ëmbëlsinë e besimit: 1) Të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të
dashur për të sesa çdo gjë tjetër; 2) Ta dojë një njeri për asgjë tjetër veç se për hir të
Allahut; 3) Të urrejë që të kthehet në mosbesim (kufr) pasi që Allahu e shpëtoi atë
nga mosbesimi ashtu siç urren që të hidhet në Zjarrin e Xhehenemit.” 17
Dashuria tek fjala La ilahe il-lAllah arrihet nëpërmjet dy gjërave:
E para : Të jesh i sinqertë në adhurimin e Allahut të vetëm e të pashok.
E dyta : Të braktisësh bërjen shirk ndaj Allahut, pra të mos i bësh shok
Atij në të gjitha format e adhurimit sepse i gjithë adhurimi i takon vetëm
Allahut të Lartësuar, i Pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë
njerëzit.
17 Transmeton Bukhariu (1/60) dhe Muslimi (1/66).

25
Shenja dalluese e Dashurisë për Allahun:
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: “Shenja e
dashurisë së robit për Zotin e tij është se ai i jep përparësi të Dashurit të
tij para epshit të vet; e urren çdo gjë që urren Zoti i tij, edhe nëse epshi i
tij ka prirjen drejt saj; miqësohet me këdo që miqësohet me Allahun dhe
të Dërguarin e Tij dhe e armiqëson këdo që shfaq armiqësi ndaj tyre; dhe
e ndjek të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i imiton veprat e tij
dhe e pranon udhëzimin e tij.” 18
Imam Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kushti i dashurisë është që të pajtohesh
me çdokënd që ai do.
Ai e bën këtë për hir të dashurisë që ka për të,
pa u treguar i pabindur,
Dhe nëse ti pretendon se ke dashuri për të,
por nuk pajtohesh me atë që ai do,
atëherë ti je gënjeshtar.
A i do armiqtë e të dashurit tënd,
ndërkohë që pretendon se ke dashuri për të?
Kjo është e pamundur!
Poashtu, ti shfaq me kokfortësi armiqësi
ndaj atyre që ai i do
E ku është dashuria këtu o vëllai i Shejtanit?
Nuk është gjë tjetër adhurimi veç njësimi i dashurisë,
bashkë me nënshtrimin e zemrës dhe të gjymtyrëve.”
18 Ma’rixhul-Kubul (1/383).

26
E deri aty ku ai, Ibnul-Kajjim, thotë:
“Vërtet e kemi parë një sekt që pretendojnë Islamin,
por përkundrazi ata po shfaqin Shirk të qartë.
Ata i kanë bërë shokë Allahut dhe janë të mashtruar,
duke i dashur ata bashkë me Të pa kurrfarë të drejte.” 19
19 En-Nunije (fq. 158) e Ibn Kajjimit.

27
Kushti i Gjashtë: Nënshtrimi [el-Inkijad]
Kushti i gjashtë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është nënshtrimi, me të
cilin Muslimanit i kërkohet që t'u nënshtrohet kërkesave të kësaj dëshmie,
që janë detyrat që Muslimani duhet t'i kryejë e t'i zbatojë me devotshmëri
dhe sinqeritet për Allahun, duke mos kërkuar asgjë tjetër përveç
kënaqësisë së Tij. Dhe e kundërta e nënshtrimit është braktisja e të gjithë
kësaj, pra dalja nga robërimi i Allahut dhe përfundimi në robërinë e
epsheve dhe shejtanëve nga mesi i xhinëve dhe njerëzve.
El-Hafidh Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kurse ai që thotë
La ilahe il-lAllah me gjuhën e tij dhe pastaj i bindet Shejtanit dhe
epsheve të tij duke mos iu bindur Allahun dhe duke e kundërshtuar Atë,
atëherë puna e tij e ka tradhëtuar thënien e tij. Dhe kjo shkakton mangësi
në plotësimin e Teuhijdit të tij në varësi të gradës vepra e tij e keqe, e cila
është mosbindje ndaj Allahut në bindje ndaj Shejtanit dhe epshit të tij.
“Dhe kush është më i humbur sesa ai i cili ndjek epshin e tij në
vend të udhëzimit të Allahut.”
[el-Kasas, 50]
“Dhe mos e ndiq epshin tënd pasi ai do të largojë nga rruga e
Allahut.”
[Sad, 26] 20
Argument për nënshtrimin është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
20 Kelimetul-Ikhlas (fq. 28) e Ibn Rexhebit.

28
“Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) dhe nënshtrojuni Atij.”
[ez-Zumer: 54]
Dhe thënia e Tij:
“Dhe kush mund të jetë më i mirë në Fe sesa ai që e nënshtron
fytyrën e tij te Allahu dhe punon mirësi …”
[en-Nisa: 125]
Dhe thënia e Tij:
“Dhe kushdo që e nënshtron fytyrën e tij te Allahu dhe është prej
atyre që punojnë vepra të mira, atëherë ai është kapur fort në
lidhjen më të sigurt…”
[Llukman: 22]
Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë (kuptimi i hadithit): “Asnjëri
nga ju nuk ka për të besuar derisa dëshirat tuaja të ndjekin atë me të cilën unë u
dërgova.” 21
Kjo është grada më e lartë e nënshtrimit. Allahu i Lartësuar ka thënë:
21 Transmeton Muslimi (n.38).

29
“Por jo, për Zotin tënd, ata nuk kanë Besim, derisa të të bëjnë ty
gjykues në të gjitha mosmarrëveshjet që kanë mes veti dhe të mos
gjejnë në vetet e tyre këmbëngulje kundër vendimit tënd dhe ta
pranojnë atë me nënshtrim të plotë.”
[en-Nisa: 65]
Tha el-Hafidh Ibn Kethir, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij ajeti:
“Allahu i Lartësuar betohet mbi Veten e Tij fisnike e të pastër (nga çdo e
metë e mangësi) se askush nuk ka besuar me të vërtetë derisa ata ta bëjnë
të Dërguarin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, gjykues në të gjitha çështjet.
Kështu që çfarëdo gjykimi që të japë ai, atëherë ajo është e vërteta ndaj së
cilës është obligim që t’i nënshtrohemi, qoftë përbrenda (veteve tona)
apo nga jashtë. Për këtë arsye Allahu ka thënë: “dhe të mos gjejnë në
vetet e tyre këmbëngulje kundër vendimit tënd, dhe të pranojnë me
nënshtrim të plotë…”
Që do të thotë se kur ti - O Muhamed – bën një gjykim, ata duhet të
ndjekin ty nga përbrenda (veteve të tyre). Kështu që ata nuk duhet të
kenë ngurrim përbrenda veteve e tyre në lidhje me çdo gjë që ka gjykuar
ai. Ata duhet të nënshtrohen nga jashtë dhe nga përbrenda.
Pra ata duhet t’i nënshtrohen atij (gjykimit) me një nënshtrim të plotë, pa
bërë rezistencë duke braktisur mosdorëzimin dhe mosmospajtim me të.
Kjo është në përputhje me atë që është përmendur në hadith:
“Betohem në Allahun, në Dorën e të Cilit është shpirti im, askush prej jush nuk ka
besuar me të vërtetë derisa dëshirat e tija të pajtohen me atë me të cilën kam ardhur
unë.” 22
22 Tefsir Kur’anil-Adhijm (2/306) e Ibn Kethirit.

30
Kushti i Shtatë: Pranimi [el-Kubul ]
Kushti i shtatë i dëshmisë La ilahe il-lAllah që duhet të përmbushë
Muslimani është Pranimi, dhe ky kusht është kundërshtuesi i refuzimit.
Pra, Muslimani duhet që të pranojë gjithçka që ka të bëjë me dëshminë
La ilahe il-lAllah duke filluar që nga kuptimi dhe përmbajtja e saj e deri
tek kërkesat dhe detyrat që t'i obligon ajo.
Argument për pranimin në Kur'an është ajo ç'ka ka thënë Allahu i
Lartësuar:
“Dhe ngjashëm, Ne nuk dërguam paralajmërues para teje (O
Muhamed) në ndonjë vendbanim (popull), e të mos kenë thënë të
pasurit nga mesi i tyre: “Ne i gjetëm baballarët tanë duke ndjekur
këtë fe dhe vërtet ne do t'i ndjekim gjurmët e tyre.” Ai
(paralajmëruesi) tha: -A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga
ajo që i gjetët baballarët tuaj duke e ndjekur ?”
Ata thanë:”Vërtet ne nuk besojmë në atë me të cilën je dërguar ti.”
Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shiko se si ishte
përfundimi i gënjeshtarëve.”
[ez-Zukhruf: 23-25]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

31
“Për arsye se kur u thuhej atyre "Nuk ka të adhuruar tjetër veç
Allahut", ata e mbanin veten me të lart. Dhe thoshin: "A do t'i
braktisim zotat tanë për një poet të çmendur ?”
[es-Saffat: 35-36]
Ebu Musa El-Esh'ari, radij-Allahu anhu, transmeton se Profeti, sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë (kuptimi i hadijthit): “Shembulli i udhëzimit dhe dijes
me të cilat më ka dërguar Allahu është si ai shiu i bollshëm që bie në tokë, ku një
pjesë e tokës ishte pjellore dhe e thithi ujin duke nxjerrë më pas gjelbërim dhe bar me
bollëk. Një pjesë tjetër (e tokës) ishte e fortë dhe e mbajti ujin e shiut dhe Allahu i
begatoi njerëzit me të dhe e përdorën për të pirë vetë dhe kafshët e tyre dhe vaditën
tokën për ta mbjellë. Dhe një pjesë e saj ishte shterpë (jopjellore) e cila as nuk mundi
ta mbante ujin e as nuk solli gjelbërim. Dy të parat janë shembulli i një personi që e
kupton fenë e Allahut dhe begatohet (me atë dije) të cilën Allahu i Lartësuar e ka
shpallur nëpërmjet meje, e mëson dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve. Shembulli i fundit
është i atij personi që nuk do t'ia dijë për të dhe nuk e merr udhëzimin e Allahut që
është shpallur nëpërmjet meje.”
[Transmeton Bukhari]
Pra, Muslimani duhet ta pranojë me gjoks të hapur, me zemër e shpirt të
kënaqur e me besim të patundur çdo gjë që e obligon dëshmia
La ilahe il-lAllah.
Refuzimi i obligimeve të kësaj dëshmie është një nga cilësitë e atyre që e
mohojnë Allahun e Lartësuar dhe cilësi e Mushrikëve zullumqarë, ata të
cilët adhurojnë të tjerë veç Allahut apo bashkë me Të.

32
Kushti i Tetë: Mosbesimi [el-Kufr ]
Kushti i tetë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është mosbesimi, kusht i cili
ka për qëllim mosbesimin apo mohimin e çdo gjëje që adhurohet në vend
të Allahut dhe mosbesimin në Tagutët, duke u mbështetur tek fjala e
Allahut të Lartësuar: në suren el-Bekare, ajeti 256 :
“…Dhe kush nuk beson në Tagutin dhe beson Allahun, atëherë ai
është kapur në lidhjen më të sigurt, e cila nuk këputet kurrë…”
[Bekare, 256]
Dhe poashtu, argument për këtë kusht ata kanë sjellë edhe hadithin që
transmeton Tarik Ibn Ashim, i cili e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut,
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thotë: “Kushdo që thotë se askush nuk meriton të
adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe ai nuk beson (e mohon) çdo gjë që
adhurohet në vend të Allahut, atëherë Allahu e ka bërë gjakun dhe pasurinë e tij të
ndaluar, dhe llogaria e tij është tek Allahu.”
[Transmeton Muslimi dhe Ahmedi]
Është thënë gjithashtu se kushti i tetë i dëshmisë
La ilahe il-lAllah është Urrejtja [el-Bugd], që nënkupton se Muslimani
duhet të urrejë çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut si dhe ata që i
adhurojnë idhujt dhe bien në kundërshtim me dëshminë La ilahe illAllah.
Sidoqoftë, këto kushte janë në përputhje me njëra-tjetrën, dhe të
gjithë kushtet që u përmendën më lartë janë të kuptueshëm dhe
ndërthuren me njëri-tjetrin për realizimin e plotë të dëshmisë
La ilahe il-lAllah.

33
Ne i lutemi Allahut që t’i forcojë besimtarët me këtë dëshmi dhe i lutemi
Atij që t’i poshtërojë idhujtarët dhe ta çrrënjosi shirkun nga vendi ynë.
Vërtet Allahu është Ai i Cili i përgjigjet lutjes së robit të Tij!
Salati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
familjen e tij dhe të gjithë Shoqëruesit e tij.

34
Literatura e Shfrytëzuar :
1. “Leht ësim Nga Allahu Për Shpjegimin e
Argumenteve t ë Shtat ë Kushteve t ë Dëshmis ë La
Ilahe il-lAllah” Nga Shejkh Ubejd el-Xhabirij
2. “Kuptimi dhe Kushtet e Dëshmis ë
La ilahe il-lAllah” Nga Maaz Kureshi
(SunnahPublishing.net)
3. “El-Kaulul-Mufid” Nga Shejkh Muhamed Ibn
Abdul-Uehab el-Uesabi”
4. “Shurut La ilahe il-lAllah” Nga Shejkhul-Islam
Muhamed Ibn Abdul-Uehab et-Temimi
5. “Rruga për Arritjen e Sqarimit t ë Tri Parimeve
Themelore” Nga Shejkh Zejd el-Medkhalij
6. “Erdhi t’ju Mësoj ë Fenë Tuaj” Nga Shejkh
Abdul-Muhsin el-Abbad
etj…

No comments: