Sunday, October 5, 2008

KUR'ANI


Kur’ani apo Kurani (Nga arabishtja: القرآن Ai që lexohet) është shkrimi i shenjët i fesë islam, fjalë e All-llahut. Sipas shpjegimit fetarë Kurani përkufizohet : Kur’ani është fjalë e Zotit e mbinatyrshme e shpallur Profetit Muhammed në gjuhën arabe, e shkruar në mus’haf (në prezencën e profetit), e transmetuar me besnikëri, kurse vetë leximi i Kur’anit është vepër e devotshme - adhurim.
Rreth Kur`anit famëlartë
Muaji i Ramazanit - në të cilin filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra. (Kur'an, 2:185)
... Sikur të ishte (Kurani) prej dikut tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie. (4:82)
Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: “Sillna një Kur’an tjetër, ose ndryshoje këtë!” Thuaj: “Mua nuk më takon që ta ndryshojë vetë, unë përcjelli vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të Ditës të madhe. (10:15)
Ne sqaruam në menyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur’an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta). (17:41)
Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”. 17:88.

Kur'ani-shpallje hyjnore
Muslimani beson në Kur'anin Fisnik, në Librin të cilin All-llahu ia zbriti më të mirit njeri dhe më të mirit pejgamber, të dërguarit tonë Muhammedit, (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të), siç u zbriti librat tjerë pejgamberëve të mëparshëm. Ai me ligjet dhe rregullat e tij zëvendësoi të gjitha ligjet dhe rregullat e librave të mëparshëm hyjnor, ashtu siç zëvendësoi me mesazhin e Muhammedit çdo mesazh të pejgamberëve të mëparshëm. Besimtari beson se ai është Libri gjithpërfshirës i ligjit më të madh hyjnor. Zbritësi i tij garantoi që kush e zbaton atë do ta bëjë të lumtur në të dy jetërat, dhe premtoi se kush ia kthen shpinën atij dhe nuk e zbaton do ta bëjë të dëshpëruar në të dy vendbanimet (në këtë botë dhe në të ardhmen). Besimtari beson se ai është Libri i vetëm të cilit All-llahu i ka garantuar ruajtje nga heqja apo shtimi në të, nga ndryshimi apo zëvendësimi, dhe se i tillë do të mbetet deri në fund të kësaj jete, duke u mbështetur në argumentet dhe dëshmitë e teksteve islame dhe në ato logjike:
Argumentet e teksteve islame
1. All-llahu i Lartë ka lajmëruar në Kur'an: "I Lartë qoftë Ai i cili zbriti Kriterin e së vërtetës (Kur'anin) te robi i Tij (Muhammedi) që të jetë këshillues për gjithë njerëzit dhe xhindet!" (El-Furkan, 25:1);
"Ne të rrëfejmë ty (O Muhammed) tregimet më të mira me anë të shpalljeve tona të këtij Kur'ani, ndërsa para kësaj (Shpalljes hyjnore) ti ishe prej atyre që nuk dinin asgjë (për Kur'anin, për tregimet e para e tjer)." (Jusuf, 12:3);
"O ithtarë të librave të parë (çifutë e kristianë)! Tani ka ardhur te ju i dërguariYnë (Muhamed) duke ju shpjeguar mjaft prej atyre gjërave që ju i keni fshehur gjithnjë nga Libri juaj ose i keni kaluar shumë të tjera (lehtë e duke i lënë të pa shpjeguar). Vërtet që ju ka ardhur nga All-llahu një dritë (Pejgamberi) dhe një libër i qartë (Kur'ani), me anë të të cilit All-llahu udhëheq të gjithë ata të cilët kërkojnë kënaqësinë e Tij drejt rrugëve të paqës dhe ai i nxjerr ata nga errësira në dritë me vullnetin e Tij dhe i udhëzon në Rrugën e drejtë (Islam)." (El-Maideh, 5;15-16);
"Po kushdo që i kthen shpinën Mesazhit Tim, padyshim që për të do të ketë jetë të vështirë dhe Ne do ta ngremë të verbuar në Ditën e ringjalljes." (Ta-Ha, 20;124);
"Ai është një libër i nderuar dhe i vlerësuar. Nuk hyn gënjeshtra në të as nga para, as nga prapa: ai është i zbritur nga më i Urti, më i denji për të gjitha lavdërimet." (Fusilet, 41: 41-42);
"Vërtet, jemi Ne që e kemi zbritur Përkujtimin (Kur'anin) dhe padyshim që ne do të jemi Ruajtës të tij." (El-Hixhr, 15:9)
2. I dërguari, (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të), të cilit iu zbrit Kur'ani na ka lajmëruar:
"Vërtet, më është dhene Kur'ani dhe diçka i sikur ai." "Më i miri nga ju është ai i cili mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëvve." (Ebu Davud, Tirmidhi, Ibën Maxheh, Hasen) "Nuk lejohet zilia përveç se në dy raste: t'i kihet zili atij njeriu të cilit All-llahu i ka dhene vullnet për të lexuar Kur'anin, e ai e këndon atë natë e ditë, dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhene pasuri, e ai e shpërndan atë natë e ditë." (El-Buhari) "Sikur të ishte Musai dhe Isai gjallë nuk do tu mbetej tjetër veçse të më ndjekin mua." (Ebu Ja'la)
3. Besimi i paluhatshëm i miliardë muslimanëve se Kur'ani është Libër i All-llahut dhe frymëzim i Tij, të cilin Ai e shpalli tek i Dërguari i Tij, si dhe leximi e memorizimi i tij nga ata dhe veprimi i tyre në pajtim me mësimet e tij.

Argumentet logjike
1. Edhe pse ai të cilit iu zbrit Kur'ani nuk kishte lexuar e as shkruar kurrë, dhe asnjëherë nuk kishte ndejtur me shkrimtarë e as nuk kishte mësuar në ndonjë shkollë, Kur'ani përmban shumë të dhëna nga shkencat vijuese,:
A. Kozmologjia, B. Historia, C. Legjislatura, D. Politika, E. Fizika, F. Astronomia etj.
Fakti se Kur'ani përmban këto shkenca është argument i fortë se ai është fjalë e All-llahut të Lartë dhe shpallje nga Ai, ngase nuk paramendohet që këto shkenca të rrjedhin nga një analfabet, i cili nuk ka lexuar dhe nuk ka shkruar kurrë.
2. All-llahu, Zbritësi i tij, sfidoi njerëzit dhe xhindet që të vijnë me një Kur'an të tillë: "Thuaj: Nëse njerëzimi dhe xhindet do të mblidheshin të gjithë bashkë të nxirrnin ngjasimin e këtij Kur'ani, ata nuk do ta bënin dot përngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin." (El-Isra, 17:88) Ai sfidoi gojëtarët dhe retorikët arabë që të vijnë me dhjetë kaptina sikur të Kur'anit, bile edhe me një kaptinë, por ata nuk patën mundësi ta bëjnë atë.
Kjo është dëshmia më e madhe se ai është fjalë e All-llahut dhe asesi fjalë e njeriut.
3. Ai përmban shumë informata për botën e fshehtë (gajb), prej të cilave tani më janë përmbushur disa, krejtësisht ashtu siç ka profetizuar ai (si për shembull humbja e Persëve dhe fitorja e romakëve…)
4. Pasiqë All-llahu u ka zbritur libra tjerë edhe të dërguarve tjerë pos Muhammedit, (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të), - siç është për shembull Tora e cila iu zbrit Musait, Ungjili i cili iu zbrit Isait, (alejhimas-selam – paqja qoftë mbi ta), - nuk ka arsye të mohohet që Kur'ani është zbritje nga All-llahu i Lartë, ashtu siç i ka zbritur librat e mëparshëm.
5. Janë përcjellur profecitë e tij dhe ato janë përmushura pikërisht ashtu siç ka paralajmëruar ai. Poashtu edhe ligjet dhe rregullat e tij janë provuar dhe është arritur krejt ajo që është pasur për qëllim me to, si për shembull siguria, krenaria,fuqia, nderi dhe dituria për të cilën dëshmon historia e shtetit të halifëve të pare, si dhe rasti i Mbretërisë Saudite, ku vendin kishte përfshirë pasiguria dhe anarkia, saqë haxhiu nuk ishte i sigurtë në rrugën e tij për në haxhillëk, dhe posa u shpall shteti i Kur'anit vendin e kaploi siguria që nuk ishte parë qysh nga koha e halifëve të parë.
Dhe çfarë dëshmie kërkohet pas këtyre për faktin se Kur'ani është fjalë dhe frymëzim i All-llahut, të cilin e zbriti te krijesa më e mirë dhe vula e të dërguarve dhe lajmëtarëve të Tij.
Historiku i Kuranit
Sipas islamit Kur’ani është libri i fundit fetarë i shpallur nga All-llahu Profetit të fundit Muhammedit. Shkrimi i tijë është bërë në mënyrë kronologjike (disa faza) në një periudhë prej 23 viteve. Përmban 114 kaptina që kanë gjithsej 6360 versete, duke numëruar këtu edhe versetin fillues të çdo kaptine “Në emër të Zotit të Mëshirshëm, Mëshirëplotit”. Radhitja e verseteve dhe kaptinave nuk është e radhitur në mënyrë kronologjike, por është e radhitur sipas porosisë së Pejgamberit (shqiptimi?) e që poashtu është bërë në bazë të shpalljes, d.m.th. vetë profeti ishte ai i cili urdhëronte të bëhej radhitja. Kurani është kushtetutë dhe burimi themelor i fesë islame, predikimit dhe të drejtës së Sheriatit. Baza kryesore e Kur’anit është me përmbajtje dhe karakter moral edukativ, human dhe me vlera mbarë njerëzore. Mirëpo, Kur’ani paraqet edhe një kushtetutë me norma në vazhdimësi aktuale dhe universale. Ai përmban, jo vetëm norma morale e humane, por edhe norma juridike, norma të drejtësisë ligjore, sociale, familjare, ekonomike etj, që kanë të bëjnë me fushëveprimin dhe rregullimin e çështjeve të ndryshme jetësore të shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Ai përmban principet kryesore fetare, morale dhe juridike islame . Është përmbledhje e rregullave esenciale në bazë të të cilave duhet të ndërtohet dhe zhvillohet jeta materiale e shpirtërore por, gjithsesi edhe shoqërore dhe qytetare e muslimanëve. Ai përmban:
Normat që kanë të bëjnë me çështje të besimit.
Normat të cilat kanë të bëjnë me edukimin dhe formimin e personalitetit.
Normat të cilat kanë të bëjnë me sistematizimin e marrëdhënieve të jetës private dhe shoqërore, ligje juridike të cilat janë dhënë në mënyrë të prerë në Kur’an. Norma dhe ligje që rregullojnë raportet e njeriut me Zotin, apo normat dhe të drejtat e njerëzve në mes tyre, dhe këto ndahen në disa grupe, sikur që janë:
E drejta personale.
E drejta familjare.
E drejta civile.
E drejta penale.
E drejta mbi shitblerjen.
E drejta fetare.
E drejta ndërkombëtare
Normat të cilat merren me çështjet e gjykimit, dëshmisë, betimit.
Normat morale.
Normat të cilat kanë të bëjnë me sistematizimin e sundimit-pushtetit
Normat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e shtetit (islam) me shtetet tjera.
Normat që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike.

Përbërja e Kur'an-it
Kur'ani është tërësi e dy llojit të pjesëve, nga sure (kaptina) dhe ajete (versete). Kur'ani në vehte përmban 114 sure të cilat gjithsej i kanë 6236 ajete. Çdo sure emërtohet me një emër arab e që bazohet në një ngjarje që flitet në atë sure përkatëse. Suret në Kur'an nuk janë të rradhitura sipas kronologjisë së zbritjes (shih Suret Kur'anore) të pranuar nga ana e dijetarëve musliman, por janë të rradhitura sipas urdhërit hyjnor që me rastin e shpalljes iu transmetua Muhhammedit a.s.. Të gjitha shpalljet ai i përsëritte me zë në mënyrë që shokët e tij ti shkruanin dhe ti mësonin përmendësh. Personi i cili e din përmendësh dhe e reciton tërë Kuranin quhet Hafëz, koleksioni i këtillë i ajeteve Kuranore quhet Mus-haf. Muhammedi ka qenë hafëz dhe mësues i parë i Kuranit.
Gjuha që përdoret në Kuran është gjuhë e pastër letrare arabe që tërhek dhe frymëzon me ndëgjimin e tij. Para mrekullisë së tij gjunjëzohen gjuhëtarë dhe muzicienë të shumtë botëror. Manifestimi i mrekullisë së Kuranit mund te vërehet në përputhjen e shprehjeve, ligjeve dhe argumenteve shkencore të cekura në ajete, si dhe në saktësinë dhe precizitetin e shprehjeve.
Sqarimi i normave të Kur’anit
Sqarimi i normave të Kur’anit është dy llojesh: në norma të përgjithshme, dhe të veçanta.
Në mënyrë të përgjithshme mund të marrim shembullin e citatit -mesazhit kur’anor: “Vërtetë Zoti ju urdhëron (që të gjykoni) me drejtësi... “
Në mënyrë të detajizuar si specifike mund të marrim shembullin e citatit Kur’anor: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera-alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall-lojërat e fatit) janë vepra të ndyta të djallit. Pradaj largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” .

No comments: