Monday, October 6, 2008

JETA E PROFETIT

JETA E PROFETIT (a,s) PARA PROFETËSISË
- Ngjarja Historike:Burime të qëndrueshme për jetën e Profetit (a,s) para profetësisë na tregojnë faktet e mëposhtme:- Ai lindi në shtëpinë më fisnike të arabëve. Fisi i tij ëBenu Hashimë jannga degëzimet më fisnike të Kurejshëve , ashtu si dhe vetë Kurejshët kanë qenë fisi më i nderuar ndër arabët dhe me prejardhje më të pastërt e me pozitë më të lartë. Lidhur me këtë , percjellet se Abasi ka dëgjuar Profetin (a,s) të thotë:ë Allahu krijoi krijesat dhe mua më bëri krijesën më të mirë nga tëgjithë. Po ashtu, Ai zgjodhi fiset, duke më bvrë mua nga fisi më i mirë, më pas më zgjodhi mua nga shtëpia më e mirë. Prandaj unë jam më i miri prej jush, edhe si njeri edhe si shtëpiëAskush nuk e ka kundërshtuar Profetin (a,s),për prejardhjen fisnike nga Kurejshët, por ata u munduan me shpifje të tjera.-Muhamedi u rri jetim. Babai i tij, Abdullahu, vdiq në kohën kur e ëma, Emineja, ishte shtatzënë me të vetëm dymuajshe. Në moshën gjashtë vjeqare atij i vdiq edhe e ëma. Keshtu Muhamedi provoi shijen e hidhur të jetës që në vogëli, pasi humbi prindërit dhe ngrohtësinë e tyre. Më pas, atë e mori nën kujdestari gjyshi i tij, Abdul Mutalibi, ndërkoh që edhe ky i fundit vdiq kur Muhamedi ishte vetëm tetë vjeq. Më vonë, për të do të kujdeset xhaxhai i tij, Ebu Talibi, deri sa u rrit dhe u bë krah i tij.Për faktin se ai është rritur jetim flet dhe Kurani: ëë A nuk të gjeti Zoti ty jetim e të përkrahuëë(Duha,6) - Muhamedi i kaloi katër vitet e para të fëmijërisë së tij në shkretëtirë nëfisin e Benu Seadit. Ai u rrit i fuqishëm, me një trup të shëndetshëm, me një gjuhë të pastërt, guximtar dhe kalorës i shkëlqeu. Ai shfaqi talentet e tij që në vegjëli, në kthjelltësinë dhe qetësinë e shkretëtirës dhe në ajrin e pastër të saj.- Që në moshë të vogël ai u dallua për epërsin e tij. Ai shquhej pVrzgjuarsi dhe i bënte të tjerët që ta donin. Kur Muhamedi shkonte në shtëpi, ulej në shtrojën e gjyshit tv vet, Abdul Mutalibit, ku askush tjetër nuk ulej. Xhaxhallarët e tij mundoheshin ta largonin nga vendi i babait të tyre, por Abdul Mutalibi u thoshte;ëLëreni birin tim!Për Zotin, ai ka vend të rëndësishëm.ë- Në fillim të rinisë së tij, Muhamedi ruante bagëtitë e mekasve dhe merrteshpërblimë për këtë. Lidhur me këtë, Profeti (a,s), ka thënë :ë E kann pyetur: ë Edhe ti, o i Dërguari i Allahutë ë Ai është përgjigjur: ëEdhe unë !ë Kur mbushi moshën njëzet e pesë vjeë, ai punonte për të bijën e Huejlidit, Hadixhen, si tregtar për llogari të sajë, kundrejt shpërblimit.- Muhamedi nuk i shoqëronte bashkëmoshatarët e vet në dëfrimet dhepunët e padobishme që ata bënin. Zoti e kishte mbrojtur atë nga keto gjëra. Në librat që flasin për historinë e jetës së tij shtjellohet imësisht se njëherë, kur Muhamedi ishte i ri, dëgjoi në një anë të Mekës një këngë, diku në një dasmë. Mendoi që të shkonte atje . Deshi Zoti dhe e vuri atë në gjumë, derisa u zgjua nga nxehtësia e diellit. Ai nuk u bashkohej njerëzve të tjerë që adhuronin idhujt dhe asnjëherë nuk hëngri kurbane të therur për ta. Ai asnjëher nuk piu akool dhe nuk luajti kumar. Ai sihte gojëmbël dhe kurrë nuk ka përdorur fjalë të pahijshme.- Ai njihej si njeri i menëur dhe i pjekur. Ngjarja e vendosjes së Gurit të Zinë vendin e caktuar në Qabe, është një argument i qartë për zgjuarsinë e tij. Në atë kohë Qabja kishte pësuar një përmbytje dhe muret ishin ëarë. Banorët e Mekës vendosën që ta shembnin, pët ta ndërtuar nga e para. Dhe kështu bënëë Kur arritën te vendi i Gurit të Zi, patën kundërshtime të rrepta me njëri-tjetrin për faktin se cili prej tyre do të kishte nderin për vendosjen e Gurit të Zi në vendin e vet. Secili fis donte që ta kishte nderin për vete. Gjendja u acarua, deri sa ishin gati të vriteshin me njëri tjetrin. Më pas ranë dakord që të gjykonte ndërmjet tyre njeriu i parë që do të hynte nga porta e Benu Shejbes. Personi i parë që hyri ishte Muhamedi. Kura e panë, thanë; ë Ky është njeri besnik dhe ne do ta pranojmë gjykimin e tij.ë Kur e njoftuan se si ishte ëështja, Muhamedi e zgjidhi problemin me pëlqimin e të gjitha palëve që po grindeshin. Ai shtroi rrobët e tij, e vendosi gurinnë të e më pasë urdhëroi të gjithë fiset që të kapninnga një cop të rrobvs. Pasi ata e ngritën dhe guri arriti në vendin e vet, ai e mori atë dhe e vendosi me dorën e tij. Të gjithë e miratuan veprimin e tij. Në këtë mënyrë, Allahu mbrojti gjakun e arabëve që të mos derdhej kot dhe Zoti e di se kur do përfundonte. Dhe e gjithë kjo, falë logjikës së Muhamedit(a,s).- Muhamedi në rininë e tij njihej nga njerëzit si besnik dhe i sinqertë dhe ubë i njohur ndër ta për sjelljet e mira që kishte, për mbajtjen e fjalës, për dëgjueshmërinë, qëndrueshmërinë e tij dhe shumë virtyte të tjera. Të gjitha këto e bënë Hadixhen tëi besojë atijë tregtinë për llogari të sajë, me karavanin që shkonte ëdo vit në qytetin e Busras. Për këtë, ajo e paguante atë dyfishin e shpërblimit që u jepte të tjerëve . Kur u kthyen në Mekë, shërbyesi i Hadixhes, Mejsari, i tregoi asaj për dhe sinqeritetin e Muhamedit. Atë vit ajo fitoi shumë para dhe ia shtoi atij përsëri shpërblimin për punën e bërë. Aji ishte shumë e kënaqur me Muhamedin dhe kërkoi që të martohej me të. Kështu ai pranoi të martohej me Hadixhe, ndërkoh që ishte pesëmbëdhjetë vjet më i vogël se ajo.- Dëshmia më e mirë për moralin e lartë që ai kishte para profetësisëështë thënia e Hadixhes kur atij i erdhi shpallja në shpellën Hira dhe u kthye në shtëpi i frikësuar. Ajo, kur e pa të frikësuar, i tha: ë Jo! Betohem në Zotin, se Ai nuk do të lejojë kurr që të të ndodhë diëka e keqe, se ti i ke ruajtur lidhjet farefisnore, je shmangur nga mëkatet, ke ndihmuar nevojtarët, ke respektuar mysafirin tënd dhe ke thënë gjithmonë të vërtetën. Për këtë,ti nuk do të jesh kurrë pre shejtanit dhe e fiksimeve. Nuk ka dyshim se Allahu të ka zgjedhur ty për të drejtuar njerëzimin në Rrugën e Drejtë. - Ai udhëtoi dy herë jashtë Mekës. Herën e parë me xhaxhain e tij, EbuTalibin, kur ishte dymbëdhjet vjeë dhe herën e dytë në moshën 25-vjeëare, kur tregtonte për Hadixhen. Të dyja udhëtimet e tij kanë qenë në qytetin Busra, në Sham. Në të dyja herët ndëgjonte nga tregtarët bisedat e tyre dhe shihte me vëmendje gjurmët e vendeve ku kalonte dhe zakonet e banorëve të atyre zonave.- Allahu i madhëruar i bëri të dashur atij disa vjet përpara profetësisë të dilte në shpellën Hira, e cila ishte nv një kodër në veri-perëndim të Mekës. Ai vetmohej atje për afro një muaj gjatë muajit të Ramazanit, duke medituar rreth krijesave të Allahut dhe për madhështinë e Tij. Kështu, ai vazhdoi nv këtë gjendje derisa i erdhi shpallja dhe i zbriti Kurani fisnik.
JETA E PROFETIT ( A.S )PAS PROFETËSISË E DERI NË MEMIGRIMIN QË U BË NË HABESHEA
Gjatë kesaj periudhe figurojn ngjarjet historike te meposhtme:- Zbritja e shpalljes se Profetit (a.s) kur ai kishte mbushur dyzet vjeq.Atij i zbriti Xhibrili me shpalljen hyjnore ditën e hënë të datës 27 Ramazan (viti 610 e.s).Buhariu shënon në sahihun e tij se nëna e besimtarëve,Aishja r.a. ka treguar mënyrën e zbritjes së shpalljes:-Gjëja e parë që ka ndodhur me Profetin (a.s) në fillim të fillim të shpalljes ka qenëendrra e vërtetë. ëdo ënderr që ai shihte i dilte si ylli i mëngjesit. Atij filloi t`i pëlqen vetmia. Shkonte në shpellën HIRA dhe atje,ivetmuar meditonte për Zotin me net të tëra parat se të kthehej në shtëpi. Kështu ai po pregaditej për një përgjegjësi të madhe , derisa iu paraqit e Vërteta: engjelli Xhibril shkoi tek ai dhe i tha :ëIkraë ( Lexo ).Ai u përgjigj ;ëUnë nuk di të lexojë Engjelli Xhibrili e përsëriti dy herë urdherin , e më pas i tha : ë Lexo me emrin e Zotit tënd , i Cili krijoi ( ëdo gjë ) Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur ( në mitren e nënës ). Lexo se Zoti yt është më Bujar , Ai e mësoi atë që nuk e dinte.ë ( Alak, 1-5 ).Këto ishin edhe ajetet e parat ë Kuranit që u pasuan nga një seri shpalljes hyjnore gjatë gjith jetës së Profetit ( a.s ). Pasi i zbritën ajetet e para , Muhamedi ( a.s ) u kthye nga shpella tepër i tmerrur dhe i tha Hadixhes;Më mbuloni,më mbuloni !ë Të afërmit e mbështollën me një dhe ai ndenji ashtu derisa u qetësua.Më pas i tha Hadixhes ;ë U frikësova shumëë Por Hadixhja iu përgjigj;ë Jo ! Btohem në Zotin se Ai nuk do të lejojë kurrë që të të ndodhë diëka e keqe , se ti i ke ruajtur lidhjet farefisore , ti je shmangur nga mëkatet , ti ke ndihmuar nevojtaret, ke respektuar musafirin tënd dhe ke thënë gjithmonë të vërtetën.ëMë pas ajo e shoqëroi atë te kushëriri i saj , Ueraka Ibn Neufali, i cili kishte përqafuar fenë krishtere përëara ardhjes së Islamit. Ai ishte i menqur dhe kishte njohuri mbi librat e shenjtë. Ishte plak dhe i verbër. Hadixhja i tha:ëO djali i xhaxhait tim! Dëgjo se ë`do të thotë Muhamedi !ë Plaku tha; ëUrdhëro o bir , ë`të ka ngjarë ëëMuhamedi (a.s.) i tregoi atij se ëëi kishte ndodhur.ëAi qe të ka vizituar ty është engjëlli Xhibril, - i tha ai.Ai më parë ka shkuar edhe te Musai.Ah, sikur të isha djalë i ri dhe të jem gjallë ditën kur do të përzënë populli yt!ë Profeti i tha: ëAta do të më përzënë muaë!ë ë ëPo, - ia ktheu plaku, - kjo ka ndodhur me të gjithë ata profetë që kanë qenë para teje, por, nëse unë do të jem gjallë atë ditë, kam për të qenë në krah dhe do të të ndihmoj.ëUeraka e dinte që Allahu dërgonte gjithnjë engjëllin Xhibril për tëi dhënë shpalljet të dërguarve të Tij, por ai ndërroi jetë kur shpallja ishte ndërprerë për njëfarë kohe.Ibn Hishami rrëfen prej Ibn Isëhakut se Xhibrili shkoi te Muhamedi (a.s.) ndërkohë që ai po flinte në shpellën Hira. Xhibrili kishte një veshje mëndafschi dhe një libër. I tha: ëLexo ë!ë Pastaj, Muhamedi (a.s.) tregon: ëë Unë lexova dhe ai u largua prej meje. Unë u zgjova menjëherë prej gjumit dhe më dukej sikur një libër u vulos në zemrën time. ëMë pas-vazhdon Ibn Hishami ë Ai (Prifeti) doli nga shpella në kodër dhe dëgjoi të njëjtin zë frikësues që thoshte: ëO Muhamed! Ti je i dërguari i Allahut, kurse unë jam Xhibrili.ëQëndrova -tregon Profeti (a.s.) ë dhe po e shihja.Nuk po bëja asnjë lëvizje.U mundova ta heq shikimin prej tij diku në qiell, por në ëdo vend që hidhja sytë, atë e kisha përballë. Qërdrova në këmbë pa bërë asnjë hap përpara dhe asnjë hap pas, derisa Hadixhja dërgoi dikë që të më kërkonte.ë- E para që besoi dhe pranoi thirrjen e tij ishte e shoqja, Hadixhja, i dyti ishte djali i xhaxhait të tij, Aliu, i cili atëherë ishte vetëm 10 vjeë, i treti ishte ndihmësi i tij Zejd Ibn Harithe.Gjithashtu, miku i tij i vjetër, Ebu Bekri ishte njëri prej të konvertuarve të hershëm që pasoi Zejdin. I pari skllav i asaj kohe që pranoi Islamin ishte Bilal Ibn Rabbah el Habeshiu. Sië thamë, Hadixhja ishte e para që e besoi Muhamedin dhe përqafoi thirrjen e tij. Faljen e parë muhamedi (a,s) e kreu me të mbrëmjen e ditës së hënë, pasi fillimisht namazi ka qenë i obliguar vetëm për dy herë në ditë,në mëngjes dhe në mbrëmje.Më pas,shpallja hyjnore u ndërpre për njëfar kohe.Sipas disa transmetimeve, ajo u ndërpre tre vjet,por dëshmia më e sakt është se u ndërpre vetëm gjasht muaj.Kjo gjë e rëndoi Profetin (a,s), i cili u merzit shumë ngaqë mendonte se Allahu ishte zemëruar me të,pasi e kishte zgjedhur dhe nderuar për të kryer misionin fisnik. Më pas, zbulesa hyjnore filloi t`i vinte sërish.Imam Buhariu shënon në Sahihun e tij se Xhabir Ibn Abdullah el Ensariu ka dëgjuar Profetin (a,s) të thotë; Ndërkohë që po ecja, dëgjova një zë nga qielli.Ngrita shikimin lart dhe pashë engjëllin që kishte ardhur më parë në shpellën Hira. Ai ishte ulur në një fron ndërmjet qiellit dhe tokës. U tremba shumë. U ktheva në shtëpi dhe u thashë të më mbulonin.Pikërisht në atë kohë, Allahu i madhëruar zbriti ajetet kuranore:ë O ti i mbuluar ! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen ( thirri njerëzit në fe)! Madhëroje Zotin, pastroj rrobat e tua dhe largoju të keqes së ndyrë! (Mudetthir,1-5).Më pas shpallja vazhdoi tëzbriste pa ndërprerje.- Pas urdherit të mësipërm kuranor, Profeti (a,s) filloi t`i ftojë në Islam njerëzit e besueshëm për tre vjet me radhë. Kështu, një numër i konsiderueshëm burrash dhe grash, të cilët njiheshin si njerëz të menëur dhe të ëiltër, pranuan Islamin.- Pasi u bënë afro 30 vetë që kishin pranuar Islamin, Allahu i Madhëruar urdhëriu Profetin e Tij që ta përcillte thirrjen haptazi,pasi tre vjet rresht kishte predikuar fshehurazi. Ky urdhër ishte: ëPubliko haptas atë për të cilën urdhërohesh e shmangu prej idhujtarëve!ë (Hixhër,94)- Kjo ishte dhe periudha kur do të fillonin vuajtjet e besimtarëve tërinj dhe vetë Profeti 8a,s). Idhujtarët frikësoheshin se mos Muhamedi (a,s), do t`ua prishte ëndrrat, duke u tallur me zotat e tyre dhe do të shfaqej me ndonjë fe të re që do të ftonte në një Zot të vetëm që nuk shihet, por që në fakt , Ai sheh gjithëka, është i Butë dhe i Mirëinformuar.- Profeti (a,s), në atë periudhë grumbullohej fshehurazi me besimtarët në shtëpin e El Erkam Ibn Ebu el Erkamit, i ,cili kishte pranuar Islamin. Profeti u lexonte ajete nga Kurani fisnik dhe u mësonte atyre rregullat e fesë dhe dispozitat e saj, që kishin zbritur deri atëherë.- Erdhi koha dhe Profeti (a,s) u urdhërua që të paralajmëronte fisin dhe të afërmit e tij. Ai qëndroi në kodrën Safa dhe u thirri të gjithë Kurejshëve. Ai i ftoi ata që të përqafonon Islamin dhe të braktisnin adhurimin e idhujve. Ai u foli atyre për mrekullitë e Xhenetit dhe i paralajmëroi ata nga dënimi i Zjarrit. Kur dëgjoi fjalët e Profetit (a,s), Ebu Lehebi, një prej idhujtarëve të vendosur, i tha gjithë inatë:ë Mallkuar qofsh! Për këtë na paske mbledshurë!ë- Kurejshët deshën ta dëmtonin Profetin (a,s),por atë e mbrojti xhaxhai i tij, Ebu Talibi, i cili nuk pranoi t`ua dorëzonte. Kur Kurejshët u larguan të pa shpresë për t`i bërë keq Profetit (a,s),mendoi se ai po e tradhtonte dhe tha shprehjen e tij të njohur: ëPër Zotin! Edhe nëse do të më vendosnin diellin në dorën time të djathtë dhe hënën në të majtë për ta lënë këtë ëështje, nuk do ta lija kurrë, derisa Allahu ta nxjerrë në dritë atë dhe unë të shkatërrohem.ë- Vuajtjet e Profetit (a,s), dhe të shokëve të tij u shtuan shumë nga ana e idhujtarëve, aq sa disa vdiqën nga torturat dhe disa të tjerë u lënduan.- Kur Kurejshët panëvendosmërinë e besimtarëve në rrugen etyre, vendosën që të hyjnë në bisedime me Profetin (a,s), për t`i dhënë atij ëfarë të donte, vetëm e vetëm që të tërhiqej nga rruga e nisur.Mirpo ai refuzoi të gjitha.- Kur Profeti (a,s), këmbëngulje dhe kokëfortësinë e idhujtarëve për tëpersekutuar shokët e tij, iu drejtua atyre:ë Shkoni ne Habeshe ( Etiopi), se atje është njëmbret i drejtë dhe në atë vend nuk i bëhet pardejtësi askujt. Shkoni, derisa Allahu t`ju hapë rrugë dhe t`ju shpëtojë nga kjo gjendje!ë Keshtu herën e parë në Habeshe emigruan dymbëdhjetë burra dhe katër gra.- Idhujtarët bënë një marrëveshje , me anën e së cilës do të bojkotonin Profetin (a,a), fisi Benu Hashim dhe atë Benu el Mutalib. Ata vendosën që të mos u shisnin gjë atyre, të mos lidhnin kurorë për martesë me asnje prej tyre, të mos përziheshin dhe të mos pranonin asnjë llojë marrëveshje me ta. Kjo gjendje vazhdoi për dy ose tre vjet me radhë: Profeti (a,s), dhe besmitarët hoqën shum nga ky bojkot. Më pas, kjo lloj gjendjeje mori fund me anë të përpjekjeve serioze të njerëzve të menëur prej fisit të Kurejshëve.

No comments: