Sunday, October 5, 2008

ISLAMI

Islami (ar.: إسلام islām nënshtrim ndaj Zotit; الإسلام al-islām Islami ? / Licensa) është me përafërsisht 1,2 miliardë pjesëtar religjioni i dytë në botë pas krishterimit (2,0 miliard). Besimtarë e tij emërohen mysliman.
Islami është fe monoteiste, që definohet në bazë të Kuranit, i cili për myslimanët është fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytë për myslimanët janë fjalët e Profetit Muhammed dhe praktika e tij (Sunneti).Islami pretendon të jetë praktikë jetësore e njeriut dhe metodologji e të menduarit të tij. Islami është fe e cila përfshin në përgjithësi çdo çështje jetësore. Me termin "Islam" nënkuptojmë-nënshtrim, dorëzim, ndërsa me termin "musliman" nënkuptojmë atë që i është nënshtruar (dorëzuar) urdhërave të Allahut dhe njëkohësishtë zbaton ligjet e Tij.
Zanafilla e Islamit
Kur'ani të gjithë profetët i konsideron muslimanë dhe Ademin (njeriun e parë të krijuar) e konsideron besimtarin dhe profetin e parë. Muhammedi konsiderohet vetëm profeti i fundit i Zotit, përmes të cilit Zoti njofton njerëzimin rreth devijimeve në besim që janë shkaktuar gjatë shekujve të shumtë
Kushtet kryesore të Besimit në Islam
Kushtet kryesore të Besimit Islam janë:
Besimi në Allahun, Zot Krijues i Qiejve dhe Tokave
Besimi në Melekët (Engjëjt) e Allahut, si krijesa të Tij. Feja Islame tregon se Allahu nga drita, krijoi melekët, që kanë detyra të caktuara.
Besimi në Pejgamberët e Allahut (profetët). Mbi 124 mijë persona, Feja Islame thotë se Allahu i zgjodhi për ta përcjellur misionin e Tij tek popujt. Të gjithë këta ishin Pejgamberë, ndër të cilët 4 më kryesorët ishin: Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi.
Besimi në Librat e Allahut. Islami mëson se janë 4 libra kryesorë të Allahut, Tevrati që iu zbrit Musait, Zeburi që iu zbrit Davudit, Inxhili që iu zbrit Isait dhe Kur'ani që iu zbrit Muhammedit. Ndërsa përmenden edhe disa fletushka që iu janë zbritur Shitit (djali i Ademit, njeriut dhe Pejgamberit të Parë), Ibrahimit dhe Musait.
Besimi në Ditën e Kijametit. Islami tregon se pas shkatërrimit të botës, njerëzit do të pyeten për veprat që kanë bërë gjatë jetës së tyre në Tokë, në një ditë të gjatë që quhet Dita e Kijametit ose e Gjykimit.
Besimi në Caktimin e Allahut. Islami mëson se çdo që ndodh sipas Caktimit të Allahut.

Shtyllat e Fesë Islame
Deklarata Islame / Shehadeti: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu "
"Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij", e cila duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.
Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.
Agjërimi në muajin e Ramazanit.
Zekati, që është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm ata që kane një shumë të konsiderueshme të të ardhurave. Zekati jepet njëherë në vit, në një sasi prej një të dyzetën, ose 2,5 % të pasurisë.
Kryerja e Haxhxhi, për ata që janë të shëndetshëm dhe që u mjaftojnë shpenzimet e udhëtimit deri në Kabe dhe për kthim në atdheun e tyre. Këta persona Haxhxhin e kanë detyrë të domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.
Shkollat juridike islame
Artikull Ebu Hanife
Shkollat juridike, merren me interpretimin juridik të rregullave të Islamit, që nxjerren nga burimet kryesore të Fesë Islame, Kur'anit dhe Sunnetit si dhe disa burimeve të tjera. Janë katër shkolla juridike islame që respektohen nga sunnitët dhe një shkollë juridike që respektohet nga shiitët. Shkollat juridike njihen edhe me emrin medh-heb.
Medh-hebi Hanefi, i përhapur në Pakistan, Banglladesh, Indi, pjesën kryesore të Turqisë, Ballkan, në një pjesë të Sirisë dhe Irakut etj.
Medh-hebi Shafi, i përhapur në Egjipt, disa pjesë të Afrikës Veriore dhe në disa pjesë të Sirisë dhe Turqisë.
Medh-hebi Maliki, i përhapur në Maroko dhe disa pjesë të Afrikës Veriore.
Medh-hebi Hanbeli, i përhapur në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emirate, Bahrejn, Katar, Jemen e të tjerë.
Medh-hebi Xha'aferi, i përhapur në Iran, ne pjesën shiite të Irakut dhe në përgjithësi tek shiitët.
Qytetet e shenjta Islame

Mekka
Medina
Kuds

No comments: