Monday, October 6, 2008

DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT A.S

DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT, Alejhi selam DHE SHENJAT E SAJ

Falënderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa bekimet dhe përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam,familjen,shokët e dhe tere pasuesit e tij,më pas:
Prej obligimeve parësore te muslimanit është qe ta doje Pejgamberin,Alejhi selam, me shume se çdo krijese tjetër. Për këtë dashuri ka fryte te mëdha ne dynja e ahiret,por,fatkeqësisht,shume pretendues te dashurisë se tij kane lëshuar pe ne këtë aspekt,ose e kane përkufizuar domethënien e dashurisë për te ne një rreth tepër te ngushte.
Nga dëshira e madhe qe t'ia përkujtojë vetes sime dhe juve vëllezër besimtare realitetin,rendësin dhe frytet e kësaj dashurie vendosa t'iu drejtohem me këtë fjale dhe atë nëpërmjet pikave vijuese:
1- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam me shume se ndaj çdo krijese tjetër
2- Frytet e kësaj dashurie ne te dy botërat,dhe
3- Shenjat e kësaj dashurie,duke e ilustruar me shembuj te arte nga jeta e sahabeve.
1- OBLIGUESHMERIA E DASHURISE NDAJ PEJGAMBERIT ME SHUME SE NDAJ ÇDOKUJT TJETER
Dashuria ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, është pjese e besimit (imanit).Ne shume tekste fetare është potencuar se Pejgamberi Alejhi selam duhet te jete me i dashur tek njeriu se prindërit,fëmijët,familja,pasuria,njerëzit, madje edhe se vetvetja e tij,dhe se kush nuk e ka realizuar një gjë te tille ai veç do te ekspozohet ndëshkimit te Allahut,Subhanehu ve teala ne te dy botërat. Ja edhe argumentet perkatese:
A- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Pejgamberit me shume sesa veten tone. Buhariu transmeton nga Abdil-lah Bin Hishami,i cili thotë: Ishim me Pejgamberin Alejhi selam kur ja ai e kapi Omer Bin Hattabin për dore. I tha Omeri: O i dërguari i Allahut! Vërtet ti je me i dashur tek unë se çdo gjë,me përjashtim te vetes sime! Tha Pejgamberi:لا,و الذي نفسي بيده! حتى أكون أحبَ إليك من نفسك Jo,pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! ( Nuk do te jesh besimtar me iman te plote) derisa te jem (edhe) me i dashur sesa vetja jote! Tha Omeri: Atëherë pasha Allahun! Ti je me i dashur tek unë sesa vetja ime! Pejgamberi ia ktheu: الآن يا عمر Tani o Omer"([1]).Dijetari i madh,Ajniu,ne koment te pjesës se hadithit" Jo,pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! ( Nuk do te jesh besimtar me iman te plote) derisa te jem (edhe) me i dashur sesa vetja jote!,thotë: Nuk plotësohet besimi yt…Ndërsa ne koment te " Tani o Omer",thotë: Tani u plotësua besimi yt. Vëlla ndoshta ta ka tërhequr vëmendjen betimi i Pejgamberit,i cili e flet te vërtetën edhe nëse nuk betohet. A nuk tregon betimi i Pejgamberit se kjo vërtet është ceshtje e madhe dhe se patjetër duhet te jete prezente ne zemrën e besimtarit?! Natyrisht se përgjigja është PO.
B- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, me shume sesa ndaj prindërve dhe fëmijëve. Imam Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" فوا الذي نفسي بيده لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده و ولده Pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem me i dashur tek ai sesa prindi dhe femiu i tij"([2]). Njerëzit kane pyetur se ne shprehjen" Prind" a hynë edhe nena. Hafidh Ibni Haxheri i përgjigjet kësaj pyetjeje duke thënë: Nëse për qellim me "Prind" është ai,i cili ka fëmijë,atëherë e përfshin babain dhe nënën. Ose thuhet: Ka mjaftuar me cekjen e njërit prej prindërve ,sikurse mjaftohet ne rastet e dy gjerave te kundërta me cekjen e njëres prej tyre dhe ne këtë rast ,cekja e "prindi" ne hadith është vetëm sa për shembull dhe se kuptimi i hadithit është: Te dashurit e tij dhe sikur Pejgamberi,Alejhi selam, ka dashur te thotë" Te jem me i dashur tek ai sesa te dashurit e tij".
C- Obligueshmeria e dashurisë ndaj Muhammedit me shume sesa ndaj familjes,pasurisë dhe tere njerëzve. Imam Muslimi transmeton nga Enesi,i cili thotë: Ka thënë Pejgamberi" لا يؤمن عبد حتى أكون أحب إليه من أهله و ماله و الناس أجمعين Nuk ka besuar njeriu derisa te jem tek ai me i dashur sesa familja dhe pasuria e tij si dhe tere njerëzit"([3]).
D- Kërcënimi për atë qe e donë dike me tepër prej krijesave sesa Muhammedin. Allahu iu kërcënua me ndëshkim atyre qe prindërit (baballarët),bijtë,vëllezërit,gratë,pasuria ose shtëpitë e tyre janë me te dashura tek ai sesa Allahu,Pejgamberi dhe Xhihadi ne rrugën e Allahut. Thotë Allahu" قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur. ([4]).Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti ka thënë: Nëse këto gjera janë me te dashura tek ju sesa Allahu,subhanehu ve teala,Pejgamberi dhe Xhihadi ne rrugën e Allahut,atëherë priteni ndëshkimin dhe dënimin e Allahut,subhanehu ve teala,i cili gjithsesi se ka per t'iu goditur". Muxhahidi dhe Hasani kane thënë ne koment te pjesës se ajetit" atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij":priteni ndëshkimin e Allahut,Subhanehu ve teala,ne këtë bote ose ne tjetrën". Zemahsheriu ne koment te këtij ajeti kishte thënë" Ky ajet vërtet është i vështirë dhe vështirë se do te gjesh me te rende se ky".Imam Kurtubiu ka thënë: Ajeti është argument për obligueshmerine e dashurisë ndaj Allahut dhe Pejgamberit...dhe se kjo dashuri duhet te jete me prioritare se çdo dashuri tjetër".

2- FRYTET E DASHURISE NDAJ PEJGAMBERIT,ALEJHI SELAM,
E vërteta është se Pejgamberi Alejhi selam nuk ka nevoje për dashurinë tone, sepse kjo as nuk ia rrite gradat e as nuk ia zvogëlon. AI ËSHTË I DASHURI I ALLAHUT,ZOTIT TE BOTERAVE!

A- Kush e donë dhe pason Muhammedin,Alejhi selam, Allahu,subhanehu ve teala, ka për ta dashur atë. Thotë Allahu,subhanehu ve teala," قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Ali Imran 31).
B-Dashuria ndaj tij është shkak i arritjes se embelsise se besimit. Allahu për arritjen e embelsise se besimit ka caktuar disa shkaqe,ne mesin e te cilave edhe: Dashuria ndaj Pejgamberit, Alejhi selam, me shume se ndaj çdo krijese tjetër. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" ثلاث من كن فيه وجد حلاوة الإيمان: أن يكون الله و رسوله أحبَ إليه مما سواهما, و أن يحب المرء لا يحبه إلا لله, و أن يكره أن يعود في الكفر كما يكره أن يُقذفَ في النار Kush i posedon tri gjera ai vec ka gjetur embelsine e besimit: Qe Allahu dhe i dërguari i Tij te jene me te dashur tek ai se çdo gjë,ta doje njeriun vetëm për hire te Allahut dhe te urreje te kthehet ne pabesim sikurse urren te hidhet ne zjarre". Dijetaret kane cekur se domethënia e " Embelsise se besimit" është: Dëfrimi me ibadete,përballimi i vështirësive dhe mundimeve ne fe dhe favorizimi i kësaj ndaj dunjase.
C- Ai qe e don Pejgamberin do te jete me te ne Xhennet. Kush e don Pejgamberin ai –inshaAllah-do te jete me te ne Xhennet. Imam Muslimi transmeton nga Enes Bin Maliku se nje njeri kishte ardhur tek Pejgamberi dhe e kishte pyetur: Kur është Kijameti? Pejgamberi i tha: Cfare ke përgatitur për Kijametin? Tha: Dashurinë për Allahun dhe te dërguarin e Tij". Pejgamberi Alejhi selam ia ktheu: Atëherë ti do te jesh me ata qe i donë".Enesi,transmetuesi i këtij hadithi,thotë: Përveç Islamit (pranimit te Islamit) nuk jemi gëzuar me asgjë me shume sesa me " Atëherë ti do te jesh me ata qe i donë".Poashtu thotë Enesi: Unë e dua Allahun,te dërguarin e Tij,Ebu Bekrin dhe Omerin dhe shpresoj te jem me ta,edhe nëse nuk janë veprat e mia sikurse te tyre".

3- SHENJAT E DASHURISË NDAJ PEJGAMBERIT,ALEJHI SELAM.
Dijetaret muslimane kane folur ne lidhje me shenjat e dashurisë ndaj Muhammedit,Alejhi selam. Dijetari i famshëm,Kadi Ijjad thotë: Prej shenjave te dashurisë ndaj tij janë: Përkrahja e sunnetit (traditës) se tij, mbrojtja e sheriatit te tij dhe dëshira për te qene ne te gjalle te tij keshtuqe si rezultat do te kishte shpenzuar jetën dhe pasurinë e tij per te.
Ibni Haxheri ka thënë" Prej shenjave te dashurisë se cekur ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, është edhe qëndrimi i njeriut se po t'i epej shanse për te zgjedhur ne mes humbjes-mosrealizimit te ndonjë synimi te kësaj dynjaje dhe humbjen e shikimit ne Muhammedin,Alejhi selam (te gjalle) do ta kishte lënë synimin e kësaj bote dhe do te shikonte ne Pejgamberin,Alejhi selam. Kush përshkruhet me këtë ai vec është përshkruar me dashuri te cekur (apo kërkuar ne hadithe),e kush nuk është i përshkruar,atëherë ai nuk e ka arritur ende këtë dashuri".
Dijetari i madh,Ajniu,ka thënë" Dije se dashuria ndaj Pejgamberit,Alejhi selam dtth dëshira për ta respektuar atë,për te mos e kundërshtuar,(madje) kjo është prej obligimeve te domosdoshme te Islamit".
Si rezyme te thënieve te dijetareve,mund te vijmë ne një përfundim se shenjat e dashurisë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam, janë sic vijojnë:
A- Kureshtja për ta pare dhe shoqëruar Pejgamberin,Alejhi selam, dhe se humbja e kësaj është me e rende për besimtarin sesa humbja e çdo gjeje tjetër ne dunja. Disa shembuj nga jeta e sahabeve për këtë pike.
Ebu Bekri qanë nga gëzimi kur morri vesh se do ta shoqërojë Pejgamberin. Buhariu transmeton nga Aisheja,gruaja e Pejgamberit,Alejhi selam, dhe vajza e Ebu Bekrit,se derisa ne ishim ulur një dite ne kohen kur bënte vape e madhe (aty kah koha e drekës) i tha një njeri Ebu Bekrit: Ja po vie i dërguari i Allahut,Subhanehu ve teala me koke te mbuluar. Kjo ishte një kohe,qe Pejgamberi Alejhi selam,zakonisht nuk na vinte ne te.
Tha Ebu Bekri: I qofshin fale nena e babai im!Për Zotin nuk ka ardhur ne këtë kohe pervecse për ndonjë ceshtje-pune (me rëndësi).Erdhi Pejgamberi Alejhi selam,kërkoi lejehyrje dhe hyri.
I tha Ebu Bekrit"Nxirri jashtë ata qe i ke brenda!
Ata jane familja jote o i dërguari i Allahut-ia ktheu Ebu Bekri.
Tha Pejgamberi Alejhi selam" Mua me është dhënë leja për dalje( migrim nga Mekkeja ne Medine).
Tha Ebu Bekri" Te qofte fale babai im! Shoqërimi yt?!([5])
Tha Pejgamberi Alejhi selam : Po".
Ebu Bekri e dinte se cfare rreziqesh e prisnin gjate udhëtimit por kjo nuk ndikoi ne te asgjë dhe aspak nuk ia zvogëloi dëshirën për ta shoqëruar atë dhe përkundrazi,kur Pejgamberi Alejhi selam kërkoi ta shoqëronte kishte filluar te qaje nga gëzimi.
Ibni Haxheri thotë se Ibni Is'haku ne një shtese te këtij transmetimi kishte gjetur edhe këtë" Tha Aisheja: E pashe Ebu Bekrin duke qare dhe deri atë dite,nuk pata menduar se ndokush qanë edhe prej gëzimit".
Gëzimi i Ensareve( medinasve) per ardhjen e Pejgamberit ne Medine. Ensaret morren vesh se Pejgamberi do te migroje ne vendin e tyre keshtuqe dashuria e malli për Pejgamberin nuk i linin te qete. T'ia japim fjalën një sahabiu te ndritur qe te na e përshkruajë këtë rast. Buhariu transmeton nga Urve Bin Zubejri,i cili kur e përshkruan këtë ngjarje thotë" Dëgjuan njerëzit se Pejgamberi e kishte lëshuar Mekken keshtuqe dilnin deri tek Harr-rreja,vend jashtë Medines,dhe e pritnin deri kur dielli bënte vape te madhe ne mesdite. Një dite kur ishin lodhur duke pritur shkuan ne shtëpitë e tyre. Nje njeri prej jehudeve kishte hipur ne kullën e tij te shikonte për dic dhe ja kishte pare Pejgamberin dhe shokët e tij te bardhe,por meqë dielli ishte i forte nuk i kishte pare mire. Nuk mundi ta përmbante veten dhe me tere zërin bërtiti e tha: O turme arabësh! Ja Zotëriu juaj,te cilin po e prisni!Nxituan muslimanet dhe e takuan Pejgamberin,Alejhi selam, tek Harr-rreja ku sebashku me ta u drejtua ne te djathte derisa zbriti-u ndal tek fisi Beni Amr Bin Avfi([6]).
Allahu Ekber! Sa shume ishin përmalluar për ta takuar Pejgamberin,Alejhi selam. Çdo mëngjes dilnin tek Harr-rreja dhe qëndronin duke e pritur Pejgamberin derisa behej vape e madhe. Ne versionin e Ibni Sa'dit qëndron" E kur i digjte-përvëlonte nxehtësia e diellit ktheheshin ne shtëpitë e tyre".Ndërsa ne versionin e Hakimit qëndron" E prisnin derisa i dëmtonte nxehtësia e paradites".
B- Përgatitja komplete për te shpenzuar pasurinë dhe jetën për te. Disa shembuj praktik nga jeta e sahabeve te Pejgamberit,Alejhi selam.
Ebu Bekri qan nga frika për jetën e Pejgamberit. Kur Pejgamberi kishte marre udhe-bere hixhretin- me Ebu Bekrin per ne Mekke,shume kalores mekkas ishin vene ne kërkim te tij. Ne mesin e tyre ishte edhe Suraka Bin Malik,i cili i kishte pare Pejgamberin dhe EbuBekrin dhe iu kishte afruar shume afër. Ne këtë rast,kur Suraka u afruar shume afër tyre Ebu Bekri filloi te qante,jo për vete por nga frika se mos do t'i ndodhte ndonjë e lige Pejgamberit. Imam Ahmedi ne lidhje me këtë tregim rrëfen transmetimin e El Bera' Bin Azib,i cili thotë:Ka thënë Ebu Bekri"U nisem ndërsa njerëzit ishin vene ne kërkimin tone dhe nuk na zunë përveç Suraka Bin Malik Bin Xha'shemit,i cili ishte hipur ne kalë. Thashë: O i dërguari i Allahut! Ky kërkues na zuri. Tha:Mos u pikëllo! Allahu është me ne. Kur u afrua dhe ne mes nesh e tij kishte distance sa një shtize ose dy shtiza thashë: O i dërguari i Allahut! Ky kërkues na zuri dhe qava. Me tha: Perse qan? Thashë:Pasha Allahun! Unë nuk po qaj për veten time por po qaj për ty. Tha Ebu Bekri: Pejgamberi beri dua kundër Surakas dhe tha: اللهم اكفناه بما شئت O Allahu ynë!Pengoje sherrin e tij në ne me çka te duash! Si rezultat i duasë se Pejgamberit ,këmbët e kalit te Surakes u ngulen ne toke deri ne bark...".
Përgatitja e El Mikdad Bin El Esvedit për te qëndruar me Pejgamberin,Alejhi selam ne beteje. Buhariu transmeton nga Ibni Mes'udi i cili thotë" Me ka rene ta shoh një skene nga Mikdadi,qe po te isha unë aktori i saj do te kishte qene me e dashur për mua sesa çdo gjë tjetër (qe krahasohet me te prej gjerave tjera te dunjase)..Erdhi Pejgamberi duke u lutur kundër pabesimtareve. (Kur e pa Mikdadi ne një gjendje te tille sikur ndjeu një dhembje shpirtërore dhe) tha"Ne nuk themi sic i ka thënë populli i Musaut Musa-se"Shko ti dhe Zoti yt e luftoni", por ne luftojmë ne te djathtën e ne te majtën tende,para teje e pas teje". E pashe Pejgamberin se u gëzua".
C- Zbatimi i urdhëresave dhe shmangia nga ndalesat e tij. Ja disa shembuj nga jete e sahabeve.
Ecja rreke e rakisë ne rrugët e Medines me rastin e shpalljes se ndalimit te saj. Si shenja e dashurisë ndaj Pejgamberit,sahabet kishin braktisur edhe gjerat,me te cilat thuajse ishin lindur e rritur. Për ta kundërshtuar Pejgamberin,Alejhi selam, asnjeri nuk argumentoi me"po kështu e kemi zakon" ose " jemi mësuar me këtë",sic bëjnë fatkeqësisht sot shume muslimane te kohës sonë. Argument për këtë qe po e themi kemi transmetimin e Buhariut nga Enesi,i cili thotë" Iu shërbeja njerëzve me raki ne shtëpinë e Ebu Talhase. Atëbotë rakia pihej haptazi. Pejgamberi kishte dërguar një telall dhe urdhëroi" ألا إن الخمر قد حرّمت Veni re! Rakia është ndaluar!.Thotë Enesi: Me tha Talhaja: Shko dhe derdhe te teren (rakinë)! Shkova dhe e derdha dhe ecte rreke ne rrugët e Medinës". Tere kjo ndodhi pa pyetur askush"Si, perse, për çfare arsye?".
Sahabet refuzojnë te ulen ne mëndafsh,si respektim te urdhrit te Pejgamberit,Alejhi selam. Imam Taberiu rrëfen se kur ushtria muslimane kishte arritur ne Jermuk,per t'u ballafaquar me ushtrinë romake,muslimanet iu kishin dërguar ca njerëz,ne mënyrë qe te flisnin ndoshta e pranojnë Islamin pa lufte. Kishin thënë" Ne kemi dëshirë ta takojmë prisin tuaj dhe te flasim me te andaj na lejoni ta takojmë dhe t'i flasim! Iu lejua te takohen me te. Shkoi Ebu Ubejde,Jezid Bin Ebi Sufjan dhe disa sahabe tjerë. Atëbotë prisi romak kishte me vete 30 tenda ne ushtri dhe 30 shatorë, qe te gjitha prej mëndafshit. Kur muslimanet arritën tek tendat e mëndafshta,refuzuan te hyjnë ne to dhe thane :Ne nuk e lejojmë mëndafshin (pasiqe Pejgamberi ynë ka caktuar se ajo është e ndaluar) andaj dil tek ne (këtu përjashta)! Doli ne një kolltuk te përgatitur enkas për te. I arriti ky lajm Herkalit,i cili posa e dëgjoi tha: A nuk iu kam thënë se ky është fillimi i nënçmimit (humbjes).Sa i përket Shamit nuk ka Sham (nuk do te mund ta marrim) dhe mjere për romaket prej foshnjës ogurzeze!
Ne një version tjetër qëndron" Ne nuk e lejojmë hyrjen ne shatorë te tillë. Atëherë ua përgatiti një vend te thjeshte por prej mëndafshi.
Thane : Ne nuk ulemi ne to!
Atëherë ai u ul me ta ku ata deshten.
D- Përkrahja e traditës (sunnetit) dhe sheriatit te tij. Ja disa shembuj praktik nga jeta e sahabeve te Pejgamberit,Alejhi selam.
Ebu Bekri dërgon ushtrinë e Usames,megjithëqë Pejgamberi,Alejhi selam kishte vdekur dhe vendi ndodhej ne situate tepër te vështirë. Pas vdekjes se Pejgamberit,Alejhi selam,sahabet u sprovuan me sprova te renda,por prej sprovave me te rrezikshme ishte sprova e Renegatllekut (daljes prej Islamit) te arabeve,te cilët krahas kësaj ia kishin mërsyer Medinës për t'i sulmuar. Sahabet,sic i përshkruan Ammar Bin Jasiri,ishin bere sikurse një kope pa bari dhe Medineja ishte bere për banoret e saj me e ngushtë sesa unaza e gishtit. Ne këto momente te vështira,erdhi urdhri qe te marshoje ushtria e Osames,e cila ushtri ishte përgatitur me urdhrin e Muhammedit,Alejhi selam qe te zhvilloje lufte me armiqet e Allahut,Subhanehu ve teala larg Medinës,por meqë Pejgamberi Alejhi selam ishte sëmurë dhe vdekja e tij ishte ne prag,ushtria nuk u nis.
Cfare mendoni se ka qene qëndrimi i njeriut me te dashur tek Pejgamberi,Alejhi selam,Ebu Bekrit? Ta dëgjojmë rrëfimin e Imam Taberiut nga Asim Bin Adijji:
"Te nesërmen,pas vdekjes se Pejgamberit,thirri një thirrës: Le te përgatitet ushtria e Usames dhe le te mos mbetet ne Medine asnjë ushtar i ushtrisë se Usames por le te dalin ne Xhurf([7]) .Atëbotë Osameja kishte kërkuar nga Ebu Bekri te qëndronte ne Medine,sepse Medineja ishte ne rrezik,por Ebu Bekri i kishte shkruar" Nuk mendoj se ka dic me meritore ta bej sesa zbatimi i urdhrit te Pejgamberit dhe po te me shqyenin shpezët do te ishte me e dashur tek unë sesa kjo (moszbatimi i urdhrit te Pejgamberit,Alejhi selam).
Kur i patën thënë se kane frike nga arabet ta sulmojnë Medinën meqë kishin dëgjuar për vdekjen e Pejgamberit ,ua ktheu Ebu Bekri duke thënë" A unë ta pengoj një ushtri,te cilën e ka dërguar (ka dhënë urdhër për te) Pejgamberi?! Nëse e bej këtë atëherë kam shfaqur guxim (mendjemadhësi) për gjë te madhe. Pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti im! Po te vinin (tere) arabet është me e dashur për mua sesa ta pengoj ushtrinë,për dërgimin e se cilës dha urdhër Pejgamberi! Ne versionin e Taberiut qëndron"Pasha Atë,ne dorën e te Cilit është shpirti i Ebu Bekrit! Po ta dija se edhe egërsirat kane per te me shqyer do ta zbatoja urdhrin e Pejgamberit për dërgimin e Osames dhe po te mos mbetej askush ne Medine përveç meje do ta zbatoja ketë urdhër! Doli Ebu Bekri ta përcillte ushtrinë. Ecte ne këmbë ndërsa Osama ishte hipur ne kali e Abdurrahman Bin Avfi e kishte kalin e tij ne dore.I tha Osama:O Halifeja i Pejgamberit!Pasha Allahun!Ose do te hipësh edhe ti ose do te zbres edhe unë! Tha: Jo pasha Allahun! Nuk do te hipi e as nuk do te zbresësh. Cfare kam unë qe te mos pluhurosem ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala,qofte edhe nje moment? Ne kete çaste e këshilloi" Shko o Osame!Shko me ushtrinë tende atje ku je urdhëruar (prej Pejgamberit) dhe lufto ashtu sic te ka urdhëruar Pejgamberi Alejhi selam!
Ebu Bekri lufton ata qe nuk e japin zekatin dhe renegatet,edhe pse shteti ndodhej ne situate teper te veshtire . Kur u paraqit problemi i mosdhenesve te zekatit,Ebu Bekri shprehi qëndrimin e tij te pathyeshëm e tha"و الله! لو منعوني عقالا كانوا يؤدونه إل رَسُولُ الِله صلى الله عليه و سلم لقاتلتهم على منعه Pasha Allahun! Po te mos e epnin një kërpesh,te cilin ia epnin Pejgamberit do t'i luftoja për te"([8]).
Kur Ebu Bekri u informua për disa fise te cilat kishin dezertuar nga Islami dhe kishin vendosur ta sulmonin Medinën,doli vet t'i luftonte. Thotë Aisheja,gruaja e Pejgamberit dhe nena jone,: Babai im me shpate ne dore dhe hipur mbi kafshën e tij doli tek Dhil Kassati([9]) .Kur kërkuan prej tij qe te dërgonte një zëvendës te tij e vet te qëndronte ne Medine,tha" Jo,jo pasha Allahun! Nuk do ta bej këtë por do te rri ta ndaj dhimbjen me ju.
Tash vëlla ndalu dhe pyete veten: Ne ku jemi? A nuk shohim se si feja e vërtet kërkon ndihme ne lindje e perëndim? A nuk dëgjojmë rënkimet e sheriatit te pastër islam,i cili na thërret nga te gjitha anët e botes,nga afër e larg?
A i është përgjigjur ndokush? A nuk frikësohemi ne- megjithëqë pretendojmë dashurinë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam,-se zemrat tona janë bere sic thotë Allahu,subhanehu ve teala," لَهُمْ قُلُوبٌ لاَّ يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لاَّ يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ آذَانٌ لاَّ يَسْمَعُونَ بِهَا أُوْلَـئِكَ كَالأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ أُوْلَـئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.

No comments: