Monday, October 6, 2008

VDEKJA E PROFETIT A.S

Shkuarja tek Allahu Pasi i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kumtoi Fjalën e Allahut, e kreu amanetin dhe e këshilloi Ymetin, filluan të dukeshin shenjat e ndarjes së tij nga kjo botë. Në vitin e 10-të të Hixhretit, në muajin e Ramazanit, ai ndenji në itikaf 20 ditë. Engjëlli Xhebrail ia këndoi tërë Kuranin dy herë. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha së bijës, Fatimes: “Më duket, më është afruar vdekja.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e përcolli Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për në Jemen dhe i dha disa porosi. Ndër të tjera, i tha: “Muadh! Ndoshta nuk do të më takosh më pas këtij viti. Ndoshta, kur ti të kalosh këtu vitin tjetër, do të gjesh xhaminë time dhe varrin tim.” Atëherë, Muadhi qau me ngashërim që po ndahej nga i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kurse në Haxhin e Lamtumirës, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i përsëriste shpesh fjalët: “Ndoshta unë nuk do t’ju takoj më pas këtij viti; ndoshta unë nuk do të bëj më haxh pas këtij viti.” Edhe zbritja e ajetit: “Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush të mirën Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (5:3) dhe e Sures “Nasr” ishin një shenjë që tregonte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte kryer misionin e vet në këtë botë. Ai haxh u quajt “Haxhi i Lamtumirës”, sepse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u nda me njerëzit, për të shkuar tek Allahu i Madhëruar. Në fillim të muajit Sefer, në vitin e 11-të të Hixhretit, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi në malin Uhud dhe fali namazin për dëshmorët. Pastaj u kthye te minberi në xhami dhe tha: “Unë po shkoj para jush në botën tjetër dhe do të jem dëshmitar për ju (në Ahiret). Betohem për Allahun se qysh tani po shikoj Hauzin tim (në Botën Tjetër). Ta dini se mua më janë dhënë çelësat e thesareve të Tokës. Për Allahun, unë nuk kam frikë se mos bëni shirk, pasi të vdes unë, por kam frikë se do të viheni në garë për jetën e kësaj bote.” Në fund të muajit Sefer, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi te varrezat e Garkadit (në Medine) në mesin e natës dhe i kërkoi Allahut falje për ata që ishin varrosur aty. Pastaj tha: “Ne do të vijmë te ju.” Fillimi i sëmundjesDitën e hënë, dita e fundit e muajit Sefer, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori pjesë në varrimin e një xhenazeje te varrezat e Bekias, në Medine. Aishja ka thënë: “Kur u kthye i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga varrezat e Bekias, unë kisha dhembje koke dhe po thosha: “Oh, koka!”, por ai tha: “Oj Aishe! Uallahi, unë duhet të them: “Oh, koka!” Kështu qe fillimi i sëmundjes së tij. Por ende ecte dhe shkonte te gratë e veta, derisa u sëmur rëndë. Kur ishte në shtëpinë e Mejmunes, filloi të pyeste: “Ku jam nesër, ku jam nesër?” Gratë e kuptuan dëshirën e tij, prandaj e lanë të rrinte tek Aishja. Ato i dhanë leje që të qëndronte sa të donte, ku të donte. Doli nga Mejmunja, për të shkuar tek Aishja, duke ecur midis Fadhe ibn Abbasit dhe Ali ibn Ebu Talibit. Herë-herë i tëhiqte këmbët për tokë, derisa mbërriti te shtëpia e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Porositë e tijAishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur hyri i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në shtëpinë time, ishte shumë i sëmurë. Kur sëmundja iu shtua edhe më shumë, tha: “Më hidhni shtatë pagure ujë, që të dal para njerëzve.” “Atëherë, - thotë Aishja, e ulëm në një govatë të Hafsasë dhe vazhduam t’i hidhnim ujë me shtamba, derisa na bëri me shenjë, që e kryem porosinë.” Pastaj, vajti te njerëzit, fali namaz me ta dhe u mbajti atyre një hytbe. Në hytbe, ndër të tjera tha: “Popujt që kanë qenë përpara jush, i kthyen varret e profetëve të tyre në faltore. Ju mos i bëni varret e profetëve faltore. Unë ju ndaloj ju ta bëni një gjë të tillë.” Pastaj shtoi: “Allahu i mallkoftë jehudinjtë dhe të krishterët, që i bënë varret e profetëve të tyre faltore.” Pastaj shtoi përsëri: “Mos e bëni varrin tim idhull, që të adhurohet!” Pastaj tha se ishte gati të ndëshkohej, në qoftë se i kishte bërë keq dikujt. I porositi që të silleshin mirë me ensarët, pastaj tha: “Allahu i Madhëruar i ka dhënë mundësinë një njeriu të zgjedhë: lulen, që do nga kopshti i kësaj bote ose ç’ka përgatitur Allahu për të në Botën Tjetër. Ai zgjodhi atë që Allahu ka përgatitur për të në Botën Tjetër.” Ebu Seid El Huduriu ka thënë: “Kur i dëgjoi këto fjalë, Ebu Bekr Siddiku qau me dënesë dhe tha: “Për ty do të flijonim baballarët tanë dhe nënat tona!” Ishte i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ai, të cilit i ishte dhënë mundësia të zgjidhte midis kësaj bote dhe Botës Tjetër dhe Ebu Bekri e dinte më mirë se të gjithë këtë. Pastaj i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lavdëroi Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe urdhëroi që të mbylleshin dyert e xhamisë, përveç derës së Ebu Bekrit. Ky takim i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në xhami u bë ditën e mërkurë. Të enjten ai u sëmur edhe më shumë. Ai u tha sahabëve: “Ejani këtu, që t’ju shruaj një letër dhe të mos humbni kurrë më rrugën e Vërtetë.” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Atë e ka kapluar sëmundja. Ju keni Kuranin dhe ju mjafton Libri i Allahut.” Ata që ishin aty patën mosmarrëveshje: një pjesë ishin të mendimit t’ia jepnin letrën, pjesa tjetër jo. Pasi u shtuan fjalët, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Shkoni dhe më lini të qetë!” Po atë ditë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) porositi që të largoheshin jehudinjtë, të krishterët dhe idhujtarët nga Gadishulli Arabik. Ai porositi, gjithashtu për delegatët që mund të vinin në Medine: të priteshin mirë dhe të shpërbleheshin ashtu siç shpërblente ai. Ai porositi edhe për faljen e namazit. Porosia për skllevërit ishte: të silleshin mirë me ta. Pastaj tha: “Nëse do t’u përmbaheni atyre që unë ju kam lënë juve, nuk do ta humbni kurrë rrugën e vërtetë dhe unë ju kam lënë juve Librin e Allahut (Kuranin) dhe Synetin tim.” Ebu Bekri zëvendëson Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si imam për namaz me xhemat Megjithëse i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte shumë i sëmurë, shkonte e printe për imam dhe e falte namazin me xhemat. Ditën e enjte ai lau trupin (që t’i lehtësohej sëmundja) dhe kur erdhi koha e namazit, u çua për të shkuar në xhami, por i ra të fikët. Pas pak erdhi në vete. U la me ujë dhe u nis për t’u falur me shokët, mirëpo i ra të fikët përsëri. Pas pak erdhi në vete. Përsëri hodhi ujë në trup. U nis përsëri për të shkuar në xhami, por përsëri i ra të fikët. Atëherë i çoi fjalë Ebu Bekrit që t’u printe njerëzve si imam. Ebu Bekri ka prirë për imam ato ditë dhe ka falur 17 namaze me sahabet. Ditën e shtunë (thuhet edhe të dielën) i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) sikur u bë pak më mirë dhe duke u mbështetur midis dy burrave, shkoi për të falur namazin e drekës. Mirëpo, kur arriti në xhami, Ebu Bekri e kishte filluar namazin. Prandaj dy burrat e ulën të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në anën e majtë të Ebu Bekrit. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) filloi të falej pas të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kurse njerëzit pas Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sepse Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ngrinte zërin, që ata të dëgjonin tekbirin. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e jep lëmoshë pasurinë e vet Ditën e enjte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i liroi skllevërit e vet dhe dha 700 dinarë, që i kishte pasur gjendje. Armët e veta ua dha myslimanëve. Atë natë Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli me kandil në dorë, shkoi te një grua dhe i tha: “Më hidh ca vaj në kandil!” Ndërkohë, këmisha e hekurt e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte mbetur peng te një jehudi për 60 kg elb. Dita e fundit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këtë botë Kur zbardhi agimi i ditës së hënë, Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nisi të falte namazin e mëngjesit me xhemat. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në dhomën e Aishes. Hapi pak perden e dhomës, i pa njerëzit duke u falur dhe buzëqeshi. Atëherë, Ebu Bekri kaloi pak prapa, sepse mendoi se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) donte të vinte në namaz e të printe si imam. Në atë çast, xhemati u magjeps nga gëzimi, që po shihnin të Dërgurin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo, ai u bëri shenjë me dorë ta plotësonin namazin ashtu siç ishin. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e uli perden. Po atë ditë (thuhet edhe atë javë) i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thirri bijën e vet, Fatimen, i tha diçka në vesh e ajo qau. Pastaj, ai i tha përsëri diçka në vesh dhe ajo buzëqeshi. Kur e pyeti Aishja se çfarë i kishte thënë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në vesh, ajo nuk i tregoi, derisa vdiq i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Më pas, ajo i tregoi Aishes se me fjalën e parë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kishte thënë Fatimes që me atë sëmundje ai do të vdiste, prandaj ajo kishte qarë. Me fjalën e dytë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kishte thënë Fatimes se ajo do të ishte e para nga familja që do të vdiste e do të shkonte pas tij në Botën Tjetër. Prandaj Fatimja kishte qeshur. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte përgëzuar, gjithashtu Fatimen dhe i kishte thënë se ajo do të ishte më e nderuara e grave të botës. Kur e pa babanë e vet shumë të sëmurë, Fatimja tha: “Oh, sa sëmurë je o baba!” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia ktheu: “Babai yt nuk do të ketë më dhembje pas të sotmes.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thirri Hasanin dhe Hysejnin (nipërit e vet) dhe i puthi të dy. Pastaj thirri gratë e veta. I këshilloi dhe u rikujtoi edhe këshillat e udhëzimet e mëparshme. Sëmundja sa vinte e bëhej më e rëndë. Edhe helmi që pati ngrënë në Hajber i vërshoi ne vena dhe filloi ta ndiente më shumë dhembjen që i shkaktonte helmi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte hedhur mbi fytyrën e vet një shami të madhe dhe kur i binte të fikët, e zbulonte fytyrën. Në atë gjendje të rëndë, tha: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi jehudinjtë dhe të krishterët, të cilët i kanë bërë varret e profetëve të vet faltore.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fliste për veprimin e keq që kishin bërë ata dhe urdhëronte që myslimanët të mos vepronin ashtu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Nuk do të mbesin dy fe në tokën arabe.” Këto ishin fjalët e fundit, me të cilat Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) porositi njerëzit dhe ai i përsëriti ato disa herë: “Namazin, namazin dhe silluni mirë me skllevërit.” Agonia e vdekjes dhe vdekja Në agoninë e vdekjes, Aishja e kishte mbështetur Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në gjoksin e vet. Në atë çast hyri Abdurr Rrahmani, vëllai i saj, i cili kishte në dorë një siuak. I Dërguari Allahut ia nguli sytë siuakut. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kuptoi që ai e donte atë dhe e pyeti. Ai i bëri shenjë me kokë që e donte. Aishja e mori siuakun dhe e përtypi, derisa u zbut. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastroi dhëmbët më mirë se asnjëherë tjetër. Përpara mbante një tas me ujë. Lagte me ujë fytyrën dhe thoshte: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Vërtet, vdekja ka agoninë e saj.” Pastaj, ngriti duart (thuhet edhe gishtin), e nguli shikimin në tavan dhe lëvizi buzët. Aishja vuri veshin dhe dëgjoi që thoshte: “Me ata, të cilëve ua ke dhuruar mëshirën Tënde, me pejgamberët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me njerëzit e mirë, o Allahu im! Falmë, mëshiromë dhe më merr tek Ti.” Fjalën e fundit e përsëriti tri herë. Dha shpirt. I ra dora dhe shkoi tek Allahu i Madhëruar. Qe e hënë, dita e 12-të e muajit Rabuil Euel, viti i 11-të i Hixhretit, koha e drekës, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte mbushur 63 vjeç. Vërtet, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Sahabet, të pikëlluarLajmi për vdekjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përhap në çast midis sahabeve. Atyre iu errësua bota dhe gati humbën ndjenjat. Nuk kishte ditë më të mirë e më të ndritur për myslimanët sesa dita, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në Medine. Por, nuk kishte ditë më të errët se dita, kur i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërroi jetë. Atë ditë vendi gumëzhinte nga të qarët e sahabeve. Omer ibn Hattabi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u çua dhe tha: “I Dërguari i Allahut nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë, derisa Allahu t’i shfarosë dyfytyrakët.” Omeri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi të kërcënonte se do të vriste cilindo, që thoshte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte vdekur. Sahabët vinin rrotull tij në xhami të habitur dhe të tronditur. Kurse Ebu Bekri, meqë e kishte parë Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) disi më mirë pak çaste më parë, në mëngjesin e asaj dite, kishte shkuar në shtëpinë e vet. Kur vdiq i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekri u kthye hipur mbi deve dhe zbriti te xhamia. Hyri në xhami, pa u folur njerëzve, derisa shkoi tek Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte i mbuluar me një çarçaf. Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu afrua, i zbuloi fytyrën, e puthi dhe qau, pastaj tha: “Për ty do të flijoja nënën time e babanë tim, o i Dërguari i Allahut. Allahu nuk do të lejojë që ti të vdesësh dy herë. Vdekjen që ta pati shkruar Allahu, ti e kalove.” Pastaj doli nga shtëpia e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe tha: “Ulu, o Omer!” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk pranoi të ulej. Ebu Bekri e la atë, shkoi te minberi dhe qëndroi anash tij. Njerëzit iu shmangën Omerit dhe u kthyen nga Ebu Bekri. “Kush adhuronte Muhamedin, le ta dijë se Muhamedi ka vdekur. Kush adhuronte Allahun, le ta dijë se Allahu është i gjallë e nuk vdes kurrë. Allahu i Madhëruar thotë: “Muhamedi është vetëm pejgamber, por edhe përpara tij ka pasur pejgamberë. E nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni prapa ju? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut dhe Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.” (3:14) Ibn Abbasi thotë: “Për Zotin, u duk sikur nuk e dinim se Allahu e kishte zbritur këtë ajet, para se ta lexonte Ebu Bekri.” Nga gojët e njerëzve dëgjohej vetëm ky ajet. Kurse Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Për Zotin, duke lexuar këtë ajet, e kuptova që ajo ishte e drejta dhe u trullosa. Nuk më mbanin këmbët dhe rashë për tokë.” Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kalif

No comments: